Çfarë është besimi?

Çfarë do të thotë të besosh tek Krishti? Përkufizimi biblik i besimit përmbledh
konceptet e besimit, të bindjes, të rrëfimit. N.q.s. themi: «Besoj tek ai person», kjo
sigurisht është e kundërta e dyshimit. Nuk do të thotë të jemi sylesh. Besimi
zotëron elementet e mëposhtme:

1. BESIMI KA NJË OBJEKT. Ajo vendoset tek dikush ose tek diçka. Për të krishterët
objekti i besimit është një Person i Gjallë, Zoti Jezu Krisht (Veprat 20:21). «Kjo
është vepra e Perëndisë: që të besoni tek Ai që Perëndia ka dërguar» (Gjo. 6:29).
Zoti Jezus pyeti të verbrin: «Beson ti tek Biri i Perëndisë?» (Gjo. 9:35). Keqbërësi
mbi kryq duhet vetëm të besonte tek Jezusi që të shkonte në parajsë (Lluka
23:42-43). Kjo mënyrë besimi u bë qendra e mesazhit ungjillor (Veprat 8:35-37; 1
Gjo. 5:13). Nuk është e rëndësishme sa besojmë, por tek kush besojmë. Besimi
merr (pranon) Jezusin (Gjo. 1:12).

2. BESIMI KA NEVOJË PËR NJË PËRMBAJTJE. Duhet të dëgjojmë Fjalën e
Ungjillit dhe të besojmë tek Ai (Veprat 15:7). Korintasit u shpëtuan kur Pali i
predikoi atyre Ungjillin, atë Ungjill që është «Ungjilli i plotë», përcaktuar tek 1 Kor.
15:1-4. Krishti vdiq për mëkatet tona, u varros dhe u ringjall, e gjitha kjo sipas
Shkrimeve. Besimi tek Krishti vjen pas dëgjimit të Ungjillit, që quhet fjala e së
vërtetës (Efes. 1:13). Ky Ungjill është aq i çmuar dhe themelor saqë kushdo që
përmbys është i mallkuar, njeri ose engjëll qoftë (Gal. 1:6-9).

3. BESIMI KA NJË BAZË. Baza është Fjala e Perëndisë (1 Thes. 2:13; Rom. 10:17).
Besimi i krishterë ka si objekt atë që është përcaktuar në Shkrim «dëshmia e
Perëndisë» (1 Gjo. 5:9). Besimi pranon të vërtetën e Perëndisë (1 Thes. 2:13) dhe
beson që Perëndia është i vërtetë megjithëse njerëzit janë gënjeshtarë (Rom.
3:3-4). Nuk jemi duke bërë «një hedhje në errësirë», duke ushtruar një besim të
verbër, ose duke u besuar vetëm emocioneve tona. Ne besojmë tek Fjala e
Perëndisë dhe mbështetemi me besim tek ajo.

4. BESIMI PROVOKON VEPRIME. Mbase kemi idenë që besimi është thjeshtë një
aprovim mendor i disa pohimeve, por nuk është kështu. Të vërehen foljet
vepruese në shprehjet e mëposhtme: njerëzit erdhën tek Jezusi, ranë përmbys
para Tij dhe iu bindën fjalës së Tij; Ai i tha një njeriu që të shtrinte dorën (Mateu
12:13); i tha një tjetri që të merrte vigun e tij (Mat. 9:6); i tha një tjetri që të lahej në
një vaskë (Gjo. 9:7). Vazhdimisht Jezusi kërkon veprim. Abrahami është njeriu
model që besoi tek Perëndia. N.q.s. shikojmë Zan. 12:1-4, Veprat 7:2-3 dhe Heb.
11:8, do të vërehet që Abrahami dëgjoi fjalën e Perëndisë dhe iu bind duke
braktisur qytetin e tij të lindjes, pa e ditur se ku do ta udhëhiqte Perëndia. Kjo
përgjigje me besim demonstroi besimin e tij në mënyrë të qartë. Besimi që
shpëton është një besim që prodhon veprim. Nuk ka qenë asnjëherë një pranim
mendor pasiv i fakteve historike. Një e ashtuquajtur «besim», por që nuk ka vepra,
është një «besim i vdekur». Kur një njeri beson me të vërtetë tek Krishti, rezultati
do të jetë domosdoshmërisht një jetë me vepra të mira. (Shiko Jakobin 2:14-26,
ku besimi që shpëton dhe «besimi i vdekur» janë të kundërta). Besimi që shpëton
implikon diçka më shumë se një «e besuar që» faktet për sa i përket Jezusit dhe
vdekja e Tij janë të vërteta. Ne «besojmë në» Birin e Perëndisë dhe i jemi
dorëzuar Atij personalisht.


Shembuj besimi

Shkrimet janë të mbushura plot me shembuj besimi. Kapitulli i njëmbëdhjetë i
Hebrenjve është përcaktuar «Lista e nderit e besimit», në të cilin renditen disa
burra dhe gra që patën besim. Ekzaminoji dhe nxirr në pah veprimet e bërë në
hapat e tyre të besimit.

Mund të përmenden edhe dy shembuj të tjerë. I pari është besimi i kapitenit, tek
Mateu 8:5-10. Ky kapiten besonte që Jezusi mund ta shëronte shërbëtorin e tij
vetëm duke thënë vetëm një fjalë të Tij. Shembulli tjetër është besimi i gruas
kanaanease (Mat. 15:22-28). Ajo i kërkoi Jezusit që Ai të lironte vajzën e saj nga
djajtë. Besimi i saj ishte i përulur dhe këmbëngulës.


Si të shkosh tek Krishti

Shkuarja tek Krishti implikon disa gjëra:

1. SHPIRTI NA KA BINDUR PER MËKATIN (Gjo 16:8-11). Pranojmë gjendjen tonë
mëkatare përpara Perëndisë (Lluka 15:18; 18:13-14).

2. PENDOHEMI PER MËKATET TONA. (Lluka 13:3; Veprat 3:19; 17:30; 20:21).
Dëshirojmë të ndryshojmë, duke i kthyer shpinën mëkateve tona dhe duke u
kthyer nga Krishti.

3. NJOHIM UNGJILLIN. Duhet ta njohim dhe t'i besojmë që të shpëtohemi (Veprat
15:7-9; 1 Kor. 15:1-4). Qendra e mesazhit të tij është Zoti Jezu Krishti.

4. BESOJMË NË FJALËN E PERËNDISË (Marku 4:20; Gjo. 5:24).

5. MARRIM NËPËRMJET BESIMIT BIRIN E PERËNDISË (Gjo. 1:12; 1 Gjo. 5:12-13)
dhe bëhemi ndjekës së Tij (Gjo. 10:4-5,27).

6. SI RRJEDHIM, RRËFEJMË JEZUSIN PËRPARA TË TJERËVE. (Mat. 10:32; Lluka
12:8; Rom. 10:9).

Besimi që shpëton e vendos të gjithë peshën e tij mbi Zotin Jezu Krisht dhe mbi
veprën e përmbushur të Tij. Besimi është instrumenti, mjeti, kanali nëpërmjet të
cilit rrjedh hiri i Perëndisë. Nuk është burimi i shpëtimit, nuk është një veprim i
lavdërueshëm, as një çmim moral që na bën të lavdërueshëm. Është në fakt dora
bosh që pranon atë që Perëndia ofron falas. Hakmarrja mbetet mbi ata që nuk i
binden Ungjillit (2 Thes. 1:8) dhe zemërimi i Perëndisë mbi ata që nuk besojnë në
Birin e Tij (Gjo. 3:36).

Besimi ia jep të gjithë lavdinë Perëndisë. Mund të ushtrohet nga të gjitha
kategoritë e njerëzve, çfarëdo lloj moshe, pozicioni dhe shkalle zgjuarsie, dhe
është në mënyrë universale i arritshëm. Besimi i rremë mund ta përmendë emrin
e Krishtit, mund edhe të bëjë vepra të fuqishme, por Zoti di të heqë maskën dhe
do t'i hedhë poshtë mashtruesit (Mat. 7:21-23; Lluka 13:28), sepse këta janë egjra
në mes të grurit (Mat. 13:24-30). Besimi autentik tregon një ndryshim jete (Heb
6:9-10). Besimtarët e vërtetë i binden Fjalës së Perëndisë (1 Gjo. 2:4-5), i duan
besimtarët e tjerë (1 Gjo. 3:14), bëjnë vepra të mira (Efes. 2:10), praktikojnë
drejtësinë (1 Gjo. 3:7,10; Efes. 4:22-24) dhe nuk bëjnë mëkat (1 Gjo. 3:9-10; Gal.
5:19-21).

A ke besuar ti tek Zoti Jezu Krisht?



Vazhdo me plotësimin e provimit për mësimin 11
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Mësimi 11
TE BESOSH TE JEZUS KRISHTI

Roja i burgut në Filip pyeti: «Çfarë duhet të bëj për të
shpëtuar?» Apostulli Pal u përgjigj: «Beso tek Zoti Jezus
dhe do të shpëtosh» (Vepra 16:30-31). Por çfarë do të
thotë të besosh tek Zoti Jezus?

Shumë persona kanë ide të çuditshme mbi këtë
argument kaq të rëndësishëm. Ja disa shembuj të
përgjithshëm dhe jo biblik: njerëzit thonë: «Unë besoj»

1. Sepse pranoj që Jezusi ka jetuar dhe ka vdekur këtu
mbi tokë;
2. Sepse admirojnë moralin dhe etikën e Jezusit;
3. Sepse bëjnë pjesë në një grup fetar;
4. Sepse i luten Perëndisë;
5. Sepse kanë recituar një lutje, një afirmim doktrinal,
ose ndonjë lloj formule.

Është kjo mënyra, e treguar në Bibël, që të besosh tek
Jezusi? Mund të ndryshojë kjo mënyrë e të besuarit
jetën e njerëzve? Të jep sigurinë solide se do të shkosh
në qiell?
Kliko kėtu pėr tė vazhduar me provimin e kėtij mėsimi!
Parime e doktrinës
së krishterë
Shkarko PDF
Share