Gjëra që janë të kënaqshme për sytë dhe që kënaqin ndjenjat? Qejf, aventurë,
sport, filma, kompjutera, seks, shoqëri, famë apo arritje personale? Mbase disa
nga këto gjëra mund të të ngopin përkohësisht, por është një dietë "rrangullinash"
e cila nuk mund të të jap USHQIMIN  e vërtetë që kërkon shpirti yt.

A e ke provuar Perëndinë?

Te Mateu 5, Zoti Jezus tha: "Lum atë që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse
ata do të ngopen".
Më vonë ai tha: "Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk
do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje".

Vetëm Krishti Jezus mund të kënaqë dëshirën më të thellë të shpirtit tënd. Ai
mund të zhdukë fajin e mëkateve të tua dhe mund të të jap një jetë të re nëse do të
besosh në Të! Psalmi 34:8 thotë:
"Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai
njëri që gjen strehë tek ai".

Si të shijon?

A mendon se Perëndia do të thoshte "ki uri dhe etje pas meje" dhe pastaj të kishte
një shije të keqe? Shumë të rinj mendojnë se të jesh serioz për Perëndinë do të
thotë të varrosësh qejfin. Faktikisht, ata që mendojnë kështu janë keq-informuar
rreth së vërtetës. Çfarë është e vërteta? Fjala e Perëndisë është e vërteta. Nuk
mund të jesh me të vërtetë i gjallë derisa të mbushesh me Fjalën e Perëndisë.
Nuk mund të jesh me të vërtetë i gjallë derisa të "hash" bukë të vërtetë - Bukën e
Jetës, Jezu Krishtin. Ai mund të të ngopë plotësisht me paqe, gëzim, dashuri dhe
kënaqësi përgjithmonë. Lluka 1:53 thotë:
"Ai i mbushi me të MIRA të uriturit...".
Gjithashtu, tek Isaia 55:2 thotë:
"Pse shpenzoni para për atë që nuk është bukë
dhe fryt i mundit tuaj, për atë që nuk të ngop? Dëgjomëni me kujdes dhe do të
hani atë që është e mirë, dhe shpirti juaj do të shijojë ushqime të shijshme".

Sa i uritur je për drejtësinë?

A je aq i uritur dhe i etur për Perëndinë sa ishte Davidi? Mendoni pak për fjalët që
ai shkroi te Psalmi 42:1:
"Ashtu si suta ka një dëshirë të madhe për rrëketë e ujit,
kështu shpirti im ka një dëshirë të zjarrtë për ty, O Zot".
 A ke me të vërtetë një
dëshirë të madhe për Perëndinë? Apo po mbushesh me ushqimin mashtrues të
botës, i cili kënaq mishin për një farë kohe por që nuk ngop kurrë shpirtin:
programe televizive dhe emisione, muzikën pop, romane, novela apo gazetën
"Intervista". Heto pak fjalët e Davidit te Psalmi 63:1:
"O Perëndi, ti je Perëndia im,
unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në
tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë"
. A mund të thuash sinqerisht që dëshira më e
madhe për ty në jetë është Perëndia? Shumë njerëz janë të pagëzuar, shkojnë në
takimet e kishës, lexojnë Biblën herë pas here dhe luten kur janë në nevojë, por
përsëri ndihen bosh. Nuk është feja ajo që mund të të ngopë. Vetëm një
marrëdhënie personale me Zotin Jezus mund të të ngopë plotësisht. Mendoni
rreth fjalëve të Davidit te Psalmin 84:2:
"Shpirti im dëshiron me zjarr dhe shkrihet
për oborret e Zotit; zemra ime dhe mishi im i dërgojnë britma gëzimi Perëndisë të
gjallë".
Davidi dëshironte me pasion të ishte shumë afër me Perëndinë. Po ti, në
thellësinë e shpirtit tënd, a dëshiron këtë?

A ke gjëra në jetën tënde që të pengojnë të shijosh të mirat e Zotit?

Veprat 3:19 thotë: "Pendohuni, pra, dhe kthehuni, që të shlyhen mëkatet tuaja, dhe
që të vijnë kohët e flladit nga prania e Zotit".
TE PENDOHESH do të thotë të bësh
një kthim 180 gradësh, të ndalosh të ngrënit e ushqimit mashtrues. Me fjalë të
tjera, të braktisësh një mëkat që të të pengon. Në qofshin filma në kinema me
skena lakuriqësie, mos shko më! Në qoftë muzikë sensuale te Topi, mos e dëgjo
më! Nëse janë thashetheme me celular, fike! Nëse është një roman që të harxhon
kohë në vend të leximit të Biblës, mos e lexo më! Një shënim: nuk mund të
çlirohesh nga këto gjëra vetvetiu. Çelësi është kthimi te Perëndia.
"Prandaj, thotë
Zoti, kthehuni tek unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me
vajtime...dhe ju do të hani me bollëk dhe do të ngopeni"
(Joel 2:12,26).

Shenjat e një personi që është vërtet i uritur për Perëndinë...

•        Kur NUK kalon kohë me Zotin, ndjehet bosh.
•        I bindet planit të Perëndisë për jetën e tij.
•        I thotë Zotit: "Çfarë mund të bëj unë për Ty"?
•        Ka dëshirë të kalojë kohë duke folur me Zotin në lutje.
•        Është i ndjeshëm ndaj mëkatit dhe e urren atë.
•        Dëshiron fort qumështin e pastër të Fjalës (1 Pjetër 2:2).

Mateu 6:33 thotë:
"Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe
drejtësinë e tij...".


Ngopu me Zotin sot!
Artikuj të ngjashëm:

|
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Të rinjtë - A je i uritur?
A JE I URITUR?
nga Sarah Sturm

A ke menduar ndonjëherë për çfarë të hahet më
shumë? Nuk e kam fjalën për çfarë dëshiron STOMAKU
yt: pica, çokollata apo akullore me arra. Po flas për
dëshirat më të thella të SHPIRTIT tënd. Çfarë kërkon më
tepër shpirti yt që të ndihet i ngopur? Bukurinë e trupit?
Të vishesh me modën më të fundit? Të blesh pajisjet
më të reja elektronike? Të kesh një makinë të re BMW?
Muzikë??? Para??? Çfarë dëshirojnë të hanë pasionet e
tua më të brendshme?
A je i uritur:
Shkarko PDF