Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Këtu keni mundësinë të kërkoni ose të shkarkoni studime biblike sistematike si
edhe për tema të caktuara. Një shërbesë e re është edhe
Shkolla me
korrespondencë Emaus,
një shërbesë kjo e shtrirë në shumë vende të botës.
SHKOLLA ME KORRESPONDENCË EMAUS
ofron falas kurse biblike.

Shkolla me korrespondencë Emaus u themelua në vitin 1942
në Kanada. Shkolla ofron kurse në të paktën 105 vende dhe
125 gjuhë të ndryshme.

Janë shpërndarë më shumë se 17 milionë kurse përreth
botës. Tani edhe në gjuhën shqipe!
PARIMET E DOKTRINËS SË KRISHTERË (PDK)
nga O. Jean Gibson

PARIMET E DOKTRINËS SË KRISHTERË është ndërtuar për
t'u mësuar ungjillin jobesimtarëve. Mësimet pasuese e
shoqërojnë besimtarin e ri përmes hapave të parë të rritjes
dhe mësimet e fundit i formojnë besimtarët e pjekur në ecjen
e tyre me Perëndinë.
"Studio të dalësh përpara Perëndisë si i sprovuar, si
punëtor që nuk ka pse të turpërohet,
që ndan drejt fjalën e së vërtetës" (2 Tim. 2:15)
KISHA DINAMIKE
nga O. Jean Gibson

Një kurs praktik për kishën. Mësimet përfshijnë: Qëllimi,
Historia, Kreu i Kishës, Kryesimi Biblik, Priftëria e
Besimtarëve, Jeta & Rolet në Kishës, Takimet, Disiplina,
Ungjillëzimi, Dishepullimi, Puna Misionare. Duke qenë se të
krishterët janë pjesë e kishës është e rëndësishme që ata të
kuptojnë se ku është vendi i tyre në Trup dhe se si duhet të
funksionojnë brenda Kishës.