Bibla thotë: «Në fillim Perëndia krijoi qiejtë dhe tokën...Perëndia krijoi njeriun»
(Zan. 1:1,27). «Ai na ka bërë dhe jo ne vete» (Ps. 100:3). Perëndia na njihte
përpara se të lindnim (Ps. 139:13-16). Përse na ka krijuar? Për kënaqësinë e tij
(Kol. 1:16; Zbu. 4:11). Ai ishte poçari dhe ne argjila (Rom. 9:20-21). Cili është pra
qëllimi ynë mbi tokë? Jemi krijuar për të lavdëruar Perëndinë (Rom. 1:21; Ps.
86:9,12; Mat. 5:16). Megjithëkëtë, njeriu ka refuzuar që të adhurojë dhe t'i shërbejë
Krijuesit të tij (Rom. 1:25); në fakt ka dëshiruar të jetojë për veten e tij.


Natyra e njeriut

Njeriu është krijuar sipas shëmbëllimit dhe në ngjasim me Perëndinë (Zan. 1:26;
5:1; 9:6). Domethënia është «hije» ose «ngjashmëri». Meqë Perëndia është
shpirt, ngjashmëria nuk është fizike por shpirtërore (Efes. 4:24; Kol. 3:10). Ky
është aspekti kryesor i të qenies unike të njeriut. Njeriu është i formuar nga një
pjesë materiale i quajtur trup, për shumë pikëpamje, i ngjajnë trupave të krijesa të
tjera për funksionet e tyre jetësore. Megjithatë, ai është vetëm «tenda» ose
«shtëpia tokësore» në të cilin ai jeton (2 Kor. 5:1-4; 2 Pje. 1:13-14). Në mënyrën
më domethënëse, njeriu ka një frymë dhe një shpirt, duke formuar së bashku me
trupin qenien e tij të trefishtë (1 Thes. 5:23). Është e vështirë ta dallosh frymën nga
shpirti (Heb. 4:12). Trupi ka një kontakt të ndjeshëm me atë që e rrethon; prandaj
detyra e tij është që të jetë i vetëdijshëm për botën e jashtme. Shpirti është qendra
e emocioneve, e arsyes dhe e vullnetit (Ps. 13:2; 42:5). Është qendra e
vetëndërgjegjes. Fryma ka të bëjë me aftësinë tonë për të njohur Perëndinë dhe
gjërat që i përkasin sferës shpirtërore. Është selia e ndërgjegjes së Perëndisë
(Rom. 8:16). Edhe ai që nuk e njeh Perëndinë e ka frymën (Jakobi 2:26).

Pjesa intime e njeriut shpesh quhet «zemër» (LiP. 29:4; Ps. 40:8,10,12; Fja. 14:10;
Isa. 44:18); dëshirat, perceptimet dhe sjelljet e brendshme konsiderohen që vijnë
nga ky burim i vetëm. Ndërgjegjja, siç e dimë të gjithë, është e ndjeshme ndaj
asaj që është e drejtë ose e gabuar, drejt së mirës ose së keqes (Rom. 2:15;
Heb. 5:14). Ajo i flet vetëdijes sonë për detyrën ose për përgjegjësitë, siç i flet
edhe vetëdijes sonë morale. Në fakt shpesh themi, «lëre të të udhëheqë
ndërgjegjja jote». Pa dyshim është gjë e urtë të dëgjosh gjithmonë ndërgjegjen
tënde, megjithëse e dobët dhe shumë e ndjeshme (1 Kor. 8:10). Megjithatë, një
ndërgjegje mund të jetë e mirë (Vep. 23:1; 1 Tim. 1:5,19; Heb. 13:18) ose e keqe
(1 Tim. 4:2; Heb. 10:22), e pastër (1 Tim. 3:9; 2 Tim. 1:3) ose e përdhosur (Titi
1:15). Ajo duhet të mbahet e pastër (Veprat 24:16).


Zgjedhja e njeriut

Të vendosh për diçka, të nxjerrësh në lojë zgjedhjet e tua, veçanërisht në fushën
morale dhe në atë shpirtërore, është detyra më e rëndësishme e ndërgjegjes së
njeriut. Këto vendime mund të influencojnë fatin tonë të përjetshëm. Perëndia
shumë qartë ia ka dhënë njeriut të drejtën të zgjedhë dhe e ka bërë bazë për
vendimet e drejta (LiP. 30:15,19; Jozue 24:15; Zbu. 20:12-13). Njeriut i pëlqen të
zgjedhë, por nuk i pëlqen të paguajë pasojat e zgjedhjeve të gabuara. Ai akuzon
Perëndinë, mënyrë për të ulur përgjegjësitë e tij, duke vazhduar duke bërë
zgjedhje të këqija. Disa sisteme fetare mësojnë që njeriu është një robot moral i
projektuar nga Perëndia, i cili vendos gjithçka, duke mos formuar asnjë rast real
për të zgjedhur. Nuk ka arsye për një mësim të tillë; Perëndia thërret njeriun të
zgjedhë dhe thotë n.q.s. ata largohen nga Ai janë pa justifikim (Rom. 1:20).


Rënia e njeriut

Njerëz reflektues, gjatë mijëra vjetëve, kanë pasur mundësi që të kuptojnë që në
diçka njeriu ka gabuar. Edhe disa lloje kafshësh tregojnë aftësinë për të jetuar në
harmoni dhe bashkëpunim me individët e llojit të tyre. Por përse njeriu vret, urren,
sillet në mënyrë brutale, i lë të tjerët të vuajnë urie dhe të vdesin? Përse egoizmi
dhe sjellja e keqe janë kaq të dukshme edhe tek fëmijët e vegjël, pa ja mësuar
ndokush? Përse është e domosdoshme t'i mësosh fëmijëve të bëjnë mirë,
ndërsa nuk është e nevojshme t'i mësosh ata të bëjnë keq? Mbi këtë argument
janë dhënë teori mbi ambientin, mbi zakonet e prindërve, mbi presionet
psikologjike, mbi sistemin social-politik. E megjithatë, askush nuk ka qenë në
gjendje të mbështesë këto pohime me prova ose të ndryshojë me sukses natyrën
e njeriut duke përdorur këto teori.

Shkrimi na thotë se çfarë ka ndodhur. Qeniet e para njerëzore kishin kushtet
ambientale ideale, por bënë zgjedhjen e gabuar që t'i mos i bindeshin Perëndisë
(Zan. 3). Në këtë pikë hyri mëkati në botë (Rom. 5:12-19) dhe me të një zinxhir me
pasoja shkatërrimtare. Gjykimi u bë imediat sepse njeriu ishte qartësisht fajtor
(Zan. 3:16-24). Buroi humbja e kushteve të përkryera të ambientit dhe siguria e
vdekjes fizike, e dhimbjes dhe e vështirësive për njeriun dhe pasardhësit e tij, nga
ai moment deri më sot. E gjitha kjo është quajtur «rënia e njeriut». Pasojat e kësaj
rënie janë përshkruar në mënyrë të detajuar tek Zan. 6:5; 8:21; Ps. 12:1-3; Rom.
3:10-23, dhe në pjesë të tjera. Efektet e atij veprimi janë të dukshme edhe sot në
natyrën e njeriut. Mëkati ka errësuar zgjuarsinë e tij shpirtërore (Efes. 4:18; 1 Kor.
2:14), duke i dhënë një zemër mashtruese (Jeremia 17:9) duke ndotur në të
njëjtën mënyrë mishin dhe shpirtin (Efes. 2:3). Bibla ia atribuon të gjitha konfliktet
njerëzore, dhimbjet dhe të këqijat, vetëm një burimi - mëkatit - dhe thotë që ai ka
depërtuar në natyrën e vetë njeriut. Ajo pohon që mëkati ka influencuar në të gjithë
krijimin, në kuptimin fizik, tek ferrat në krijimin botanik dhe tek dhuna në botën e
kafshëve.


Përgjegjësia e njeriut

Njeriu është përgjegjës përpara një Perëndie të dashur dhe të kujdesshëm.
Perëndia e ka në konsideratë të lartë njeriun (Mat. 10:31) dhe e mban të denjë për
sakrificën më të madhe (Gjo. 3:16). Ky interesim, plot dashuri vërehet edhe tek
sjellja e Jezusit, ndërsa qante për një qytet që e kishte refuzuar (Lluka 19:41); Ai
donte ta shpëtonte, por banorët nuk donin (Lluka 13:34).

Njeriu nuk është i pavarur dhe padron i vetvetes (autonom), megjithëse shpesh
mendon dhe vepron sikur të ishte i tillë. U krijua nga dora e një Krijuesi dhe
Mbrojtësi nga i cili varet edhe për frymëmarrjen (Isa. 42:5). Njeriu do ta takojë një
ditë Krijuesin e tij dhe t'i japë llogari për veprimet e tij (Rom. 14:12; Heb. 9:27).
Ekzistojnë dy alternativa, të përshkruara tek Gjo. 3:36 dhe tek 1 Gjo. 5:12. Njeriu
duhet të zgjedhë.



Vazhdo me plotësimin e provimit për mësimin 4
Zanafilla e njeriut

Shumë kanë pohuar që njeriu është thjesht një ndër shumë nga format e jetës që
lindën në univers rastësisht. Ata thonë që njeriu nuk është gjë tjetër veçse një
«kafshë fisnike», «kulmi i evolucionit»; ka një jetë kalimtare, që nuk ka ndonjë
domethënie të veçantë që të zgjasë në kohë. Shumë njerëz, duke treguar që e
aprovojnë këtë teori, jetojnë thjeshtë si kafshë, duke kapur në mënyrë egoiste të
gjitha kënaqësitë që janë në dispozicion, duke jetuar në dëshpërim dhe duke
pritur që të zhduken në hiç. Ndërsa disa të tjerë zotërojnë një koncept të përzier
për jetën, sipas së cilës ajo është një lloj rrote kozmike që rrotullohet vazhdimisht.
Këta pohojnë që jeta gjithmonë ka ekzistuar në një farë lloji. Njeriu shfaqet, vdes,
gllabërohet nga shorti i «hiçit» dhe pastaj «rimishërohet» në ndonjë formë tjetër
jete. Nuk jepet as këtu ndonjë shpjegim që të tregojë ndonjë gjë në këtë drejtim,
asnjë referim për një Perëndi personal. Ballafaqo këto dy sisteme besimesh. Cili
rezulton më i logjikshëm?
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Mësimi 4
TË KUPTOSH NJERIUN

«ÇFARË ËSHTË NJERIU QË TA MBASH MEND?»,
pyeste
psalmisti (Ps. 8:4). Trupat tanë vijnë nga pluhuri dhe në
pluhur do të kthehen (Zan. 3:19). Çfarë jemi ne? Përse
jemi të rëndësishëm? Cili është qëllimi i ekzistencës
sonë? Përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve do të influencojë
thellësisht në mënyrën tonë të të shikuarit të gjërave dhe
në mënyrën tonë të të jetuarit.
Kliko kėtu pėr tė vazhduar me provimin e kėtij mėsimi!
Besimi në zanafillën e rastësishme
1. Në fillim nuk ekzistonte asgjë.
Materia, ose energjia, erdhi në dritë
pa arsye, duke formuar më pas
sisteme planetare të plota
plotësisht rastësisht.


2. Jeta pati fillim spontan në
sisteme të ndryshme planetare. U
zhvillua gradualisht nga format e
thjeshta deri tek ato më të   
komplikuara, duke mos ndjekur
asnjë rregull të veçantë. Prapa saj
nuk kishte asnjë zgjuarsi, asnjë
arkitekt.

3. Njeriu u evolua nga të parët e
lashtë të njëjtë me majmunët.
Është një kafshë pa asnjë natyre
shpirtërore, një aksident biologjik i
hapësirës, pa qëllim dhe pa të
ardhme.
Besimi në Krijuesin Suprem
1. Perëndia ka krijuar gjithësinë,
duke përfshirë edhe tokën, njeriun,
kafshët tokësorë dhe ato ujore,
zogjtë dhe krijesat e tjera (Zan.
1:1-2:25; Gjo. 1:3; Kol. 1:16; Heb.
11:3).

2. Perëndia, Zgjuarsia Supreme,
është autori i projektit, i rregullave
dhe ligjeve të universit. Është burimi
i të gjitha formave të jetës. Njeriu
është krijimi i tij më i lartë, i bërë
sipas shëmbëlltyrës dhe me
ngjashmëri shpirtërore.


3. I gjithë njerëzimi rrjedh nga qenie
njerëzore origjinal të krijuara nga
Perëndia, siç përshkruhet tek Zan.
1-2. Njerëzit dallohen nga kafshët
nga aftësia e tyre për të njohur
shpirtërisht Perëndinë dhe ta
adhurojnë, për të patur një gjuhë të
rregullt dhe një komunikim me
shkrim një shpirt që nuk do të
mbarojë asnjëherë së ekzistuari.
Parime e doktrinës
së krishterë
Shkarko PDF
Share