Çfarë do të thotë të lindësh përsëri?

Të kesh lindur sërish do të thotë të jesh rigjeneruar (të kesh marrë një jetë të re).
Kur Jezusi i tha Nikodemit që ishte e nevojshme që ai të lindte përsëri, nuk po
fliste për një lindje fizike por për një lindje shpirtërore (Gjo. 3:4-6). Jezusi u habit
nga fakti që Nikodemi, i cili i mësonte popullit ligjin, nuk e kuptoi këtë (Gjo. 3:10).
Në Dhiatën e Vjetër flitej për rilindjen ose rigjenerimin e kombit të Izraelit (Ezek. 36:
26; 37:1-10). Rilindja e ardhshme e krijimit nga gjendja e tij e mallkuar si shkak i
mëkatit, ishte një mësim që dihej (Mat. 19:28). Nikodemi nuk e kishte kuptuar që
lindja e re ishte një shprehje që përdorej për individin në momentin në të cilin ai
hynte për të bërë pjesë në familjen e Perëndisë.

Lindja e re është një ngjarje personale. Është një jetë e re, një lloj i ri
marrëdhëniesh familjare, një fuqi e re e brendshme. Bibla thotë që ne hyjmë në
mbretërinë e qiejve në të njëjtën mënyrë të atij që kalon nga vdekja në jetë (Gjo. 5:
24). N.q.s. më parë ecnim në errësirë, tani ecim në dritë (Gjo. 8:12). Kalojmë nga
mbretëria e Satanit në mbretërinë e Birit të Perëndisë (Kol. 1:13). Jemi një krijim i
ri (2 Kor. 5:17). Ky krijim i ri bëhet në drejtësi, në shenjtëri dhe në vërtetësi (Efes. 4:
24).


Përse njeriu natyror duhet të lindi përsëri?

Shprehja «njeri natyror» i referohet individit që lind dhe jeton në mish përpara se
të marri jetën e re nga Perëndia.

1. ËSHTË I SHTHURUR (Zanafilla 8:21). Ka një zemër mashtruese (Jeremia 17:
9). Në mishin e tij nuk gjendet asgjë e mirë (Rom. 7:18).

2. ËSHTË I VDEKUR NË MËKATE (Efes. 2:1). Sipas metrit të Perëndisë, nuk ka te
njeriu asnjë lloj jete shpirtërore.

3. ËSHTË I KONTROLLUAR NGA SATANI (Efes. 2:2).

4. ËSHTË ARMIK I PERËNDISË (Rom. 5:10). Njeriu natyror është pa shpresë dhe
pa Perëndinë në botë (Efes. 2:12).

Çdo bir i Perëndisë ndodhej një herë në këto kushte.


Në çfarë mënyrë një njeri mund të lindë përsëri?

1. DY ILUSTRIME PER LINDJEN E RE.
Në një studim të kujdesshëm të Gjonit 3 nuk
do të gjendet asnjë mbështetje për idetë e pjesës më të madhe të njerëzve për sa
i përket mënyrës për të hyrë në mbretërinë e qiejve. Jezusi nuk përmendi
asnjëherë veprat e mira, përkrahjen e organizatave fetare ose marrjen pjesë në
ceremoni fetare. Jep, në fakt, dy ilustrime për të shpjeguar lindjen e re:

a. Erën (Gjo. 3:8). Është e padukshme, e paparashikueshme në aktivitetin e saj
dhe megjithatë e dukshme në efektet e saj. Burimi është Perëndia dhe jo njeriu.
Lindja e re gjen burimin e saj tek Perëndia (Gjo. 1:13). Dërgohet nga Ai për të
punuar në mënyrë të padukshme dhe të fuqishme, duke ndryshuar jetët.

b. Gjarpri i bakrit (Gjo. 3:14-15; Numrat 21:6-9). Kur populli mëkatoi, Perëndia i tha
Moisiut të prodhonte një gjarpër prej bakri dhe ta vendoste mbi një shtyllë. Të
gjithë ata që, duke besuar atë që Moisiu kishte thënë, shikonin objektin e
providencës së Perëndisë shëroheshin. Jezusi, Biri i njeriut, tha që Ai vetë do të
«ngrihej» si gjarpri mbi shtyllë, për të qenë objekt i besimit shpëtues. Ishte e qartë
që kjo «ngritje» i referohej kryqit (Gjo. 12:32-33). Lindja e re fillon kur ne shikojmë
Jezusin të kryqëzuar për mëkatet tona.

2. DY FAKTORE VENDIMTARE NË LINDJEN E RE.

a. Fjala e Perëndisë (1 Pje. 1:23; Jak. 1:18). Ne dëgjojmë Fjalën e së Vërtetës dhe
besojmë te ajo për t'u shpëtuar (Efes. 1:13; Rom. 10:17). Ajo është fara e
shpëtimit (Mat. 13:3-9; 18-23). Lindja e re është kur besojmë me të vërtetë Fjalën
e Perëndisë dhe i bindemi asaj.

b. Fryma e Shenjtë (Titi 3:5; Gjo. 3:5,6,8). Ai i bind njerëzit për mëkatin (Gjo. 16:8-
11) dhe i udhëheq tek Krishti. Lindja e re është vepër e Frymës së Shenjtë. Një
vepër e tillë fillon me bindjen për mëkatin dhe të çon në një jetë të pastruar, «larja
e rilindjes».

Vërehet që gjithë ajo që thamë më lart s'ka të bëjë me pagëzimin në ujë. Në fakt,
pagëzimi nuk përmendet. Uji në Bibël përdoret si simbol i Frymës (Gjo. 7:38-39)
dhe i Fjalës (Efes. 5:26). Pagëzimi nuk ka asgjë të përbashkët me ilustrimet e
përdorura nga Jezusi të erës dhe të gjarprit prej bakri. Është një portret i shpëtimit.
Pagëzimi është shumë i rëndësishëm, por vjen pas lindjes së re, nuk e prodhon
ai lindjen e re (Veprat 8:12-13; 37-38).


Cilat janë rezultatet e lindjes së re?

    1. Kemi një zemër dhe një shpirt të ri (Ezek. 11:19).
    2. Jemi pjesëtarë të natyrës hyjnore (2 Pje. 1:4).
    3. Fryma e Perëndisë banon tek ne (Rom. 8:9).
    4. Jemi bij të familjes së Perëndisë (1 Gjo. 3:1).
    5. Kemi jetën e përjetshme (1 Gjo. 5:11-12).
    6. Duam Zotin Jezu Krisht (1 Gjo. 5:1).
    7. Duam të tjerët, në veçanti besimtarët (1 Gjo. 3:14; 4:7).
    8. Dëshirojmë t'i bindemi Zotit Jezus (1 Gjo. 2:3).
    9. Nuk bëjmë mëkat (1 Gjo. 3:9).
    10. Praktikojmë drejtësinë (1 Gjo. 2:29).

Je bindur për mëkatin dhe i je drejtuar Jezu Krishtit që të shpëtohesh? Ke besuar
tek Ungjilli i shpëtimit dhe e ke vendosur besimin tënd tek Krishti?



Vazhdo me plotësimin e provimit për mësimin 9
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Mësimi 9
LINDJA E RE

«N.Q.S. NJË NJERI NUK LIND PËRSËRI, nuk mund ta
shohë mbretërinë e Perëndisë» (Gjo. 3:3). Një personi
që besonte tek Perëndia, një fetar, që me devotshmëri
shkonte në sinagogë, një person me cilësi morale të
mrekullueshme, që shkoi për ta nderuar, Jezusi i drejtoi
këto fjalë solemne. Të gjitha ato që Nikodemi kishte
ishin të pamjaftueshme që të përgatisnin takimin e
përjetshme me Perëndinë. Je ti i përgatitur të takosh
Perëndinë?
Kliko kėtu pėr tė vazhduar me provimin e kėtij mėsimi!
Parime e doktrinës
së krishterë
Shkarko PDF
Share