këtë pohim: “Unë jam një fëmijë i Perëndisë dhe prandaj nuk trashëgoj
sëmundje”. Të tilla “rrëfime pozitive” kanë ngatërruar shumë njerëz në rrugën e
gabuar. Pali shpalli se ne
bëhemi “bij të Perëndisë me anë të besimit te Jezu
Krisht” (Gal. 3:26).

Fakti që kjo marrëdhënie me Perëndinë si Atë nuk vjen përmes lindjes natyrale
është i qartë. Atyre që mburreshin se ishin “bij të Abrahamit”, Krishti iu përgjigj: “Ju
jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj” (Gjo. 8:44).
Rebelimi i Adamit dhe Evës, prej të cilit ata u bënë ndjekës të Satanit që është
“perëndia i kësaj bote” (2 Kor. 4:4), e bënë djallin patriarkun e njerëzimit.

Kjo është arsyeja që Krishti i tha Nikodemit: “Nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta
shohë mbretërinë e Perëndisë” (Gjo. 3:3). Lindja frymërore është një nevojë
absolute e nuk lejon asnjë përjashtim. Në qiell nuk do të jetë askush që nuk ka
“rilindur” nga “uji dhe nga Fryma” (v. 5).

Ekziston një shpërdorim i zakonshëm i kësaj lutjeje midis ekipeve atletike
amerikane. Një përqindje e lartë e ekipeve në Amerikë (sidomos në futbollin e
shkollave të mesme) e përdorin “Lutjen e Zotit” ose përpara ose mbas lojës.
Qëndrimet e pjesëmarrësve variojnë nga skepticizmi te përqeshja e ndrydhur te
një pranim me supe e deri te diçka që herë pas here mund të sjellë “fat të mirë”.
Kjo traditë amerikane është një neveri para Perëndisë.

Fil Xhekson, një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e NBA-së, u largua
nga pentakostalizmi ku prindërit e tij bashkëpastorë e edukuan te budizmi i Zenit
dhe te okultizmi i “spiritualizmit” të indianëve Lakota. Megjithatë ai vazhdon të
përsëritë “lutjen e Zotit” dhe për vite të tëra i ka inkurajuar skuadrat e tij të veprojnë
kështu pa e njohur Perëndinë apo Krishtin. Kjo praktikë jobiblike ka qenë një nga
veglat kryesore mashtruese të Satanit.

Pështjellimi rritet mbi atë se ç’do të thotë të “rilindësh”. Qarkullon një mësim disi i
zakonshëm se fjalët e Krishtit “nga uji” i referohen qeskës së ujit mbrojtës
amniotik që çahet në lindjen natyrore, ndërsa “nga Fryma” i referohet të qenit i
lindur nga Fryma e Perëndisë në lindjen e dytë. Kjo e dyta është e vërteta, por e
para është e rreme.

Çdo njeri bëhet pjesë e racës njerëzore përmes lëngut amniotik. “Lindur nga uji”
duhet të nënkuptojë më shumë se kaq. Do të ishte e tepërt të thuhej se për të
rilindur dikush duhet tashmë të ketë lindur njëherë. Veç kësaj, kjo doktrinë do të
vendoste një kufizim jobiblik për hyrjen në qiell! Një propozim i tillë do të thoshte
se nuk ka shpëtim për këdo që nuk ka përjetuar lindjen natyrore. Kështu asnjë
fetus që ka vdekur për çfarëdo arsye përpara se të vinte në lindje të plotë nuk
mund të konsiderohej një person i vërtetë i përshtatshëm për lindjen e dytë dhe
qiellin dhe si rrjedhim duke e lejuar abortin në çdo fazë.

Mësimi biblik i “lindjes së re” (të bëhesh një i krishterë “i rilindur”) ka shkaktuar
shumë polemika. Katolikët, presbiterianët, luteranët dhe të tjerë besojnë se kjo
ndodh gjatë pagëzimit. Siç është përmendur më parë (shiko THEB Gusht 2004),
çdo kishë luterane ndjek
Katekizmin e Vogël të Luterit. Kur pagëzohet (zakonisht
një foshnjë), personi merr një certifikatë që thotë: “Në pagëzim ty të është dhënë
shpëtim i plotë; Perëndia është bërë Ati yt; dhe ti je bërë fëmijë i Tij përmes këtij
akti...”.

Në fakt, Bibla mëson se pagëzimi (sikurse “lutja e Zotit”) është vetëm për ata që e
kanë besuar ungjillin. Pagëzimi dëshmon besimin përmes të cilit dikush rilind.
Përndryshe do të ishte e pakuptim. Pagëzimi i foshnjave kundërshton hapur
Shkrimet, mohon ungjillin dhe është një rrjetë kryesore përmes së cilës “perëndia
i kësaj bote” mbledh turma të tëra në mbretërinë e tij, duke u dhënë atyre një
siguri të rreme që i pengon ata të shohin nevojën e tyre për të pranuar Krishtin si
Shpëtimtar dhe Zot.

Si mund të mbrojë një kishë pagëzimin e një foshnje që nuk mund as të kuptojë
as të besojë? Ai ishte i nevojshëm për të patur ndonjë efekt, siç thotë katekizmi,
“në këtë akt të pagëzimit...”. Kjo gënjeshtër okulti e fuqisë frymërore e gjendur dhe
e çliruar përmes pagëzimit, djegies së një qiriu a të temjanit, kryerjes së ritualeve,
lëvizjeve të duarve nga prifti, tonit të zërit etj., ka qenë për mijëra vjet thelbi i
ritualeve të mistershme, magjike pagane etj., që antropologët sot e quajnë
shamanizëm.

Ky mashtrim shkatërrues njihet edhe si sakramentalizëm—një herezi kaq e gjallë
për katolicizmin që ka edhe termin e saj latin:
ex opere operato (d.m.th. “në vetë
aktin”). Të mohosh këtë doktrinë për sa i përket sakramenteve zyrtare do të thotë të
mohosh kishën katolike, për të cilin dënimi është shkishërim automatik (i
barasvlefshëm me të qenit i dënuar në ferr). Ja ku është nga Kanunet dhe
Dekretet e Këshillit të Trentos: Sesioni i Shtatë...dita e tretë e marsit, 1547, Dekret
në Lidhje me Sakramentet...Kanune mbi Sakramentet në Përgjithësi [ende në fuqi
të plotë]:

    Kan. 4. Nëse dikush thotë se sakramentet e Ligjit të Ri nuk janë të
    nevojshme për shpëtim por...që pa ato ose pa dëshirën për to njerëzit
    marrin nga Perëndia nëpërmjet vetëm besimit hirin e shfajësimit...qoftë i
    mallkuar.

    Kan. 8. Nëse dikush thotë se përmes sakramenteve të Ligjit të Ri hiri nuk
    jepet ex opere operato, por që vetëm besimi në premtimin hyjnor është i
    mjaftueshëm për të marrë hir, qoftë i mallkuar.

Kjo herezi e rëndë e sakramentalizmit vazhdon të joshë në forma të ndryshme
shumë kisha “të reformuara”. Për shembull, R. C. Sprouli e justifikon pagëzimin e
foshnjave duke e krahasuar atë me rrethprerjen: “Rasti biblik për pagëzimin e
foshnjave të besimtarëve qëndron te paraleli midis rrethprerjes [ në DH.V.] dhe
pagëzimit të DH.R. si shenja dhe vula të besëlidhjes së hirit.... Rasti i Dhiatës së
Vjetër e kërkon atë” (
Bibla Studimore e Gjenevës, fq. 38).

Etiopiasi të cilit Filipi sapo i kishte predikuar Krishtin nga Isaia 53 (Vep. 8:29-35)  
pyeti, “Ja uji! Çfarë më pengon të pagëzohem? Dhe Filipi tha: “Nëse ti beson me
gjithë zemër, mund ta bësh” (8:36,37). Pastaj Filipi e pagëzoi atë—jo me spërkatje
apo duke derdhur ujë mbi të por, kuptohet, me zhytje, sepse “të dy […] zbritën në
ujë” (v. 38). Pagëzimi shpall publikisht besimin e dikujt, duke e identifikuar
besimtarin me Krishtin në vdekjen, varrosjen dhe ringjalljen e Tij. Mbi një kufomë
nuk spërkatet dhe. Kufoma varroset.

Nëse “lindur nga uji” nuk i referohet lëngut amniotik ose pagëzimit, çfarë do të
thotë atëherë? Lindja e dytë është nga Fryma e Perëndisë dhe nga uji (Gjo. 3:5),
simbol i Fjalës së Perëndisë, si në “larjen e ujit me anë të fjalës” (Efe. 5:26) dhe
“Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova” (Gjo. 15:3). Kur e
besojmë ungjillin, ne rilindim dhe lahemi: “Ai na shpëtoi […] me anë të larjes së
rilindjes dhe ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë”. Pjetri tha: “Jeni ringjizur […] me
anë të fjalës së Perëndisë […] që iu është shpallur nëpërmjet ungjillit” (1 Pje 1:23-
25).

Duke qenë se jemi futur në familjen e Perëndisë, ne i drejtohemi Atij si “Atë” në
lutje. Në lutjen e Tij si kryeprift (vërtet “lutja e Zotit” që Krishti u lut), Ai shpalli: “Dhe
kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu
Krishtin që ti ke dërguar” (Gjo. 17:3). Pra, lindja e re përfshin
të vetmin Perëndi të
vërtetë
—jo të qenit “i rilindur” nëpërmjet pagëzimit, aq më tepër ai i foshnjave.
Ka me miliarda të ashtuquajtur perëndi dhe lutje të numërta për secilin prej tyre në
fetë e ndryshme që ata përfaqësojnë. Bibla dënon secilin prej tyre me fjalë të
padyshimta:

    Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiej.... Jepini
    Zotit lavdinë që i takon emrit të tij.... Dridhuni para tij, o banorë të të gjithë
    tokë.... Ai vjen për të gjykuar tokën. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi dhe
    popujt me të vërtetën e tij (Psa. 96:5-13).

Një gjuhë e tillë përqeshet nga “Ateistët e Rinj” si Riçard Daukinsi, i cili thotë se
ateisti duhet “të përhapë lajmin e mirë. Ungjillëzimi [për ta kthyer botën te ateizmi]
është një detyrë morale”. Megjithëse Bibla e dallon qartë krishterimin nga të gjitha
fetë dhe i veçon udhëheqësit e tyre (Buda, Muhamedi etj.) nga Krishti, i cili është
unik, ateistët nuk e bëjnë një dallim të tillë. Si pasojë, pjesa më e madhe e
argumenteve të tyre janë të pavend.

Bibla i dënon
të gjitha fetë si vegla të Satanit për ta mbajtur njerëzimin në errësirë,
të shkëputur nga drita e ungjillit përmes të cilit dhe vetëm atij dikush mund të
shpëtohet, sepse “perëndia i kësaj bote i ka verbuar mendjet atyre që nuk
besojnë” (2 Kor. 4:4).

Ateizmi është thjesht një nga fetë e botës dhe në argumentet e tij kundër
Perëndisë dhe krishterimit pasqyrohet një verbëri satanike. Një artikull i vonë
shekullar rreth Ateistit të Ri titullohej: “Kisha e jobesimtarëve”. Dhe ajo
është një
kishë—një kishë që çdo njeri
duhet t’i përkasë, nëse ateistët ia dalin mbanë. Në
entuziazmin e tyre për të shkatërruar “besimin fetar” dhe për ta kthyer tërë botën në
fenë e tyre, ata janë të verbër ndaj besimit të vërtetë që i motivon të krishterët
biblikë.

Daukinsi thotë: “Besimi është një prej të këqijave më të mëdha të botës.....[Ai
është] besim që s’është i bazuar në prova [dhe] e meta kyesore e çdo feje”.
Megjithatë, Francis Kollins (përgjegjës për Projektin e Gjenomit Njerëzor që
përfshin 2,300 shkencëtarë), i cili u kthye nga mosbesimi te besimi në Krishtin,
thotë se përkufizimi që Daukinsi i bën besimit “sigurisht që nuk përshkruan
besimin e besimtarëve më seriozë të historisë dhe as atë të pjesës më të madhe
të atyre që unë njoh personalisht”.

Shumë shkencëtarë të famshëm, fitues të çmimit Nobel dhe disa nga historianët
dhe ekspertët ligjorë më të mëdhenj janë kthyer nga ateizmi te besimi në Krishtin
e ringjallur—jo nga ndonjë përvojë emocionale apo mistike, por nga prova të
vërtetueshme. Pionerët e hershëm në shkencë, si Kepleri, pohuan se ishte
saktësisht bindja e tyre që ka një krijues i cili e frymëzoi shkencën e tyre në lartësi
gjithnjë e më të larta.

“Feja është jo vetëm e gabuar, por ajo është e keqe”, shfryjnë ateistët, të
pavetëdijshëm se krishterimi biblik nuk është një fe, por një marrëdhënie me
Perëndinë përmes Jezu Krishtit. Ateistët kryesorë flasin zhurmshëm kundër fesë,
duke qenë të verbër ndaj faktit se Bibla nuk është për fenë. Në më shumë se
1,000 faqet e saj, fraza “besim fetar” nuk gjendet as
njëherë, fjala “fe” përmendet
vetëm pesë herë, të pesta në një varg dhe fjala “fetar” dy herë  në vargun pasues.
Të gjitha këto referenca përveç njërës flasin në mënyrë kritike për “fenë”. Veç
kësaj, në këto pak raste që ajo përmend fenë, Bibla nuk nënkupton kurrë atë që
ateistët dënojnë pa u menduar.

Në luftën e tyre kundër Perëndisë, Daukinsi dhe shokët e tij reformistë i barazojnë
pandershmërisht “fondamentalistët” e krishterë me myslimanët vrasës. Në fakt,
vetë ateistët janë fondamentalistë, duke kërkuar t’i diktojnë botës interpretimet e
tyre të shtrembëruara të parimeve bazë të shkencës.

Atesitët e Rinj nuk mund të jenë në padije edhe për faktin se parimet bazë të
islamit (sipas Kuranit, Haditheve, dogmave dhe shembullit të Muhamedit dhe
1,300 vjet histori) mësojnë se islami duhet të detyrohet mbi tërë botën duke i vrarë
të gjithë ata që refuzojnë t’i nënshtrohen Allahut. Krishti mësoi dhe jetoi krej
ndryshe. Megjithatë Ateistët e Rinj ngulin këmbë duke e barazuar islamin dhe
krishterimin thjesht sepse secili prej tyre konsideroht se është “besim”. Akuza të
tilla të papërgjegjshme përshkojnë argumentet e tyre.

Po, disa që e kanë quajtur veten të krishterë (papë katolikë, udhëheqës të
ortodoksisë lindore, kryqtarë, teleungjillorë të numërt etj.) kanë qenë fajtorë për
çdo sjellje të keqe. Por gjatë këtij procesi ata kanë shkelur mësimet dhe
shembullin e Krishtit. Ndërsa terroristët myslimanë ndjekin si mësimin islamik
ashtu dhe shembullin e Muhamedit dhe të pasuesve të tij të cilët torturuan dhe
prenë milionave nga Franca deri në Kinë për 13 shekuj. Terrorizmi i sotëm është
thjesht një tregues i asaj se çfarë do të vazhdojë të bëjë islami nëse mundet.
Parimet bazë të krishterimit të vërtetë përkrahin dashurinë dhe lirinë e zgjedhjes,
faljen dhe jo urrejtjen apo dhunën. Këto të fundit janë tiparet dalluese të islamit
fondamentalist. Të barazosh parimet bazë të islamit me ato të krishterimit është e
qortueshme.

Gjithashtu ateistët e barazojnë mbrapsht krishterimin me fanatizmin dhe dhunën e
kryqëzatave dhe të inkuizicionit. Por kryqtarët nuk ishin të krishterë biblikë; ata
dhunuan gjithçka që Krishti mësoi dhe vranë judenjtë, vëllezërit e Tij, kudo ku ata
shkuan. Është pandershmëri flagrante t’ia ngarkosh krishterimit biblik sjelljen e
keqe të kryqtarëve.

Që nga ditët e Krishtit, mijëra të krishterë nuk ia kanë dhënë besën e tyre Romës,
por vetëm Biblës dhe Krishtit. Miliona u martirizuan nga kisha e Romës për shekuj
me radhë para lindjes së Luterit. Që nga Reformimi i shekullit të 16-të dhe më tej,
miliona katolikë përqafuan besimin vetëm në Biblën dhe në Krishtin dhe me
qindra u martirizuan nga papët dhe ushtritë e tyre. Të mos arrish të bësh dallimin
midis martirëve dhe vrasësve të tyre është e paarsyeshme.

Ateistët e Rinj, të udhëhequr nga Daukinsi, e quajnë veten “të shndritshmit” dhe i
shohin teistët si trutharë. Stivën Uajnbërg, laureat i Nobelit, tha kohët e fundit:
“Bota ka nevojë të zgjohet nga ëndrra e gjatë e fesë.... Çdo gjë që ne shkencëtarët
mund të bëjmë për të dobësuar ndikimin e fesë duhet bërë dhe mund të jetë në
fakt kontributi ynë më i madh ndaj qytetërimit”. Riçard Daukinsi thotë: “Më ka
ardhur në majë të hundës për respektin që  jemi indoktrinuar për t’i dhënë fesë”.
Fesë? Siç e kemi parë, ateistët bluajnë si mulliri pa kokrra.

Në entuziazmin e tyre për ta kthyer botën në fenë e tyre, atesitët zbulojnë
injorancën e tyre të plotë për krishterimin biblik. Bibla nuk është një libër fetar dhe
nuk përkrah “fenë”.

Shumë të krishterë përpiqen të jenë “shkencorë” duke e pranuar evolucionin teist
si
të pajtueshëm me krishterimin. Ky kompromis nuk lë ndonjë përshtypje te
ateistët. Paturpësisht, Daukinsi shpall se “evolucioni duhet të çojë në ateizëm”
dhe “lëvizja e ateistëve ka […] një detyrë morale […] për ta përhapur ashpër lajmin
e mirë...”.

Daukinsi shpall: “A duhet të jenë [teistët] të lirë të imponojnë besimet e tyre te
fëmijët e tyre? A ka diçka për t’u thënë rreth përfshirjes së shoqërisë?” Kjo e folur
është e rrezikshme dhe totalitare dhe e bën dikë të ketë frikë si nga prindërit ashtu
dhe nga fëmijët.

Kishte të drejtë Xhejms Perlofi, që tha: “Por mos harroni: ‘Princesha e puthi
bretkosën dhe ajo u kthye në një princ simpatik’. Këtë ne e quajmë një përrallë.
Evolucioni thotë se bretkosat shndërrohen në princa dhe ne e quajmë atë
shkencë.... A është kjo shkencë? Apo, si mashtrimi me Njeriun Piltdaun, si
falsifikimet e embrioneve të Hekelit, si shtrembërimet e
Trashëgo Erën dhe
imponimet e Gjykatës së Lartë, a janë këto thjesht pjesë e një përpjekjeje të gjatë
për të mohuar Perëndinë?”

Ateistët që përfundojnë në ferr nuk mund të fajësojnë Perëndinë që ata e urrejnë
për përjashtim nga qielli. Ne duhet të çlirojmë sa më shumë të mundim nga
gënjeshtrat e ateizmit.
                                                                                                                                    
THEB
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
I VETMI PERËNDI I VËRTETË
nga Dave Hunt

Siç e dimë të gjithë, “lutja e Zotit” nuk u lut kurrë nga Zoti
ynë. Ajo ishte një
model  lutjeje: “Ju, pra, lutuni në këtë
mënyrë:
Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt...”
(Mat. 6:9). Përsëritja e këtyre fjalëve pa pushim (në vend
që t’i përdorim ato si një model lutjeje nga zemra) do të
ishte mosbindje ndaj Zotit dhe do ta çonte dikë në atë
që Ai vetë e ndaloi rreptësisht: “përsëritje të kota” (6:7).

Sigurisht, kjo lutje është vetëm për ata që e njohin
Perëndinë si Atin e tyre qiellor. Është gabim i rëndë ta
pranosh si të vërtetë Atësinë universale të Perëndisë
dhe vëllazërinë e tillë të njeriut, një gabim ky i
zakonshëm për pseudokrishterimin. Për shembull, një
shërbesë tipike e kishës së Unitetit e përfshin shpesh e
www.thebereancall.org
ARKIVI
PYETJE & PERGJIGJE
THEB SHTESE
FLETEPALOSJE
  • Islami dhe Ungjilli (PDF)
  • Meka, Roma dhe Izraeli (PDF)
  • Trinia (PDF)
  • Një Perëndi që e fsheh Veten (PDF) (HTML)
RRETH THEB
  • I vetmi Perëndi i vërtetë (PDF) (HTML)
  • Dashuria, drejtësia dhe gjykimi (PDF)
  • Uji i jetës (PDF)
  • Dita kur lindi Krishti (PDF)
  • Kozmosi dhe Krijuesi (PDF)
  • Beko Zotin (PDF) (HTML)
  • Vdekja e një pape (PDF)
  • Të duash Perëndinë (PDF)
  • Krishti vdiq për mëkatet tona (PDF)