Profecitë që i përkasin Jezu Krishtit
Nuk mund të mohohet rëndësia e Jezu Krishtit (Jezus Mesia), edhe duke
konsideruar vetëm jetën e Tij dhe ndeshjen me botën historike. Ajo është pa
asnjë barazim dhe është përforcuar nga një sasi e madhe dëshmisë nga
Shkrimet e Dhiatës së Vjetër, të shkruara shumë kohë para lindjes së Tij.
Identifikimi kompletohet duke bashkuar çdo profeci me detajet e jetës së Tij. Janë
më shumë se 200, prej të cilave kemi sjellë këto shembuj:
1. Pasardhësi i gruas (Zan. 3:15; Gal. 4:4).
2. Lindja në Betlehem (Mikea 5:2; Mateu 2:1, 4-6).
3. Lindja e Tij nga një virgjëreshë (Isa. 7:14; Mateu 1:18, 23-25).
4. Paraardhësi i Tij (Isa. 40:3; Mateu 3:1-3).
5. Hyrja e Tij në Jerusalem (Zakaria 9:9; Lluka 19:35-38).
6. Refuzimi i të tjerëve (Isa. 53:3; Psalmi 69:8; Gjo. 7:5; 19:15).
7. Tradhtia (Zakaria 11:12; Mateu 10:4; 26:14-15).
8. Fshikullimet, përbuzja (Isa. 50:6; Mateu 26:67).
9. Vuajtja për mëkatet e të tjerëve (Isa. 53:5, 1 Pje 2:24; 3:18).
10. Shpimi me heshtë mbi kryq (Psalmi 22:16; Zakaria 12:10; Gjo. 19:34,37).
11. Lutja për armiqtë e Tij (Isa. 53:12; Lluka 23:34).
12. Kryqëzimi me kriminelët (Isa. 53:9; Mateu 27:38).
13. I varrosur në një varr të pasurish (Isa. 53:9; Mateu 27:57-60).
14. Ringjallja nga të vdekurit (Psa. 16:8-10; Lluka 24:46; Veprat 13:33-35).
Vetë Shkrimet profetizojnë për ardhjen e Tij të dytë (Psalmi 50:3-6; Danieli 7:13;
Zakaria 12:10; 14:4, dhe në shumë referime të Dhiatës së Re). Ato parathonë për
qeverinë e Tij universale (1 Kro. 17:11-14; Isa. 9:7; Danieli 7:14; Psalmi 2:6-8;
45:6-7; 72:8; 110:1-3).
Detyrat e Jezu Krishtit
Zoti Jezus, në një mënyrë unike, përmblodhi në vetvete tre detyrat e mëdha të
prejardhura nga Perëndia.
1. ËSHTË NJË PROFET. Është më i madhi ndër gjithë profetët (Marku 6:4; Veprat
3:22). Pikërisht për Të foli Moisiu (LiP. 18:15-19).
2. ËSHTË NJË KRYEPRIFT I MADH. Përfaqëson popullin e Tij përpara Atit dhe lutet
për ta (Heb. 4:14-16; 7:25). Për Të flitet tek 1 Sam. 2:35).
3. ËSHTË MBRET, MBRETI I MBRETËRVE (Zbu. 19:16). Erdhi në fillim si Mbret i
çifutëve (Gjo. 19:19). Sot është Mbret në zemrat e popullit të Tij. Do të pranohet nga
të gjithë një ditë (Fil. 2:9-10).
Hyjnia e Jezu Krishtit
Bibla pohon që Jezu Krishti ishte Perëndia i zbuluar në mish (1 Tim. 3:16); ishte
shëmbëllimi i saktë i Perëndisë së padukshëm (Kol. 1:15). Është e
mrekullueshme të konstatosh që Perëndia i gjallë u mishërua (Gjo. 1:1,14). Çfarë
trishtimi kur lexojmë që «Ai ishte në botë, dhe bota u bë nëpërmjet Tij, por bota
nuk e njohu»! (Gjo. 1:10).
Ishte e nevojshme që Perëndia të na shpëtonte dhe vetëm Ai kishte fuqinë për ta
bërë. «Unë, Unë jam i Përjetshmi, dhe jashtë meje nuk ka Shpëtimtar» (Isa.
43:11). Erdhi si Jezusi nga Nazareti për të qenë «Perëndia dhe Shpëtimtari ynë i
madh» (Titi 2:13). Maria tha: «Fryma ime ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin
tim» (Lluka 1:47). Fëmija që do të lindte nga ajo ishte Shpëtimtari i saj dhe
Perëndia i saj. Janë të shumta pjesët Biblike që e tregojnë Jezusin si Perëndi.
1. AI U QUAJT DIREKT PERËNDI (Gjo. 1:1,14; 20:28; Rom. 9:5; 2 Pjetrit 1:1; 1 Gjo.
5:20). Ati i drejtohet Birit si Perëndisë (Heb 1:8).
2. ËSHTË QUAJTUR BIRI I PERËNDISË. Dëgjuesit e Tij e kuptuan qartë që ky titull
tregonte që Jezusi ishte Perëndia (Gjo. 10:33-36). Është edhe një përdorim më i
vogël i termit «bir i Perëndisë», por Jezusi është i vetmi Bir i Perëndisë (Gjo.
1:14,18).
3. E GJITHË TËRËSIA E PERËNDISË BANON TEK AI. (Kol. 1:19; 2:9). Ai nuk është
një formë më e ulët e Perëndisë.
4. MBAN EMRAT HYJNOR TË PERËNDISË. Jezusi emërtohet Alfa dhe Omega, I
Pari dhe I Fundit, Fillimi dhe Fundi (Zbu. 22:13; 1:8,17; Isa. 44:6). Është edhe UNË
JAM (Gjo. 8:24,58; Eksodi 3:14). Në momentin kur Jezusi thoshte që ishte «UNË
JAM», Ai deklaronte prejardhjen hyjnore të Tij.
5. ËSHTË ADHURUAR SI PERËNDIA (Mateu 14:33; Gjo. 20:28; Fil. 2:10; Heb. 1:6;
Isa. 45:23). Adhurimi i drejtohet vetëm Perëndisë (Mateu 4:10; Zbu. 22:8-9).
6. DUHET TË NDEROHET NJËLLOJ (Gjo. 5:23). Perëndia nuk ja jep lavdinë e Tij
ndonjë tjetri (Isa. 42:8).
7. ZOTËRON DETYRA HYJNORE. Është Krijuesi (Kol. 1:16-17; Heb. 1:2,10); është
Gjykatësi i të gjithëve (Gjo. 5:22); është Ai që i fal mëkatet (Mateu 9:2-6), ndonëse
vetëm Perëndia e bën këtë (Isa. 43:25).
8. KA JETËN NË VETVETE (Gjo. 5:26). Ai i jep jetën të tjerëve, por ekziston për
Vetën, se nuk e ka marrë jetën nga askush tjetër.
9. KA TË GJITHË ATRIBUTET HYJNORE. Jezusi nuk ndryshon (Heb. 13:8). Është i
gjithëpushtetshëm (Zbu. 1:8), i kudogjendur (Mateu 28:20) dhe ka të gjithë cilësitë
e tjera hyjnore (Gjo. 21:17; Mikea 5:2; 1 Tim. 1:16-17).
10. BËN VEPRAT E PERËNDISË. Komandoi elementet (Mateu 8:26-27; Marku
4:39-41); prodhoi bukë për turmën (Mateu 14:19-21; 15:36-38); ngjalli të vdekur
(Gjo. 11:32-44; Lluka 7:12-16).
Natyra njerëzore e Jezu Krishtit
Megjithëse ishte plotësisht dhe përjetësisht Perëndi, Ai ishte edhe «Jezu Krishti
njeri» (1 Tim. 2:5). Jezusi i referohej shpesh vetvetes si Biri i Njeriut. U vesh me
natyrë njerëzore, u bë si ne në gjithçka, duke përjashtuar mëkatin. Provoi
emocionet tona; pati uri etj., vuajti, qau dhe ndjeu edhe lodhje. Eksperimentoi
tundimin nga ana e Satanit (Mateu 4:1-11). Vuajti, i rrodhi gjak, vdiq, u varros dhe u
ringjall nga të vdekurit. Ishte ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, megjithëse ishte
plotësisht njeri.
1. KISHTE PRINDËR NJERËZOR, origjina e të cilëve kalonte nëpërmjet Davidit
ngjitej deri tek Adami (Lluka 3:23-38), por lindi nga një virgjëreshë, i ngjizur nga
Fryma e Shenjtë (Mateu 1:18-23).
2. KISHTE NJË TRUP NORMAL, si të tjerët (Rom. 8:3; Gjo. 4:9). Ai u rrit deri në
moshën e pjekurisë sipas normave të zakonshme (Lluka 2:40,52), por jeta e Tij
nuk ishte ndotur nga mëkati (Heb. 4:15).
3. ISHTE NJË QENIE E FORMUAR NGA TRE PJESË, si të tjerët. Kishte një trup
(Heb. 10:5), një shpirt (Mateu 26:38) dhe një frymë (Lluka 23:46); por ai
demonstronte një njohje të shkëlqyer të Perëndisë dhe kishte një raport aq intim
me Perëndinë që asnjë njeri tjetër s'mund ta kishte.
Mund të kuptohen një pjesë e madhe e sjelljeve të Tij vetëm nga këndvështrimi i
Tij i njerëzishëm - si vajtimi mbi kryq (Mateu 27:46) dhe vdekja e Tij.
Pyetja më e rëndësishme që Jezusi ja bëri njerëzve ishte: «Kush thoni ju se jam
Unë?» (Mateu 16:15). Tha se n.q.s. nuk do të besonin tek Ai në mënyrën e duhur,
do të vdisnin në mëkatet e tyre (Gjo. 8:24).
Kush thua ti se është Jezusi?
Vazhdo me plotësimin e provimit për mësimin 7





Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Mësimi 7
JEZUS KRISHTI: PROVIDENCA E PERËNDISË
«UNË E DI QË MESIA (që është quajtur Krisht) DO TË
VIJË», tha gruaja samaritane. «Jezusi i tha: `Unë që po
të flas jam ai'» (Gjo. 4:25-26). Pak kohë më parë një
peshkatar nga Galilea i kishte thënë vëllait të tij: «Kemi
gjetur Mesian (që do të thotë: Krishtin)» (Gjo. 1:41).
Krishti ishte Ai që do të sillte «drejtësinë e përjetshme»
duke vendosur mbretërinë e Tij të përjetshme. Jezusi
nga Nazareti lindi rreth 2000 vjet më parë dhe data e
lindjes së Tij mbahet si pika që ndan gjithë historinë.
Është njohur si i Zgjedhuri i profetizuar nga Shkrimet e
Shenjta antike. Ai erdhi si:
1. Mbreti i premtuar dhe Çliruesi i popullit çifut (2
Sam. 7:11-13).
2. Atë që Perëndia e ka dërguar për të qenë
Shpëtimtari i botës (Lluka 2:11; Gjo. 4:42).
3. «Perëndia me ne» (Emanuel), Çliruesi hyjnor
(Mateu 1:23; Isa. 7:14).
PARIMET E DOKTRINËS SË KRISHTERË
nga O. Jean Gibson