Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Mësimi 6 - Provimi
SHQYRTOJMË PËRJETËSINË

«N.q.s. një njeri vdes, do të jetojë ai përsëri?» Kjo pyetje
e bërë nga njëri prej antikëve, është akoma me rëndësi
të madhe edhe sot. Çfarë ndodh pas vdekjes?
1. Bibla i paraqet ata që kanë vdekur si qenie të vetëdijshme dhe të
ndërgjegjshme, në njërin prej dy vendeve. Cilët janë këto dy vende (2 Kor. 5:8; Zbu.
20:10,15)?
2. Bibla thotë që të gjithë ata që vdesin do të ringjallen nga të vdekurit. Përshkruaj
dy fatet e ndryshme të njerëzimit (Danieli 12:2; Gjo. 5:28-29; Veprat 24:15b).
3. Shkruaj me fjalët e tua vargjet e mëposhtme: Gjo. 3:16; 2 Thes. 1:8-9.
4. Sa zgjat përjetësia? Mund ta përshkruash me një shembull?
5. Jezusi tregoi për një njeri që shkoi në ferr (Lluka 16:19-31). Sipas kësaj pjese,
cilat nga frazat e mëposhtme është e vërtetë (zgjidh një)?
Një person mbaron thjesht së ekzistuari kur vdes
Një i vdekur jeton një gjendje të pavetëdijshme ose «gjumë të shpirtit»
Ferri është një vend i mundimeve të vetëdijshme, pa fund
Të gjithë njerëzit do të shpëtohen
N.q.s. një njeri shkon në ferr, do të ketë një mundësi të dytë për t'u
shpëtuar
6. Cilat nga shprehjet e mëposhtme nuk përdori Jezusi për të përshkruar ferrin
(zgjidh një)?
Zjarr i pashuar
Vuajtje e përjetshme
Errësirë
Vuajtje dhe kërcëllitje dhëmbësh
Një vend i një pastrimi të përkohshëm
Liqen i zjarrtë
7. Përgjigju vërejtjeve të mëposhtme.

a. Doktrina e ferrit është e papajtueshme me dashurinë e Perëndisë.
b. Ky mësim na çon tek frika.
c. Nuk është e drejtë nga ana e Perëndisë që të jetë kaq i egër.
8. Bibla e përshkruan të ardhmen e besimtarit në qiell si (zgjidh një mundësi):
Të jesh gjithmonë me Krishtin
Ekzistenca në një trup të transformuar
Të mos jesh më në trishtim dhe në dhimbje
Të jesh në një vend ku nuk ka papastërti dhe ndotje
Gjithçka që u tha më lart
Frazat «a» dhe «c»
9. Çfarë mendon? Në eksperiencën tënde shpirtërore ke arritur ndonjë herë në
pikën në të cilën me siguri e dije se do të shkoje në qiell sikur të vdisje atë natë?
Shpjegoje.
Ne ju falënderojmë që plotësuat këtë provim biblik. Ju do të merrni një përgjigje për zgjedhjet
dhe përgjigjet që keni dhënë sa më shpejt që të jetë e mundur! Për këtë ju
duhet të plotësoni të
dhënat në vazhdim.
Emri:
Mbiemri:
Vendbanimi:
E-posta:
Komenti,
pyetja, a
kërkesa:
Parime e doktrinës
së krishterë
Shkarko PDF
Share