Të kesh të bësh me dyshimet
1. TË NJOHËSH DYSHIMET. Mund të kesh pasur dyshime të njëjta si këto: «Kur e
kam pranuar Krishtin nuk ka ndodhur asgjë - nuk e kam ndjerë veten ndryshe».
«Nuk e di se kam besuar në mënyrë të drejtë». «Nuk kam dëshminë e Frymës».
«Besoj se kam bërë mëkatin e pafalshëm». «Jeta ime nuk demonstron që unë
jam një besimtar. Kam falimentuar në mënyrë të mjerë».
2. EKZAMINO VETEN TËNDE. Pyetjet e mëposhtme mund të të ndihmojnë, të
përcaktojnë gjendjen tënde të vërtetë shpirtërore: «Ke qenë ndonjëherë i bindur
për mëkatin në jetën tënde?» «Mbi çfarë gjëje po i mbështet shpresat e tua për të
shkuar në qiell?» «Kur dhe në çfarë rrethanash e ke pranuar Krishtin?» Një
besimtarë i vërtetë është bindur për mëkatin dhe ka provuar pendimin, dhe po e
bazon shpresën e tij vetëm mbi Krishtin dhe mbi veprën e tij. Në përgjithësi, është
në gjendje të përcaktojë momentin e saktë në të cilin i është besuar Jezu Krishtit
si Zotit dhe Shpëtimtarit të tij; n.q.s. pastaj nuk di kohën e saktë, të paktën duhet të
dijë që ky dorëzim ka ndodhur.
3. PËRFORCIMI I LUTJES. N.q.s. ke dyshime, bëj një lutje në të cilën i
dorëzohesh Jezu Krishtit, duke e njohur si Zot dhe Shpëtimtar. Përsërite këtë lloj
lutjeje, megjithatë, nuk duhet të zëvendësojë pikën thelbësore që është besimi në
Fjalën e Perëndisë dhe mbështetje me besim tek ajo, të jetë më shumë një
dorëzim i ndjenjave.
Vlera e vetëvlerësimit
Jezusi vinte në ruajtje kundër vetëmashtrimit për sa i përket shpëtimit. Shumë do
të deklarojnë që e kanë njohur, që kanë bërë shumë për Të duke i shërbyer, e
megjithatë do të hidhen në errësirë sepse nuk kanë besuar tek Ai (Mat. 7:21-23;
Lluka 13:23-28). Kështu, n.q.s. do të kemi ndonjëherë ndonjë dyshim, duhet të
kontrollojmë veten tonë për të shikuar n.q.s. jemi apo jo në besim (2 Kor. 13:5),
duke përdorur provat objektive të realitetit që janë dhënë më lart. N.q.s. mbas
kësaj do të jesh akoma në dyshime, atëherë do të jetë momenti i duhur që të
deklarosh përsëri në lutje që i dorëzohesh Krishtit duke e pranuar si Zot dhe
Shpëtimtar.
Vazhdo me plotësimin e provimit për mësimin 12





Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Mësimi 12
SIGURIA E SHPETIMIT
Dikush ka thënë: «Askush nuk mund ta dijë me siguri
n.q.s. do të shkojë në qiell». Ky pohim gjen mbështetjen
e shumë kundërshtimeve. Shpesh thuhet që disa gjëra
që ne bëjmë në jetë mund të na bëjnë që të humbim
shpëtimin. Mbi çfarë baze mund të dimë që zotërojmë
jetën e përjetshme? Kjo pyetje mund të gjejë përgjigje
vetëm në pohimet e Shkrimit të Shenjtë.


Besimtarë të pasigurt 1. Janë të preokupuar për raportin e tyre me Perëndinë.
2. Tregojnë shpesh që janë vazhdimisht të preokupuar për shpëtimin e tyre.
3. Identifikohen me besimtarët megjithëse shpesh nuk ndjehen të denjë të jenë një me ta.
4. Kanë dyshime mbi shpëtimin e tyre gjatë periudhave mendore, fizike dhe shpirtërore «bazë», d.m.th. në periudhat e vështira të jetës së tij.
|
Jo besimtarë që shesin mend 1. Janë të sigurt, megjithëse nuk kujdesen dhe s'kanë shumë realitet
2. Pohojnë me forcë shpëtimin e tyre, megjithëse jeta e tyre tregon të kundërtën. Janë mospërfillësh dhe me mangësi në çdo pyetje për sa i përket këtij argumenti.
3. Kritikojnë shpesh kishën dhe besimtarët, i tallin për gjëra të ndryshme, shpesh duke përdor një gjuhë të ashpër.
4. Tregojnë që nuk pranojnë se kanë nevojë për ndihmë në periudha të tilla kritike.
|
|
Mundësi për siguri
«Unë ju shkrova këto gjëra që ta dini se keni jetën e përjetshme, ju që besoni në
emrin e Birit të Perëndisë» (1 Gjo. 5:13). Shikohet që vargu nuk thotë që ju mund
ta ndjeni - të shpresoni - ta mendoni - ose ta imagjinoni. Në fakt thotë «ta dini që
keni jetën e përjetshme». Më shumë se 30 herë në letrën e tij të parë, Gjoni
përdor foljen «të dish» në format e ndryshme të saj. Të shikojmë këto shprehje:
«dimë që e kemi njohur» (2:3), «e dimë që kemi kaluar nga vdekja në jetë» (3:14),
«e dimë që Ai banon tek ne» (3:24), «do të dimë që jemi në të vërtetën» (3:19), «e
dimë që banojmë tek Ai» (4:13).
Është padyshim e vërtetë që «jo kushdo që më thotë: Zot, Zot, do të hyjë në
mbretërinë e qiejve» (Mat. 7:21). Nga ana tjetër, disa që thonë se janë të krishterë
dhe që i janë bashkuar disa të krishterëve Zoti do t'i përzërë (Lluka 13:25-27). «Ju
do t'i njihni nga frytet e tyre», thotë Shpëtimtari (Mat. 7:20). N.q.s. ka ndodhur një
rilindje shpirtërore e vulosur nga Fryma e Shenjtë (Efes. 1:13), dhe e nxjerrë në
pah nga jeta e personit (1 Gjo. 2:6), një besimtar, që tani mund të jetë i sigurt për
jetën e përjetshme (2 Tim. 1:12; Rom. 8:38-39).
Përkufizimi i sigurisë është «besim» ose «bindje e qëndrueshme». Siguria e
shpëtimit është besimi ose bindja e qëndrueshme që një besimtar ka rreth
shpëtimit të tij (jetës së përjetshme). Shkrimet tregojnë me qartësi që Perëndia
dëshiron që besimtari ta dijë që do të shkojë në qiell. Siguria e shpëtimit nuk
është thjeshtë optimizëm njerëzor ose paragjykim. Është një fakt i bazuar mbi
dëshmi të drejtë (hyjnore), e cila shpall që jemi në një marrëdhënie të drejtë me
Perëndinë.
Tre dëshmi për sigurinë e besimtarit
Perëndia i ka dhënë të krishterit tre dëshmi që provojnë marrëdhënien e tij me
Perëndinë dhe mbi të cilat ai duhet të bazojë sigurinë e tij:
1. FJALA E PERËNDISË. Kjo është dëshmia jonë më e fortë. Pikërisht sepse
shpëtimi ynë bazohet mbi besimin tonë në Fjalën e Perëndisë (Zan. 15:6; Rom.
10:9-10), kështu edhe siguria jonë bazohet mbi të. Kush beson tek Biri ka jetë të
përjetshme (Gjo. 3:16,36; 5:24). Shpëtimi ynë bazohet mbi faktin që ne kemi Birin
e Perëndisë dhe jo mbi disa ndjenja (1 Gjo. 5:12). Në asnjë pjesë të Shkrimit nuk
flitet që «të ndjehesh» i shpëtuar. N.q.s. shkojmë tek Jezusi, kemi fjalën e Tij që Ai
nuk do të na përzërë (Gjo. 6:37).
2. PROVAT OBJEKTIVE TË REALITETIT. Një dëshmi tjetër e rëndësishme është
realiteti i një jete të ndryshuar. Keqbërësi mbi kryq pati një mundësi të kufizuar për
të dëshmuar për Krishtin, por rrëfeu publikisht besimin e tij dhe qortoi edhe
keqbërësin tjetër (Lluka 23:40-43). Megjithëse ka besimtarë që jetojnë një jetë
mishore (1 Kor. 3:1-4), ku Loti është shembulli tipik (2 Pje. 2:7-8); kjo nuk do të
thotë që jetët e tyre nuk tregojnë asnjë provë të jetës shpirtërore. Rënia njerëzore
ka një zgjidhje në Shkrim (1 Gjo. 1:9; 2:1-2), por kjo nuk jep lejen të mëkatosh.
Këto që pasojnë janë provat e shkruara të jetës hyjnore të individit:
a. Rrëfimi i Krishtit (Rom. 10:9-10)
b. Veprat e mira (Jak 2:14-26; Efes. 2:10)
c. Bindje ndaj Fjalës së Perëndisë (1 Gjo. 2:4-5; 5:2-3)
d. Që të mos ta duash botën (1 Gjo. 2:15)
e. Të praktikosh drejtësinë (1 Gjo 3:7,10)
f. Të mos praktikosh mëkatin (1 Gjo. 3:9-10; Gal. 5:21)
g. Dashuri për vëllezërit (1 Gjo. 3:14)
h. Pohimi i hyjnisë së Krishtit (2 Gjo. 9)
i. Vullneti për ta pranuar dhe rrëfyer mëkatin, si besimtar (1 Gjo. 1:8-9)
3. DËSHMIA E BRENDSHME. Dëshmia e tretë ka të bëjë me ndjenjat tona. Është
më e dobëta nga të treja për atë që është subjektive dhe për këtë shpesh mund të
na gënjejë. Megjithatë, duke u bashkuar me dy të tjerat është një dëshmi
domethënëse. Këto që pasojnë janë provat subjektive e realitetit të jetës hyjnore:
a. Dëshmia e Frymës me frymën tonë (Rom. 8:16)
b. Nuk mbahet më mëkati si një borxh i pa paguar (Heb. 10:2)
c. Provojmë ngashërim kur mëkatojmë (Psalmi 32:3-5)
d. Mënyra e të jetuarit tonë ka ndryshuar (shiko provat objektive); kuptojmë
realitetin e lutjes; kemi interesim për ata që humbasin; kemi dëshirën që
të studiojmë Fjalën e Perëndisë etj.
Besimtarë të pasigurt dhe jobesimtarë që shesin mend përballë tyre
Megjithëse dyshimet që kanë të bëjnë me shpëtimin tonë janë disa herë serioze
(dhe të mëkatshme), pjesa më e madhe e besimtarëve, herët ose vonë,
pushtohet nga tmerri i këtyre dyshimeve gjatë eksperiencës së tyre të krishterë.
Këto shënime që vijojnë mund të jenë një ndihmë e vlefshme për ata që kanë
dyshime mbi shpëtimin e tyre:
PARIMET E DOKTRINËS SË KRISHTERË
nga O. Jean Gibson