Domosdoshmëria e kryqit

Përse vdekja e Krishtit mbi kryq e bë e domosdoshme? Të shikojmë sa vijon:

1. PERËNDIA ËSHTË I DREJTË DHE I SHENJTË (1 Pje. 1:16; Isa. 6:2-3). Asgjë e
papastër s'mund të hyjë në praninë e Tij (Zbu. 21:27).

2. MËKATI DUHET TË GJYKOHET (Rom. 2:3,12). Në asnjë mënyrë Perëndia nuk
mund të shfajësojë fajtorin (Eksodi 34:7; Jobi 10:14). I gjithë njerëzimi është fajtor
para Perëndisë (Rom. 3:19). Mëkati kërkon dënimin kapital, d.m.th. vdekjen (Rom.
6:23).

Dënimi duhej paguar. Problemi i Perëndisë ishte, si të ishte plotësisht i drejtë e
megjithatë të mund të justifikonte mëkatarin (Rom. 3:26). Si mund të
bashkoheshin drejtësia dhe e vërteta e Perëndisë me mëshirën e Tij?


Parimi i zëvendësimit

Kur një person, ose një gjë, zë vendin e një tjetri gjendemi përballë një
zëvendësimi. Zëvendësimi me kafshë i mëkatarit simbolizonte afrim tek Perëndia
në Dhiatën e Vjetër. Qengji i pashkës u sakrifikua me vdekje si mbrojtje ndaj
gjykimit të Perëndisë (Eksodi 12:3-17). Miliona sakrifica si ky ju ofruan Perëndisë,
sipas asaj që Ai vetë kishte urdhëruar. Oferta të tilla bënin atë që është quajtur
«shlyerje» (Lev. 5:10). Kjo do të thoshte që mëkati ishte «mbuluar» nga vdekja e
një viktime të pafajshme.

Është e rëndësishme të vëresh që Gjon Pagëzori e përshëndeti publikisht Jezusin
si «Qengji i Perëndisë që i heq mëkatin botës» (Gjo. 1:29). Ai shikon te Jezusi të
vetmin që do të ishte viktima e vërtetë shlyese, drejt të cilit do të shiheshin të gjitha
sakrificat e bëra më parë. Ai duhet të ishte i vërteti i vetëm dhe i fundit
Zëvendësues. Profetët e parathanë qartë që Mesia që do të vinte do të goditej nga
Perëndia për mëkatet e të tjerëve, duke marrë kështu mbi vete edhe gjykimin e tyre
(Isa. 53:4-6). Qendra e predikimit të krishterë është se «Krishti vdiq për mëkatet
tona, sipas shkrimeve» (1 Kor. 15:3).

Duhet të studiojmë me kujdes Shkrimet që flasin për këtë vdekje zëvendësuese
(Rom. 5:6-8; 1 Pje. 2:24; 3:18). Shpëtimtari zuri vendin e mëkatarit. I drejti mori
vendin e të padrejtit. I pafajshmi zuri vendin e fajtorit. Vdekja e Jezusit nuk ishte
vetëm një shembull moral. Fajet tona e kërkonin (Rom. 4:25) dhe kjo u bë sipas
këshillës së Perëndisë (Veprat 2:23). Jezusi u bë viktima vullnetare; askush s'ia
hoqi jetën (Gjo. 10:17-18). Dha vetveten për ne (Gal. 1:4), u bë mëkat për ne (2
Kor. 5:21; Gal. 3:13). Në këtë mënyrë na ka blerë Jezusi, na ka çliruar (1 Pje.
1:18-19; Mat. 20:28). Ai ka bërë paqen nëpërmjet gjakut të kryqit (Kol. 1:20).
Mëkatari është justifikuar, ose është deklaruar i drejtë, dhe është pajtuar me
Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Jezusit (Rom. 5:9-10).


Përsosmëria e sakrificës

Sakrifica është një fjalë e përdorur në mënyrë të përsëritur në Bibël dhe është në
qendër të mesazhit të krishterë. Vdekja shlyese e Zotit Jezus mund të
konsiderohet në mënyra të ndryshme.

1. SAKRIFICA E GJAKUT (Heb. 9:22). Pa derdhje gjaku nuk ka falje të mëkateve.

2. SAKRIFICE NJERËZORE (Heb. 9:12-14; 10:4). Vetëm një njeri mund të vdesë
në vend të një njeriu tjetër për të kënaqur drejtësinë e Perëndisë.

3. SAKRIFICË PA MËKAT (Heb. 4:15; 1 Pje. 1:19; Gjo. 8:29,46). Veç i Vetmi pa
mëkat mund të vdesë për mëkatet e të tjerëve.

4. SAKRIFICE HYJNORE (Heb. 1:1-3; Kol. 2:8-9; 2 Kor. 5:19). Ai i ka pastruar
mëkatet tona. Askush, përveç Perëndisë, s'mund ta bëjë këtë (Isa. 43:25).

5. SAKRIFICE DASHURIE (Efes. 5:25; Zbu. 1:5). Kryqi është shprehja themelore e
dashurisë së Perëndisë për njerëzit mëkatar.

6. SAKRIFICE E MJAFTUESHME (1 Gjo. 2:2; Heb. 10:14). Ai ka kënaqur plotësisht
dhe përfundimisht gjithçka që drejtësia e përsosur e Perëndisë e kërkonte.


Vepra e përmbushur

Zoti Jezus i tha Atit: «pasi kam përmbushur veprën që Ti më dhe ta bëja» (Gjo.
17:4). Thirrja e Tij finale mbi kryq ishte «U përmbush!» (Gjo. 19:30). Cila ishte
vepra e madhe që kishte çuar deri në fund? «Sepse Biri i njeriut ka ardhur për të
kërkuar dhe shpëtuar të humburin» (Lluka 19:10). «Ati ka dërguar Birin për të qenë
Shpëtimtari i botës» (1 Gjo. 4:14). Misioni i Tij ishte që të shpëtonte «popullin e Tij
nga mëkatet e tyre» (Mat. 1:21). Të reflektojmë mbi atë se si Jezusi kompletoi deri
në fund veprën të cilën kishte ardhur ta kryente.

1. Ka plotësuar të gjitha gjërat prej të cilave ne nuk mund të ishin të justifikuar
nëpërmjet ligjit të Moisiut (Rom. 8:3-4).

2. Ka plotësuar gjithçka që ligji e kërkonte nga ne (Veprat 13:39).

3. Na ka liruar nga çdo dënim (Rom. 8:1).

4. Drejtësia dhe shenjtëria e Tij janë të kënaqura (Psalmi 85:10).

5. Vepra e Tij është e mjaftueshme për të shpëtuar të gjithë mëkatarët (1 Gjo. 2:2;
Gjo. 1:29; 12:32). Por nuk mund ta bëjë n.q.s. ata nuk shkojnë tek Ai (Mat. 23:37).

6. Ai ka «ofruar një sakrificë të vetme për mëkatet dhe përgjithmonë» (Heb. 10:12).
Askush nuk duhet t'i shtojë as gjënë më të vogël veprës së Tij të përmbushur mbi
kryq. Ajo është baza e vetme dhe e mjaftueshme për të na liruar nga mëkatet tona.


Prova e aprovimit

Predikimi i kishës primitive ishte që Perëndia e kishte ngjallur Jezusin nga të
vdekurit. Dhe pikërisht në bazë të kësaj njerëzit u thirrën që të besonin tek Ai
(Veprat 2:24,32; 3:15,26; 10:40).

1. U ringjall sipas Shkrimeve (1 Kor. 15:4), duke plotësuar në këtë mënyrë
profecitë e parathëna rreth 1000 vjet më parë (Psa. 16:10; Veprat 13:35-37).

2. U ringjall sipas asaj që Ai vetë e kishte thënë (Mat. 12:39-40; 16:21; Lluka
18:31-33). Specifikoi ditën ekzakte të ringjalljes së Tij (Mat. 27:63).

3. U ringjall megjithëse ishte një ushtar Romak që bënte roje tek varri. Ishin bërë
të gjitha sforcimet për të penguar që të ndodhte një ringjalljeje e rremë (Mat.
27:63-66). E panë shumë dëshmitarë (1 Kor. 15:5-8).

4. U ringjall nga fuqia e Perëndisë dhe provoi në mënyrë bindëse që gjithçka që
kishte thënë dhe bërë ishte plotësisht e aprovuar nga Perëndia (Rom. 1:3-4; Efes.
1:19-20).

5. U ringjall sepse ringjallja e Tij ishte thelbësore për justifikimin tonë (Rom. 4:25).

Madhështia e veprës së Tij nuk e heq nevojën e një përgjigjeje nga ana e njeriut.
Të gjithë njerëzit nuk janë të shpëtuar automatikisht, gjithsecili prej tyre duhet që
personalisht të vendosi të pranojë ose jo veprën e përmbushur nga Krishti.



Vazhdo me plotësimin e provimit për mësimin 8
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Mësimi 8
DOMETHËNIA E KRYQIT

Kryqi është simboli i madh i besimit të krishterë. Në fakt,
mbi kryq vdiq Shpëtimtari ynë. Perëndia urdhëroi
«predikimin e kryqit» (1 Kor. 1:17-18). Miliona njerëzve i
është mësuar që Krishti vdiq mbi kryq për mëkatet tona.
Por çfarë do të thotë kjo saktësisht? Përse ishte e
domosdoshme? Çfarë realizojë? Shpesh këto pyetje
lënë në një gjendje konfuzioni ata që e shpallin se janë
të krishterë.
Kliko kėtu pėr tė vazhduar me provimin e kėtij mėsimi!
Parime e doktrinës
Share