Të dhëna biografike

Dave Hunt

Lindur në 1926, Dejvi gëzoi avantazhet e një edukimi të perëndishëm dhe e vuri
besimin në Krishtin Jezus si Shpëtimtarin dhe Zotin e tij personal që në vitet e
hershme të rinisë së tij.


















Ai mori një gradë shkencore në matematikë nga U.C.L.A. Martesa me gruan e tij,
Ruthin, u pasua me lindjen e katër fëmijëve, një karriere si CPA/këshillues
menaxhimi dhe, më vonë, menaxhimin e disa korporatave radhazi. Njëherazi me
aktivitetet që kanë të bëjnë me kishën, Dejvi filloi dhe u përfshi në disa shërbesa
për universitarët dhe takime në shtëpinë e tij, dhe me fushatë ungjillëzimi
veçanërisht për të rinjtë judenj dhe studentët e huaj.

Që prej vitit 1973 dëshira e Dejvit për shërbesë me kohë të plotë u përmbush
nëpërmjet autorësisë së librave që trajtonin inkursionin, në kulturën perëndimore
dhe në vetë kishën, e filozofive psikologjike dhe egoiste lindore, inkursionin e
ekumenizmit si dhe të mësimeve të tjera jobiblike. Shqetësimi mbi fenë dhe
politikat islamike reflektohen në artikujt, fjalimet dhe intervistat e fundit.

Të paktën 4 milion kopje të librave të tij janë shitur dhe janë përkthyer në më
shumë se 50 gjuhë. Ato përfshijnë:
Shpërthimi i kulteve, Krijuesit e perëndive,
Joshja e krishterimit, Paqja globale dhe ngritja e antikrishtit, Pushtimi i okultit, Një
kupë hutimi, Në mbrojtje të besimit, Një thirrje urgjente për një besim serioz,
Çfarë dashurie është kjo?, Numërim mbrapsht drejt ardhjes së dytë, Të kërkosh
dhe të gjesh Perëndinë, Dyshime të sinqerta, Dita e gjykimit! Islami, Israeli dhe
Kombet,
dhe libri i tij më i fundit Joga dhe Trupi i Krishtit.

Videoja e tij, Izraeli, Islami & Armagedoni është kthyer në një mjet të pamasë për
kishat dhe të interesuarit për përhapjen e së vërtetës në lidhje me ngjarjet para,
gjatë dhe që kur ka ndodhur sulmi në Qendrën Tregtare Botërore.

Hulumtimet e sakta të Dejvit si dhe dituria e mirënjohur e tij bazohen mbi studimet
e thella të bëra të dokumenteve dhe botimeve origjinale, intervistave me ekspertë
kryesorë nga vende të ndryshme të botës si dhe udhëtimeve në shumë vende të
botës — duke përfshirë Amerikën e Jugut, Australinë, Evropën dhe gjatë Lindjes
së Mesme.

Një folës i kërkuar nëpër konferenca, Dejvi është edhe një i ftuar i shpeshtë i
emisioneve të ndryshme radiotelevizive. Bashkë me T.A. McMahon, çdo javë Dejvi i
nxit dëgjuesit e programit radiofonik Shqyrtoni Çdo Ditë Shkrimet, i cili
transmetohet në mbi 350 stacione në SH.B.A. dhe në mbarë botën nëpërmjet
valëve të shkurtra.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
www.thebereancall.org
ARKIVI
PYETJE & PERGJIGJE
THEB SHTESE
FLETEPALOSJE
  • Islami dhe Ungjilli (PDF)
  • Meka, Roma dhe Izraeli (PDF)
  • Trinia (PDF)
  • Një Perëndi që e fsheh Veten (PDF) (HTML)
RRETH THEB
  • I vetmi Perëndi i vërtetë (PDF) (HTML)
  • Dashuria, drejtësia dhe gjykimi (PDF)
  • Uji i jetës (PDF)
  • Dita kur lindi Krishti (PDF)
  • Kozmosi dhe Krijuesi (PDF)
  • Beko Zotin (PDF) (HTML)
  • Vdekja e një pape (PDF)
  • Të duash Perëndinë (PDF)
  • Krishti vdiq për mëkatet tona (PDF)
Share