Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Mësimi 8 - Provimi
DOMETHËNIA E KRYQIT

Shumë persona pohojnë se besojnë që Jezusi vdiq mbi
kryq për mëkatet e njerëzve, por në realitet nuk e
kuptojnë këtë. Me një sjellje lutjeje, konsidero sa ke
kuptuar nga kjo e vërtetë e madhe, duke iu përgjigjur sa
vijon:
1. Jezusi vdiq mbi kryq sepse (zgjidh një përgjigje)
ishte viktimë e rrethanave
ishte viktimë e një gabimi tragjik
mëkati duhej të gjykohet që të mund të shkonim tek Perëndia
nuk mund t'i ikte as Romakëve dhe as udhëheqësve Çifutë
2. Jezusi mund t'i lirojë mëkatarët nga dënimi me vdekje (zgjidh një përgjigje)
duke i bërë veprat e mira ose veprat fetare
duke kaluar sipër mëkateve të tyre pikërisht për dashurinë e Tij
duke parashikuar një sakrificë të përkryer për mëkatin
duke bërë çfarëdo lloj gjëje që i pëlqen sepse Ai është Perëndi
3. N.q.s. Jezusi nuk do të kishte vdekur mbi kryq (zgjidh një mundësi)
do të ishim të humbur përgjithmonë dhe pa shpresë
do të na tregohej një mënyrë tjetër, e pranueshme, për të shkuar
tek Perëndia
do të ishim të detyruar të punonim dhe të lodheshim më
shumë që t'i pëlqenim Perëndisë
do të pranoheshim në planin e dashurisë së Tij
4. Shkruaj me fjalët e tua 1 Pje 3:18 ose Isa. 53:4-5.
5. N.q.s. Perëndia e donte shumë Birin e Tij, përse ka lejuar që Ai të vuante dhe të
vdiste në kryq (Rom. 4:25; 5:6-8)?
6. Për kë vdiq Jezusi (Gjo 3:16; 1 Gjo 2:2)?
7. Çfarë dëshironte të thoshte Jezusi kur tha «U krye» (Gjo. 19:30)?
8. Jep një provë bindëse për ringjalljen e Jezu Krishtit.
9. Çfarë mendon? Shpjego me fjalët e tua arsyen e vdekjes së Jezusit mbi kryq.
Ne ju falënderojmë që plotësuat këtë provim biblik. Ju do të merrni një përgjigje për zgjedhjet
dhe përgjigjet që keni dhënë sa më shpejt që të jetë e mundur! Për këtë ju
duhet të plotësoni të
dhënat në vazhdim.
Emri:
Mbiemri:
Vendbanimi:
E-posta:
Komenti,
pyetja, a
kërkesa:
Parime e doktrinës
së krishterë
Shkarko PDF
Share