Koncepte të përgjithshme të mëkatit

Çfarë është mëkati? Një fjalor i përgjithshëm na thotë që është një ofendim ndaj
ligjit etik dhe ligjit të Perëndisë, dhe kjo është shumë e qartë. Megjithatë, njerëzit
janë larguar nga ky përkufizim i thjeshtë me qëllimin që të fusin ide të ndryshme
dhe të çuditshme dhe për më tepër të redaktuara. Ja disa shembuj:

    1. MËKATI NUK EKZISTON. I drejtë ose i gabuar qoftë, është thjeshtë një
    çështje që ka të bëjë me ndryshimin e normave sociale.
    2. ÇFARË DEMTON NJË TJETËR ËSHTË MËKATI, por çdo gjë që ti bën
    personalisht është puna jote.
    3. MËKATI KA TË BËJË ME ZAKONET E KËQIJA. Mbahen të tilla nga grupe
    të ndryshme personazh dhe në mënyra të ndryshme.
    4. MËKAT ËSHTË NJË MENDIM I GABUAR OSE NJË GJYKIM I KEQ
    5. MËKATI NUK I PËLQEN PERËNDISË POR NUK ËSHTË DIÇKA E
    RENDE. Të gjithë e bëjmë sepse në fund të fundit jemi vetëm njerëz.


Koncepti biblik i mëkatit

Idetë e lartpërmendura bien në kontrast me atë që Bibla na mëson mbi mëkatin
që është:

    1. Të ndjekësh rrugën tënde (Isa. 53:6).
    2. Të thyesh ligjin e Perëndisë (1 Gjo. 3:4).
    3. Rebelim kundër Perëndisë (1 Gjo. 3:4).
    4. Të dish të bësh mirë dhe mos ta bësh (Jak 4:17).
    5. Të veprosh jo sipas besimit (Romakëve 14:23).
    6. Të mos besosh tek Jezusi (Gjo. 16:9).
    7. Çdo papastërti ose të veprosh në mënyrë të gabuar (1 Gjo. 5:17).
    8. Gjithçka që është e kundërt nga karakteri i Perëndisë (Rom.3:23).

Gjërat e tjera të këqija që dalin nga zemra e njeriut, ndërmjet të cilave mendimet e
këqija, imoraliteti, tradhtia bashkëshortore, lakmia, smira, shpifja,
mendjemadhësia, budallallëku, janë të shkruara tek Marku 7:21-23. Asnjë mëkat
nuk i fshihet syve të Perëndisë (Psalmi 90:8). Mëkatet tona janë një ofendim
kundër Perëndisë sepse Ai është përsosurisht i shenjtë (Psalmi 145:17; Isa. 6:3-
5; Habakuk 1:13). N.q.s. nuk do të ekzistonte Perëndia nuk do të ekzistonte mëkati,
sepse nuk do të ekzistonte asnjë Qenie e përkryer që të ishte si model për atë që
është e drejtë.


Origjina dhe pasojat e mëkatit

Shembulli i parë i mëkatit që na sillet ka ndodhur në qiell. Engjëlli Lucifer dëshiroi
të ishte si Perëndia (Isa. 14:12-14). Mëkati i tij u bë krenaria (Ezekieli 28:15-17)
dhe për këtë mëkat u përzu nga qielli dhe u bë Satan. Nëpërmjet tundimit të
familjes së parë njerëzorë, ai futi mëkatin në botë. Ky mëkat u bë mosbindja ndaj
Perëndisë (Zanafilla 2:16-17; 3:1-6). Njeriu u bë përgjegjës për mëkatin dhe i
gjykuar si rrjedhim (Zan. 3:16-24).

Vërehet tek Zanafilla 3 që qeniet e para njerëzore humbën bashkësinë me
Perëndinë. Gjykimi i tyre konsistonte në ndarjen nga prania e Tij. U bënë objekt në
fillim të vdekjes fizike, që është ndarja e shpirtit nga trupi; menjëherë
eksperimentuan vdekjen shpirtërore, që është në fakt ndarja e shpirtit nga
bashkësia me Perëndinë. Zbuluan të vërtetën e pohimit klasik të Biblës: «Paga e
mëkatit është vdekja» (Romakëve 6:23). Paga është diçka që e fitojmë dhe që na
pret. «Shpirti që mëkaton do të jetë ai që do të vdesë» (Ezekieli 18:4). Vdekja
është vetëm paga e mëkatit. Të tillë vdekje përmbledh edhe vdekja e dytë (Zbu 20:
14). që do të thotë ndarje e përjetshme nga Perëndia. Mëkatet e njerëzve janë të
regjistruara në qiell dhe do të përdoren si bazë për gjykimin (Zbu. 20:12). Paratë,
lutjet, shkuarjet në kishë dhe veprat e mira, nuk mund ta paguajnë kurrë borxhin e
mëkatit.


Perëndia do dhe pranon mëkatarët

Është çuditërisht e vërtetë që një Perëndi i shenjtë, me gjithë urrejtjen e Tij për
mëkatin, e do mëkatarin. «Perëndia tregon madhështinë e dashurisë së Tij për
ne, sa që, ndërsa ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne» (Romakëve 5:8). «Nuk
është se ne e kemi dashur Perëndinë, por Ai na ka dashur ne» (1 Gjo. 4:10). Ai e
ka treguar këtë dashuri duke dërguar Birin e Tij të vetëm për të na shpëtuar (Gjo. 3:
16). Nëpërmjet vdekjes së Birit të tij për ne, Perëndia mund të na ofrojë faljen
(Veprat 13:38; Efes. 1:7).

Pranimi i mëkatit tënd duhet të paraprijë çdo dëshirë të sinqertë për falje.
Psalmisti thoshte: «Unë i di prapësitë e mia, dhe mëkati im është vazhdimisht
përpara meje» (Psalmi 51:3); ngrinte zërin e tij për t'u pastruar dhe nuk mohonte
asnjë nga mëkatet që kishte bërë kundër Perëndisë. Djali i humbur thoshte: «Unë
do të ngrihem dhe do të shkoj tek babai im, dhe do t'i them: Baba, kam mëkatuar
kundër qiellit dhe kundër teje» (Lluka 15:18). Shpëtimtari ynë tregon historinë e dy
burrave që luteshin. Njëri nga të dy nuk kishte kurajën të ngrinte sytë drejt qiellit,
por godiste gjoksin duke thënë: «O Perëndi, ji zemërmirë drejt meje që jam
mëkatar!» Jezusi e deklaroi atë njeri të justifikuar (Lluka 18:13-14). Fryma e
Shenjtë e Perëndisë vepron për t'i çuar njerëzit në bindjen intime për mëkatin (Gjo.
16:8-11).


Perëndia thërret mëkatarët për pendim

«Unë nuk kam ardhur të thërras të drejtit, por mëkatarët që të pendohen» (Lluka 5:
32). Vepra bindëse e Frymës i çon njerëzit në pendim (Gjo. 16:8). Domethënia
elementare e fjalës është «ndryshim idesh». Në Shkrim përdorimi i saj nënkupton
një ndryshim idesh duke i kthyer shpinën mëkatit, në mënyrë që të kthehesh drejt
Perëndisë. Thirrja e Dhiatës së Vjetër ishte «kthehuni tek unë» (Zakaria 1:13).
Është vetëm mirësia e Perëndisë që na udhëheq në pendim (Romakëve 2:4).
Mendohet për mëkatet e bëra dhe ndjehet trishtim që i kam bërë (2 Kor. 7:9-10).
Pendimi vepron në mënyrë që prodhon një ndryshim të vërtetë, në vend të fjalëve
të kota (Mateu 3:8; Lluka 13:3,5; Veprat 26:20). Predikimi i parë i krishterë i nxiste
njerëzit për pendim (Veprat 2:38; 3:19; 17:30). Një veprim i tillë nuk na bën të
pranueshëm nga Perëndia por na bën të njohim gjendjen tonë të mjerë. Pendim
përpara Perëndisë dhe besim tek Zoti ynë Jezu Krisht janë veprime që bëhen
njëra pas tjetrës si përgjigje e drejtë ndaj thirrjes së Perëndisë (Veprat 20:21).
Pendimi nuk është një veprim që na bën të meritojmë shpëtimin; me anë të
pendimit i përgjigjemi ftesës për pendim, pranojmë të keqen e mëkatit tonë, duke
dëshiruar ndryshimin tonë (Isa. 55:7).  


Nevoja për në vetëekzaminim

Është e rëndësishme të dimë që jemi të humbur n.q.s. nuk kemi pasur asnjëherë
një takim personal me Shpëtimtarin (Lluka 19:10). Kjo gjendje humbjeje i
dedikohet mëkatit - prandaj duhet të pendohemi, duke ju drejtuar Perëndisë.


    Lista e kontrollit
    1. Ke qenë ndonjëherë egoist?
    2. Nuk ke qenë asnjëherë lakmues ose ke dëshiruar ndonjëherë me zjarr
    diçka?
    3. Ke bërë gjithmonë të mirën që dije ta bëje?
    4. Ke qenë gjithmonë i sjellshëm dhe plot me respekt ndaj të gjithëve?
    5. E ke dashur gjithmonë Perëndinë me gjithë zemrën tënde, me gjithë
    shpirtin, mendjen dhe forcën tënde?
    6. I ke dashur gjithmonë të tjerët si veten tënde?
    7. Ke qenë gjithmonë i përkryer ashtu siç ishte Zoti Jezus?

N.q.s. përgjigjja e ndonjërës nga pyetjet është «JO», Bibla thotë që je një mëkatar.
Të kesh zbatuar të gjithë ligjin dhe të jesh fajtor vetëm se ke thyer një pikë je fajtor
në të gjitha pikat (Jak 2:10). Vetëm një thyerje e shenjtërisë së përkryer të
Perëndisë e bën njeriun mëkatar.

Zoti Jezus erdhi për të shpëtuar «popullin e Tij nga mëkatet e tyre» (Mateu 1:21).
Fuqia dhe ndëshkimi i mëkatit janë të tmerrshme. Mundësia e vdekjes së dytë
është e frikshme. Psalmisti shkruan: «Lum ai që thyerja i është falur dhe të cilit
mëkati i është mbuluar! Lum njeriu të cilit i Përjetshmi nuk ja ngarkon
papastërtinë» (Psalmi 32:1-2).

Është e dobishme për një njeri që thotë se është i krishterë por që praktikon
mëkatin si normë të jetës, të reflektojë mbi këtë pyetje: «N.q.s. një njeri nuk është i
shpëtuar nga mëkatet e tij, nga çfarë gjejë është i shpëtuar?»


Vazhdo me plotësimin e provimit për mësimin 5
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Mësimi 5
PROBLEMI I MËKATIT

Përse ekziston në botë e keqja, dhimbja, vuajtja, luftërat
dhe urrejtja? Përse ka lakmi, zili, krenari dhe mizori?
Kush është arsyeja që edhe fëmijët veprojnë në mënyrë
egoiste, thonë gënjeshtra, nuk binden dhe çojnë në
shkatërrim ata që i rrinë afër megjithëse nuk ja ka
mësuar ndonjë direkt më parë? E gjitha kjo i dedikohet
vetëm një ambienti të keq? Bibla na thotë që rrënjët e
gjendjes së njeriut kanë origjinë me lindjen e tij dhe
është e mundur t'i vërtetosh më parë se ndonjë nga
jashtë të influencojë (Psalmi 51:5; 58:3). Nuk mund t'i
kuptojmë plotësisht asnjëherë problemet e njeriut pa
diskutuar problemin e mëkatit.
Kliko kėtu pėr tė vazhduar me provimin e kėtij mėsimi!
Parime e doktrinës
së krishterë
Shkarko PDF
Share