Ide të gabuara për hirin

Arsyeja njerëzore e shtyn njeriun të mendojë që veprime të caktuara të ndihmojnë
për të fituar përpara Perëndisë merita për shpëtim. Konsidero pohimet e
mëposhtme nën dritën e asaj që Fjala e Perëndisë thotë për sa i përket
koncepteve të tilla:

1. VEPRA: NJË MËNYRE PËR TË ARRITUR TEK PERËNDIA. «Por n.q.s. është
nëpërmjet hirit, nuk është më nëpërmjet veprave» (Rom. 11:6). «Ai na ka shpëtuar
jo nëpërmjet veprave të drejta që ne kemi bërë, por sipas mëshirës së Tij» (Titi
3:5). Ai që kërkon të fitojë favore për shpëtim nëpërmjet veprave njerëzore kërkon
ta bëjë Perëndinë borxhli (Rom. 4:4).

2. ZBATIMI I DHJETË URDHRAVE. «Askush nuk bëri gjithçka që kërkon Ligji.
Prandaj askush nuk mund të dalë i pafajshëm me anë të zbatimit të Ligjit. Në të
vërtetë, me anë të Ligjit demaskohet fuqia e mëkatit që vepron në ne» (Rom.
3:20). «Ju që kërkoni të merrni pafajësinë me zbatimin e Ligjit, i shkëputët
marrëdhëniet me Mesian; morët më kot mëshirën e Perëndisë» (Gal. 5:4).
Kontrasti shikohet tek Gjoni 1:17: «Me anë të Moisiut Perëndia na dha Ligjin, por
me anë të Jezusit, Mesias, Perëndia u takua me ne me tërë mirësinë dhe
besnikërinë e Tij».

Nuk ka pra asnjë arsye që të krenohemi që i përkasim Perëndisë (Rom. 3:27);
nuk mund të jetë «një shkallë drejt Perëndisë», e ndërtuar mbi drejtësinë
njerëzore ose mbi veprimet fetare. Njerëzit nuk shpëtohen duke mos bërë diçka,
duke bërë marrëveshje me Perëndinë, ose duke ofruar përpjekjet e tyre për të
kompletuar atë që Ai e ka bërë. Shpëtimi nuk merret nëpërmjet veprave, as duke
zbatuar ligjin, as me ceremoni fetare dhe as duke kërkuar që ta bëjmë Perëndinë
tonë borxhli; por është nëpërmjet hirit, vetëm prej hirit.


Përse është i nevojshëm hiri?

1. GJENDJA MORALE E NJERIUT. Ai nuk ka në veten e tij forcën që të mund të
afrohet moralisht tek Perëndia (Rom. 5:6). Si mund të bënte një rrugë drejt
Perëndisë?

2. SHENJTËRIA ABSOLUTE E PERËNDISË. Njeriu asnjëherë nuk do të arrinte tek
Perëndia me anë të sforcimeve të tij. Shenjtëria e Perëndisë kalon me diferencë
mjaft të madhe edhe më të mirën ndërmjet njerëzve (Isa. 6:3-5); por Perëndia u ul
deri tek njeriu në hir.


Cilat janë efektet e hirit?

1. JEMI TË SHPËTUAR PREJ HIRIT (Rom. 3:24; 4:16). Nuk ka shtesa nga ana e
njeriut.

2. JEMI TË MBROJTUR NGA HIRI (Gjo. 10:28-29; 1 Pje 1:5; 5:10). Ai na mban në
dorën e Tij dhe na mbron me fuqinë e Tij. Nuk jemi të mbrojtur nga ligji (Gal. 3:2-3)
ose nga vepra të tjera. Jemi nën hir dhe jo nën ligj (Rom. 6:14).

3. JEMI TE FORTE NE HIR (Rom. 5:2; 1 Pje. 5:12). Perëndia na trajton mbi këtë
parim.

4. JETOJME NEPERMJET HIRIT (Heb. 13:21; Filip. 2:13). Është Perëndia që
vepron tek ne në mënyrë që fuqizon jetën tonë të krishterë.


Paralajmërime për hirin

Nga ajo që u tha më lart asgjë nuk duhet të na autorizojë të mëkatojmë ose të
zvogëlojë rëndësinë e thirrjes tonë për të jetuar në mënyrë të denjë për Perëndinë.

1. TE MOS MEKATOJME NE MENYRE QE HIRI TE SHTOHET (Rom. 6:1).

2. MOS TA KTHEJME HIRIN E PERENDISE NE NJE SHFAJESIM PER
PAPASTERTI (Juda 4). Liria nuk është një rast për mbrapshti por një rast për
sakrifica të përzemërta (Gal. 5:13).

3. KEMI QENE TE SHPETUAR PER TE BERE VEPRA TE MIRA (Efes. 2:10; Titi 3:8).
Të mos mëkatojmë (1 Gjo. 3:9). Të zbatojmë Fjalën e Perëndisë (1 Gjo. 2:3-5).
Këto në fakt janë frytet e shpëtimit dhe jo mjetet për të fituar favorin e Perëndisë.
Jetojmë për Perëndinë sepse duam Zotin Jezus (Gjo. 14:15, 21).

I vetmi mesazh i krishterë është Ungjilli i hirit (mëshirës) (Veprat 14:3; 20:24,32).
Ky Ungjill vjen nga Perëndia me plot hir (1 Pje. 5:10), i cili na pranon në fronin e
hirit (Heb. 4:16). Ky është një parim konstant i karakterit të Perëndisë dhe e
mënyrës së Tij se si na trajton. Nuk duhet të afrohemi tek Ai me idenë që Perëndia
na ka borxh diçka.



Vazhdo me plotësimin e provimit për mësimin 10
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Mësimi 10
SHPËTIMI NËPËRMJET HIRIT

«SEPSE JENI TË SHPËTUAR PREJ HIRIT, nëpërmjet
besimit; dhe kjo nuk është prej jush; është dhuratë e
Perëndisë. Nuk është si rezultat i veprave që askush të
mos lavdërohet» (Efes. 2:8-9). Shpëtimi është
nëpërmjet hirit, kjo do të thotë që ai është një favor i
Perëndisë i pamerituar; është një dhuratë dhe si e tillë
nuk mund të blihet ose të fitohet. Kjo doktrinë është
shumë e vështirë të pranohet nga njerëzit fetar; shpesh
atje pranohet në mënyrë parciale ose në një farë
mënyre që mohon të vërtetën e saj.

Fjala e përdorur në Dhiatën e Vjetër «prej hirit» do të
thotë «të ulësh duke treguar dashamirësi ndaj një
vartësie». Ky është përshkrimi i saktë i asaj që Perëndia
ka bërë drejt nesh. Falja në Dhiatën e Re, do të thotë
«favor, zemërgjerësi pa interes, mirësi drejt dikujt,
dhuratë». Kjo tregon që shpëtimi nuk fitohet, nuk
meritohet, nuk blihet, as e gjitha dhe as pjesërisht.
Shpëtimi tek Krishti është «dhuratë e Perëndisë» dhe
nuk kërkon asnjë pagesë për Dhuruesin.
Kliko kėtu pėr tė vazhduar me provimin e kėtij mėsimi!
Parime e doktrinës
së krishterë
Shkarko PDF
Share