Atribute të vetme (që vetëm Perëndia i zotëron)

Jepen në Shkrim disa pohime mbi cilësitë e Perëndisë dhe kjo bëhet pikërisht
sepse Ai ka zgjedhur që t'i zbulojë. Ne i quajmë «atribute». Perëndia është:

1. EKZISTON NGA VETVETJA. Ai ka jetë në veten e Tij (Gjo. 5:26); nuk vjen nga
asnjë gjë tjetër që ka ekzistuar më parë. Perëndia ekzistonte tashmë që nga fillimi
(Zan. 1:1; Gjo. 1:1).

2. I PËRJETSHME. Nga «përjetësia në përjetësi» Ai është Perëndi (Psalmi 90:2;
Habakuku 1:12). «Ai që është» shpreh emrin e UNË
JAM-it (Eksodi 3:14); Atij që kupton në vetvete të kaluarën, të tashmen dhe të
ardhmen (Zbu. 4:8).

3. I PAFUND. ky term do të thotë «pa kufizim ose pa limit». Asgjë nuk mund ta
nxërë Perëndinë (1 Mbretit 8:27), asgjë nuk mund ta masë.

4. I PLOTFUQISHËM. I Plotfuqishmi ka fuqinë dhe autoritetin të bëjë gjithçka që i
pëlqen (Jobi 42:2; Mat. 19:26). Kjo përcaktohet si «plotfuqishmëri».

5. I GJITHËDITSHËM. Perëndia ka njohje, zgjuarsi dhe vetëdije të pakufizuar
(Psalmi 147:4-7). Asgjë nuk mund ta kufizojë në ndonjë farë mënyre në këtë dhe
asgjë nuk mund ta çudisë ose ta mashtrojë (Heb. 4:13; 1 Gjo. 3:20). Kjo
përcaktohet si «gjithëditshmëri». Që në fillim Perëndia njeh fundin (Isa. 46:10).
Gjithëditshmëria përfshin edhe paranjohjen e të gjitha gjërave (Veprat 2:23).

6. I GJITHËPRANISHËM. Perëndia nuk është i kufizuar as nga hapësira as nga
koha; Ai është gjithandej në të njëjtin moment (Psalmi 139:7-12).  Kjo cilësi quhet
«gjithëpranishmëri». Nuk ka mënyrë për t'iu shmangur (Jeremia 23:23-24; Amosi
9:2).

7. I PANDRYSHUESHËM. Mund të ndryshojë në veprimet dhe në mënyrën e të
vepruarit, por Perëndia nuk ndryshon në karakterin e tij të përjetshëm dhe në
qëllimet e tij (Malakia 3:6; Jakobi 1:7). Është gjithmonë konstant dhe besnik. Kjo
cilësi quhet «pandryshueshmëri».

8. I VETËMJAFTUESHËM.  Nuk ka nevojë absolutisht për asgjë sepse tek Ai nuk
ka mangësi (Veprat 17:24-25).

9. SOVRAN. Ai qeveris dhe kontrollon të gjitha gjërat dhe askush nuk mund ta
pengojë; lëviz të gjitha gjërat sipas këshillës së vullnetit të Tij (Efes. 1:11; Isa.
40:13-14). Si Perëndi, Ai ka të drejtën e pakufizuar të bëjë çfarëdo që i pëlqen Atij
ta bëjë (Rom. 9:15-18). Ai nuk i ka borxh askujt.


Atribute relative (që edhe njeriu mund t'i ketë)

1. DASHURI. Është shprehja e sakrificës dhe e dhurimit të vetes, ajo në fakt
kërkon të mirën maksimale të tjetrit. Është praktike dhe e dobishme. Meqë
Perëndia na ka dashur, ka dhënë Birin e Tij për të vdekur për ne (Gjo. 3:16). Ai do
pavarësisht nga gatishmëria e njeriut për ta shkëmbyer këtë dashuri, që është
(njeriu) objekti i dashurisë së Tij. Në fakt Perëndia do personin kundërshtar, të
përçmuar dhe plot me mëkat, megjithëse Ai e urren mëkatin (1 Gjo.. 4:10; Efes.
2:4-5; Rom. 5:8; Jeremia 31:3). Dhembshuria është e lidhur ngushtë me
dashurinë; përmbledh pjesëmarrjen intime në ndjenjat e tjetrit, mëshirën për të
tjerët (Ps. 86:15; Mat. 9:26; 14:14).

2. ZEMËRIMI. Zemërimi i tij i shenjtë kundër së keqes nga e cila njerëzit nuk heqin
dorë dhe për të cilën nuk do të pendohen (Kol. 3:5-7; Rom. 2:4-6), nuk është një
borxh që mund ta shlyesh me vepra të mira (Rom. 4:4-5; 11:6). Hiri i ofron shpëtim
njerëzimit (Efes. 2:8; Titi 2:11).

3. MËSHIRA. Mëshira e tij e madhe, ose dhembshuria drejt mëkatarëve dhe
nevojtarëve, atje  ku lehtësim jepet, është e njëjtë me hirin (Psa. 103:8). Perëndia
është i pasur në mëshirë (Efes. 2:4).

4. SHENJTËRIA. Perëndia është veçuar nga qeniet e tjera dhe nuk ka mëkat ose
ndonjë papastërti tek Ai (Ps. 99:9; Isa. 57:17). Ai është quajtur «I Shenjti». Qielli
lartëson shenjtërinë e Tij (Zbu. 15:4; Heb. 7:26). Kjo cilësi kërkon
domosdoshmërisht ndëshkimin e mëkatit (Isa. 59:2). Jemi thirrur të jemi të
shenjtë sepse Ai është i shenjtë (1 Pje. 1:16).

5. NDERSHMËRI DHE DREJTËSI. Këto dy fjalë rrjedhin nga e njëjta rrënjë, në
gjuhën origjinale të Dhiatës së Re. Duan të tregojnë që të dyja paanshmëri ose
paanësi në trajtimin e të tjerëve. Asgjë e gabuar nuk mund të vijë nga Perëndia
(Nehemia 9:33; Ps. 145:17). Ai është gjykatësi i Drejtë (2 Tim. 4:8) dhe do të bëjë
patjetër atë qe është e drejtë (Zan. 18:25); drejtësia e Tij kërkon pagim për
ndëshkimin e mëkatit, por dashuria e Tij parashikon për pagimin kështu që Ai
mund të jetë në të njëjtën kohë «i drejtë dhe shfajësues për atë që beson tek
Jezusi» (Rom. 3:26).

6. E VËRTETA. Tek Perëndia nuk ka pavërtetësi, as pabesi, as mungesë
koherence (Numrat 23:19; 1 Gjo. 5:20). Ai është e vërteta (Gjo. 14:6). Ai është
besnik në gjithçka dhe për të gjitha dhe në mënyrë absolute (2 Tim. 2:13; Zbu.
19:11).

7. DURIMI. Vetvendosja e Tij për të kufizuar veprimet, që ndryshe mund edhe të
zbatoheshin fare mirë, është një cilësi që i dedikohet atij qe zotëron një fuqi të
madhe. Durimi për të duruar atë që është e papëlqyeshme, është një aspekt
(Rom. 9:22; Veprat 13:18); tjetri është këmbëngulja për të rigjetur të mirën (2 Pje.
3:9).

8. DITURI. Perëndia zotëron të gjithë njohjen dhe aplikimin e saj dhe kjo tregon
nga ana e Tij një dituri të pafund, një zgjuarsi të lartë e bashkuar me një gjykim të
pakrahasueshëm (Rom. 11:33; Efes. 3:10). «Zgjuarsia e tij është e panjohshme»
(Isa. 40:28). Ky Perëndi me dituri shumë të lartë ekzaminon në thellësi zemrat e të
gjithë njerëzve (Rom. 8:27; 16:27).

9. DASHAMIRËSI. Dashamirësia e Tij është pikërisht cilësia që udhëheq njeriun
në pendim (Rom. 2:4). Perëndia është i mbushur plot me këtë dashamirësi,
vullnet të mirë ose mirëdashje (Ps. 119:68; 145:9). Vështirësitë dhe hidhërimet
njerëzore nuk duhet të na çojnë që të dyshojmë për dashamirësinë e Tij.

10. ZEMËRGJERËSI. Perëndia është më i madhi i të gjithë dhuruesve dhe e ka
treguar në dhuratën supreme të Birit të Tij (Gjo. 3:16). Është kjo arsyeja për të
cilën Ai don një dhurues të gëzuar (2 Kor. 9:7). Perëndia jep me zemërgjerësi (Jak.
1:5). Është Ai që hap qiellin për të dërguar poshtë bekimet me bollëk. Ai është i
vetmi që jep në atë masë «sa nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini»
(Malakia 3:10).



Vazhdo me plotësimin e provimit për mësimin 3
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Mësimi 3
PËRNGJASIMI I PERËNDISË

«KUJT DËSHIRON T'I PËRNGJAJË PERËNDIA?, dhe
çfarë figure do t'i vinit përballë?», pyeste profeti (Isa.
40:18). Bibla thekson që Ai nuk i ngjason saktësisht
ndonjë gjëje ose ndonjërit që njohim ne; ajo përdor
gjuhën tonë për ta përshkruar me terma njerëzore. Fakti
që Bibla flet shpesh për krahun, syrin, dorën apo gojën
e Zotit, nuk do të thotë që Ai i zotëron vërtet këto organe,
dhe aq më pak që Perëndia i ngjan një zogu kur në
Bibël lexohet «Ai do të të mbulojë me pendët e tij»
(Psalmi 91:4). N.q.s. Perëndia do të kuptohej plotësisht,
shpjegohej dhe analizohej nga njeriu, kjo do të thoshte
që Ai ekziston në nivelin njerëzor. Duhet të kemi kujdes
që të mos refuzojmë Perëndinë vetëm sepse nuk kemi
një pikë referimi apo një eksperiencë për ta vënë
përpara. Një njeri pyeti Jobin: «A mundesh ti...të arrish të
njohësh plotësisht të Plotfuqishmin?» (Jobi 11:7).
Përgjigjja është që ne mund të dimë mbi Perëndinë
vetëm atë që Ai ka dashur të na zbulojë për Veten e Tij
në Shkrim, asgjë më shumë. Disa koncepte, në fakt, i
tejkalojnë kufizimet e aftësisë sonë mendore.
Kliko kėtu pėr tė vazhduar me provimin e kėtij mėsimi!
Parime e doktrinës
së krishterë
Shkarko PDF
Share