1. MOS-EKZISTENCA. Shpesh, kjo emërtohet me termin «asgjësim». «Kur vdes,
vdes», dhe qenia jote asgjësohet.

2. RITRUPËZIMI. Një person që ka vdekur mund të kthehet mbi tokë në forma të
ndryshme jete ose në trupin e një personi tjetër. Me sa mund të parashikohet, kjo
do të kërkonte një fuqi mbinatyrore të ndonjë lloji.

3. KOMUNIKIMI I SHPIRTRAVE. I vdekuri jeton në një botë misterioze shpirtrash
dhe mund të përpiqet të mbajë lidhje me ata që jetojnë mbi tokë.

4. ËSHTË E PAMUNDUR TA DISH. Gjendja jonë, pas vdekjes, është përtej njohjes
njerëzore. Nuk dihet n.q.s. ekziston ose jo jeta mbas vdekjes. Duhet të presim dhe
të shikojmë se çfarë ndodh dhe, në rast se ka jetë mbas vdekjes, të shpresojmë
tek fati ose në jetën tonë të harxhuar mirë.

Asnjëra nga këto teori nuk shkon me atë që na mëson Bibla. Kjo i paraqet ata që
kanë vdekur si qenie të ndërgjegjshme dhe të vetëdijshëm në njërin nga dy vendet
e poshtë shënuara: në prani të Perëndisë (2 Kor. 5:8) në një gjendje të bekuar
(Zbu. 14:13), ose të ndarë nga Perëndia, në një vend me tmerr të madh (Zbu. 20:
10, 15).


Ringjallja e të vdekurve

Fjala «ringjallje» do të thotë «të qëndrosh në këmbë» ose «ngrihem». Zoti Jezus,
duke ju përgjigjur atyre të kohës së Tij të cilët mohonin ringjalljen, nxori në pah që
emri i Perëndisë i ishte atribuar njerëzve të mëdhenj që kishin vdekur prej kohësh.
«Ai nuk është një Perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve» (Lluka 20:37-38). Shpallja
e ringjalljes u bë themelore për predikimin apostolik (Veprat 1:22; 4:2; 17:18; 23:
6). Apostulli Pal thotë që ishin më shumë se 500 dëshmitarë për ringjalljen e
Krishtit (1 Kor. 15:4-8) dhe n.q.s. kjo nuk do të ishte e vërtetë, i kotë ishte besimi i
tyre (15:12-17). E vërteta e jashtëzakonshme e Shkrimit, në çdo mënyrë, është se
janë dy klasa në ringjallje, të ndara me kujdes nga njëra-tjetra.

«Dhe shumë prej atyre që flenë në pluhurin e tokës do të zgjohen; disa për jetën e
përjetshme, disa për në turp, për në vuajtje të përjetshme» (Dan. 12:2).

«Të gjithë ... do të dalin jashtë: ata që kanë punuar mirë, do të ngjallen për të
marrë jetën e përjetshme, dhe ata që kanë punuar keq, do të ngjallen për të marrë
dënimin» (Gjo. 5:28-29).

«Do të jetë një ringjallje e të drejtëve dhe e të padrejtëve» (Veprat 24:15b).

Duke konsideruar gjykimin e Perëndisë, janë dy mundësi përpara njerëzve. Një
mundësi e tmerrshme është gjykimi i përjetshëm (Heb 6:2; 9:27); tjetra është jeta
e përjetshme (Gjo. 3:16) dhe për të liria nga ai gjykim dënimi (Gjo. 5:24; Rom. 8:1).


Shtrirja e përjetësisë

Është e çuditshme që fjalë të Biblës si «përjetësi», «i përjetshëm», «në shekuj të
shekujve» janë mësuar sikur të kishin kufizime. Megjithatë, disa kanë parë gjuhët
origjinale të Shkrimit dhe janë përpjekur të demonstrojnë që këto shprehje
tregojnë një periudhë të papërcaktuar. Përdorimi i këtyre termave në Shkrim
dëshmon, pikërisht, që nuk ka asnjë kufizim për zgjatjen e përjetësisë, megjithëse
e përkthyer «nga epoka në epokë».

Vargjet e mëposhtme tregojnë aplikimin e termit «i përjetshëm».

1. E ZBATUAR PËR PERËNDINË. «I Përjetshmi Perëndi» (Rom. 16:26), «Fryma e
përjetshme» (Heb. 9:14), «lavdia e përjetshme» (1 Pje 5:10), «fuqi e përjetshme»
(1 Tim. 6:16), «mbretëri e përjetshme» (2 Pjetrit 1:11).

2. E APLIKUAR PËR TË ARDHMEN E BESIMTARIT. «Çlirim i përjetshëm» (Heb. 9:
12), «shpëtim i përjetshëm» (Heb. 5:10), «jetë e përjetshme» (Gjo. 3:15,16,36;
Lluka 18:30).

3. E APLIKUAR PËR TË ARDHMEN E JOBESIMTARIT. «Zjarr i përjetshëm» (Mateu
18:8), «dënim i përjetshëm» (Mateu 26:46), «shkatërrim i përjetshëm» (2 Thes. 1:
9).

E njëjta gjë është edhe për shprehjen «në shekuj të shekujve». Përdoret për
Perëndinë dhe fronin e Tij (Zbu. 4:9-10; 10:6; 15:7), për mbretërinë e ardhshme të
besimtarëve me Zotin (Zbu. 22:5), për tmerrin pa fund (Zbu. 14:11; 20:10).

Besohet që shprehje të tilla, si «shkatërrim», «të humbasësh» dhe «të
konsumosh», tregojnë në thelb asgjësim. Megjithatë, është e qartë që djalli është
shkatërruar (Heb. 2:14), por nuk është asgjësuar (Zbu. 20:10); besimtarët mund të
konsumohen nga fjalët e të tjerëve, por nuk mund të asgjësohen nga kjo (Gal. 5:
15). Djali i humbur po vdiste, megjithatë ai nuk mbarojë së ekzistuari si person
(Lluka 15:17). Fati i të gjithë atyre që nuk besojnë është shkatërrimi i përjetshëm
(2 Thes. 1:9) dhe fakti që shkatërrimi është i përjetshëm, dëshmon që kjo nuk
implikon një mbarim të ekzistencës. Është humbja e gjendjes së mirëqenies, por
jo humbja e së qenies (ekzistenca).


Gjendja e të humburve

1. SI E KA PËRSHKRUAR JEZUSI. Zoti Jezus tregoi një histori, atë të të pasurit në
ferr, që disa e përshkruajnë si shëmbëlltyrë (Lluka 16:19-31), megjithëse Bibla
nuk e përcakton si të tillë. Megjithatë, edhe sikur të ishte shëmbëlltyrë, përdorimi i
gjuhës simbolike nuk anulon të vërtetën mësimdhënëse në këtë pjesë.
Shpëtimtari kërkoi të mësonte diçka nëpërmjet kësaj historie dhe do të bëjmë
mirë n.q.s. reflektojmë me vëmendje mbi mësimet që na jep:

    a. Jeta nuk mbaronte mbas vdekjes.
    b. Shpirtrat nuk ishin të pavetëdijshëm.
    c. Nuk ishte shpëtimi i të gjithë njerëzve.
    d. Nuk ofrohej një mundësi e dytë.
    e. Nuk kishte ritrupëzim ose kthim mbi tokë.
    f. Mundimi ishte pa fund dhe nuk kishte shpresë se gjërat mund të
    ndryshonin për ata që nuk ishin të shpëtuar.
    g. Nuk kishte asnjë qëllim për pastrim, por vetëm ai i dënimit të
    përjetshëm.

2. SI NA E KA MËSUAR ME TEJ JEZUSI. Përshkrimet e tmerrshme të mëposhtme
janë dhënë të gjitha nga Ai që deshi me një dashuri të pakufishme, dha veten e Tij
për të shpëtuar njerëzit. Ai tha thjesht të vërtetën mbi ata që linin këtë botë duke e
përçmuar dhe duke e refuzuar Atë.

    a. Zjarr që nuk shuhet (Mateu 3:12; 18:8; Marku 9:44,48)
    b. Mundim i përjetshëm (Zbu. 14:11)
    c. Terr (Mateu 22:13; 25:30)
    d. Vajtim dhe kërcëllitje dhëmbësh (Mateu 13:42,50; 24:51; Lluka 13:38)
    e. Liqen i zjarrtë (Zbu. 20:15)


Vërejtje për doktrinën e dënimit të përjetshëm

Janë të shumta vërejtjet e bëra kundër kësaj doktrine jopopullore.

1. ËSHTË I PAPAJTUESHEM ME DASHURINË E PERËNDISË. «Siç është e vërtetë që
Unë jetoj, thotë Zoti, i Përjetshmi, Unë nuk kënaqem me vdekjen e të pabesit; por
dua që i pabesi të kthehet nga rruga e tij dhe të jetojë: kthehuni ... nga rrugët tuaja
të mbrapshta! Përse do të vdisni ju?» (Ezek. 33:11). Zoti Jezus donte një qytet që e
kishte hedhur poshtë Atë dhe qau për të (Lluka 19:41). Ai është në fakt një Perëndi
i dashur, por duke qenë i drejtë, nuk mund të shpallë të pafajshëm fajtorin që
refuzon shpëtimin e Tij (Num. 14:18).

2. NUK ËSHTË ARSYE E MIRË TË VRAPOSH PËR TE FRIKA. Mund të jetë e vërtetë
që dashuria e Perëndisë ose dëshira për të mirën e tjetrit të jenë arsye të mira;
megjithatë, frika për pasoja serioze është një masë e përbashkët parandaluese
për sjelljen e keqe ose edhe për padrejtësitë e jetës së përditshme. Zoti Jezus ju
drejtua pikërisht ndrojtjes ndaj Perëndisë dhe gjykimit të Tij të afërt (Mateu 10:28).
Shkrimi thotë t'i ndruhesh Perëndisë është parimi i diturisë (Fja. 9:10). Nëpërmjet
Shkrimeve të Shenjta njerëzit nxiten që t'i ndruhen Perëndisë, në kuptimin e vërtetë
të fjalës (1 Pje 2:17; Zbu. 14:7; 15:4).

3. ËSHTË E PADREJTË NGA ANA E PERËNDISË TË JETË KAQ I EGËR. Njerëzit të
cilët kanë gjetur një mënyrë që t'i shmangen një Perëndie që i do dhe që i janë
përgjigjur kësaj dashurie me një refuzim, duke nxjerrë justifikime ose duke e
shtyrë vendimin e tyre, nuk duhet të mrekullohen n.q.s. marrin një drejtësi të sigurt
nga ana e një shenjtërie të fyer. «Mos u mashtroni: Perëndia nuk mund të vihet në
lojë; sepse atë që njeriu do ketë mbjellë, atë do të korrë» (Gal. 6:7). Të fyesh
dashurinë e pafund dhe durimin e pafund të një Perëndie të pafund kërkon një
dënim të pafund.


Gjendja e të çliruarve

Gjendja finale e të drejtit është në kontrast me atë që folëm më sipër. «Prania jote
më mbush me gëzim, dhe më sjell kënaqësi përgjithmonë» (Psalmi 16:11). «Që
tani, të lumtë ata që vdesin në shërbim të Zotit» (Zbu. 14:13). Besimtari pret
«qytetin që ka themele të vërteta i të cilit arkitekt dhe konstruktor është Perëndia»
(Heb. 11:10). Ky vend është më i miri se çdo tjetër e botës. Tani do të shikojmë
kushtet e përjetshme të besimtarit dhe banesa e tij e përhershme:

1. ME KRISHTIN. «Unë po shkoj t'ju përgatit një vend ... që atje ku të jem unë të jeni
edhe ju» (Gjo. 14:3; 17:24). «Të largohesh nga trupi» do të thotë «të banosh me
Zotin» (2 Kor. 5:8).

2. NË NJË TRUP TË TRANSFORMUAR. Do t'i ngjajë atij të Jezusit (Fil. 3:21) dhe do
të jetë kështu i pakorruptueshëm (1 Kor. 15:35-44). Ringjallja për ata tek Krishti do
të ndodhë me ardhjen e dytë të Krishtit (1 Thes. 4:15-17).

3. NË NJË VEND KU «S'KA ME». Nuk është me vdekja, s'ka trishtim, s'ka vajtim,
s'ka dhimbje dhe gjithçka që e bën jetën të vështirë dhe të palumtur nuk do të jetë
më (Zbu. 21:4).

4. NË NJË VEND ME BUKURI TË PAFUND. «Qyteti ishte me arë të pastër, i
ngjashëm me xhamin e pastër» (Zbu. 21:18-21). Është i zbukuruar me gurë të
çmuar të çdo lloji.

5. NË NJË VEND KU NUK DO TË GJENDET ASGJË E PAPASTËR OSE NDOTESE
(Zbu. 21:27).

Vendi i të shenjtëve shpesh quhet «Jerusalemi i Ri». Ne e quajmë «qiell». Çifutët
e quanin «parajsë». Sido që ta quajmë, ai duhet të jetë objekti i dëshirës së çdo
besimtari. Në fakt Pali thoshte: «të vdesësh është fitim» (Filip. 1:21). Ç'fjalë të
mrekullueshme ishin ato që Zoti Jezus ia drejtoi hajdutit mbi kryq i cili ishte
penduar për mëkatet e tij dhe kishte besuar tek Ai: «Sot ti do të jesh me mua në
parajsë» (Lluka 23:43). Dëshiron edhe ti të jesh atje me Të një ditë?



Vazhdo me plotësimin e provimit për mësimin 6
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Mësimi 6
SHQYRTOJMË PËRJETËSINË

«POR NJERIU VDES DHE HUMBET ÇDO FORCË; i
vdekshmi jep shpirt dhe ... ku është ai?» (Jobi 14:10).
Personat që reflektojnë të cilëve nuk i shpëton fluksi i
vazhdueshëm i funeraleve e kuptojnë me lehtësi që
koha mbi tokë është e kufizuar. Disa ndalojnë për të
shqyrtuar ndonjë shpresë, për ta për të jetuar përtej
harkut të shkurtër të kohës të kësaj jete. Disa të tjerë,
kërkojnë të injorojnë vdekjen dhe jetojnë sikur kjo nuk
do të vinte kurrë. Natyrisht, të injorosh diçka nuk do ta
ndryshojë kurrë realitetin, por do të evitojë thjesht
tmerrin për ta menduar. Herët ose vonë pjesa më e
madhe e të gjallëve mendon mbi pyetjen, «Çfarë ndodh
pas vdekjes?» Teoritë e tyre mund të rreshtohen në nën
pika të ndryshme:
Kliko kėtu pėr tė vazhduar me provimin e kėtij mėsimi!
Parime e doktrinës
së krishterë
Shkarko PDF
Share