Besime popullore mbi Perëndinë

Emri «Perëndi» gjithmonë ka qenë në buzët e shumë vetëve. Kanë qenë ata që e
kanë mohuar ekzistencën e Tij, ata që e kanë përdorur emrin e tij për mallkime
dha ata që e kanë ngatërruar dhe paraqitur gabimisht çfarë Ai është. Ateistët thonë
që Perëndia nuk ekziston dhe mund ta provojnë. Agnosticistët thonë që është e
pamundur të njohësh ekzistencën e Tij dhe bëjnë shumë për t'i çuar turmat të
bashkohen me ta në një deklaratë injorancë. Panteistët thonë që Perëndia është
vetëm natyrë dhe kjo është vetëkrijuar dhe që njeriu është pjesë e saj. Politeistët
nga ana tjetër thonë që nuk ekziston vetëm një perëndi por shumë; Vihet re në
radhët e tyre një shumëllojshmëri e madhe nga paganët deri tek mormonët e
sotëm. Por disa ide të ndryshme kanë shkuar më tej. Është thënë që çdo gjë
është Perëndi, ti dhe unë të përfshirë, ose që Perëndia është një parim, një ligj
apo forcë pa personalitet. Është theksuar përsëri që Perëndia është thjesht një
ide e mendjes njerëzore, një mbështetje psikologjike apo një frikë e
paarsyeshme. Njerëzit kanë krijuar imazhe apo idhuj me qëllim që të paraqesin
perënditë (Veprat 19:23-28) megjithëse në Bibël një gjë e tillë është e ndaluar
(Eksodi 20:4-5). Shumë shpesh ata janë vetëquajtur Perëndi dhe i kanë shtyrë të
tjerët që t'i adhurojnë. Ata që refuzojnë të pranojnë përgjegjësinë që kanë ndaj një
Qenie Supreme, në realitet, bëjnë perëndi veten e tyre.


Autoprova e Perëndisë

Bibla nuk kërkon të provojë ekzistencën e Perëndisë, ajo merr parasysh që kjo
njohje është rrënjosur në thellësitë më të mëdha të qenies dhe të ndërgjegjes së
njeriut. Ajo thotë që i marri mohon ekzistencën e Tij (Psalmi 14:1; 53:1). Në
përgjithësi, në arkeologji, konsiderohet si provë e pranisë së njeriut, evidenca e
adhurimit të Perëndisë. Asnjë diktaturë nuk ka qenë në gjendje të shkatërrojë
besimin tek Perëndia, me gjithë sforcimet e mëdha të bëra. Pjesa më e madhe e
historisë tregon që njeriu ka qenë gjithmonë thellësisht i bindur për ekzistencën e
Perëndisë dhe që Atij do t'i japë llogari. Kjo vetëdije është themeli i përgjegjësisë
së tij ndaj Perëndisë «Në të vërtetë, ajo që njerëzit mund të dinë për Perëndinë, u
është bërë e njohur. Perëndia ua ka zbuluar vetë. Askush, vërtet, nuk mund ta
shohë Perëndinë; por ai u zbulohet njerëzve me anë të veprave të tij. Meqë ka
krijuar botën, ata mund ta njohin fuqinë e tij të përjetshme, ashtu edhe qenësinë e
tij hyjnore, n.q.s. duan të dinë për këtë çështje. Prandaj nuk kanë asnjë përligje
(për mosbesim)». (Romakëve 1:19-20). Bindja e qëndrueshme për ekzistencën e
Perëndisë ishte e pranishme shumë kohë më parë se sa njerëzit të vendosnin së
bashku argumente në favor ose kundër një besimi të tillë. Sulmet sistematike nga
ana e Shtetit, e sistemi edukativ dhe mjeteve të informimit në masë janë drejtuar
të gjitha për të dobësuar besimin tek Perëndia. Si rezultat, është e dukshme që si
krenaria, arroganca intelektuale, mbrapshtia dhe degjenerimi shoqëror rriten,
rriten edhe pikëpyetjet mbi ekzistencën e Perëndisë. Në fakt disa pyesin, «Përse
duhet të besojmë tek Perëndia? Mundemi të shpjegojmë çdo gjë mbi një bazë
natyraliste ose evolucioniste!» Ata të cilët e mbajnë veten se janë më të zgjuar se
ata që besojnë tek Perëndia duhet të konsiderojnë që:

1. ASNJË GJË NUK E KA FILLIMIN NGA VETJA. Asnjë studim shkencor nuk ka
treguar që ekziston një zinxhir pa fund duke filluar nga asgjë. Në fakt, asgjë del
nga asgjëja. Bibla thotë: «çdo gjë ndërtohet nga dikush; por Perëndia ka ndërtuar
gjithçka» (Heb. 3:4).

2. STRUKTURA TE PËRPUNUARA KËRKOJNË NJË KONSTRUKTOR OSE NJË
PROJEKTUES. Pjesët më të rëndësishme të një njeriu, si p.sh.: truri ose sytë,
janë më të komplikuara se një përpunues të dhënash ose se një orë. Askush nuk
beson që kjo e fundit të jetë formuar rastësisht. Dhe aq më pak një sy!


VIZIONI BIBLIK I PERËNDISË

1. ËSHTË VETËM NJË PERËNDI. Qoftë Dhiata e Vjetër dhe qoftë Dhiata e Re
pohojnë që është një Perëndi i vetëm (LiP. 6:4; Isaia 45:5; 1 Tim.2:5). Judaizmi
dhe islamizmi puqen në këtë me besimin e krishterë. Shumë njerëz flasin për
perëndi të tjerë (1 Kor. 8:5,6) dhe Bibla e përdor shpesh termin me një
domethënie inferiore (Eksodi 7:1; Psalmi 82:6), por është vetëm një Perëndi unik i
vërtetë.

2. PERËNDIA EKZISTON NË TRE PERSONA. Perëndia i vetëm është një njësi
«shumës», Ai është një në thelb, por i zbuluar në Shkrimin e Shenjtë si shumës
në dallimin e personalitetit. Një emër i Perëndisë në Dhiatën e Vjetër është
Elohim i përdorur rreth 2600 herë. Ky emër është shumës në formë megjithëse
përdoret disa herë me një folje njëjës. LiP 6:4 është pohimi tipik hebraik sipas së
cilit është vetëm një Perëndi. «I Përjetshmi, Perëndia ynë, është I Përjetshmi i
vetëm». Ky varg përdor
Elohim. Vërejmë, gjithashtu, që Perëndia flet shpesh për
veten, gjithmonë në Dhiatën e Vjetër, duke përdorur «ne» (Zanafilla 1:26; 3:22).
Asnjë mbret i Izraelit nuk ka folur me këto terma për veten e tij asnjëherë. Ka
pastaj referime që tregojnë një dallim ndaj «Perëndisë dhe Perëndisë» (Psalmi
45:6,7; Heb. 1:8, ose «I Përjetshmi i tha Zotit tim», Psalmi 110:1, Mateu 22:42-46).
Zbulimi i plotë i ekzistencës së Perëndisë si At, Bir dhe Fryma e Shenjtë na jepet
në Dhiatën e Re, secili prej tyre quhet qartë Perëndi, edhe pse Dhiata e Re pohon
qartësisht që është vetëm një Perëndi.

a. Ati është Perëndi. Shiko 1 Thes. 1:1; 2 Pje 1:17.
b. Fryma e Shenjtë është Perëndi. Shiko Veprat 5:3-4; 2 Kor. 3:17.
c. Biri është Perëndi. Shiko 1 Gjo. 5:20; Titi 2:13; Gjo. 1:1,14; 20:26-28; Romak.
9:5; Kol. 2:8-9; 1 Tim. 3:16; Heb. 1:8; Zbu. 1:8,17-18.

Të gjitha atributet hyjnore i janë atribuar secilit; gjithashtu cilësi si vullneti,
emocionet dhe arsyeja. At, Bir dhe Fryma e  Shenjtë dallohen nga njëri-tjetri e
megjithatë janë të bashkuar në një shoqate hyjnore (1 Pje. 1:2; Juda 20-21).
Emrat e tyre janë bashkuar në formulën e pagëzimit (Mat. 28:19) edhe në bekimin
apostolik (2 Kor. 13:14). Mund të identifikohen në pagëzimin e Jezusit (Mat.
3:16-17) dhe në diskutimin e tij i sjellë tek Gjoni (Gjo. 14:16-20; 15:26; 16:7-16).
Uniteti vërtetohet (Gjo. 14:9; 17:22). Megjithëse quhen «personat e Perëndisë»,
ata ndryshojnë nga ajo që ne kuptojmë për «persona». Nuk flitet për tre perëndi të
ndryshëm, as për një perëndi me tre kokë; në thelb nuk flitet për gjë tjetër vetëm
për një Perëndi të vetëm. Fjala «Trini» përdoret për të përshkuar në mënyrë të
përshtatshme Perëndinë megjithëse ajo nuk është në Bibël; kjo vlen edhe për
shprehjen «Perëndia trini». Nga momenti që nuk kemi asgjë për ta krahasuar me
Perëndinë nga ky këndvështrim, nuk kemi asnjë term në gjuhën tonë që të
shprehë plotësisht këtë të vërtetë. Bibla nuk e shpjegon; dhe neve nuk na mbetet
gjë tjetër vetëm të pranojmë pohimet drejtpërdrejta të Shkrimit, pa i diskutuar.

3. PERËNDIA ËSHTË SHPIRT. Shiko Gjo 4:24. Ai mund të marrë tipare njerëzore
ose të dëgjohet nëpërmjet një zëri; mund të manifestohet, gjithashtu në ndonjë
manifestim natyror si bubullimë ose vetëtimë. Përveç këtyre, Perëndia është një
qenie shpirtërore e padukshme që nuk mund të lidhet nga hapësira, nga koha
ose nga materia.

4. PERËNDIA KA PERSONALITET. Ai nuk është një parim i thjeshtë ose ide. I janë
vënë karakteristika personale, si njohja (1 Gjo. 3:20), ndjeshmëria ose emocionet
(Zanafilla 6:6), vullneti ose aftësia për të vendosur (Jakobi 1:18). Ai manifeston
qoftë dashuri qoftë zemërim; kujton ose vendos të harrojë; bën ligje dhe shpall të
ardhmen. Perëndia nuk është një makinë vetë funksionale. Është ngushëllim i
madh për besimtarin të dijë që Perëndia është dashuri (1 Gjo. 4:8-16). Asnjë
parim nuk do të justifikonte pohimin e 1 Pje. 5:7, «hidhni mbi të të gjitha
shqetësimet tuaja, sepse Ai kujdeset për ju».

Fjala angleze «God» (Perëndi) rrjedh nga «good» (i mirë). Perëndia në fakt është i
mirë. Ai është quajtur edhe Zoti, i Plotfuqishmi, Krijuesi, Shpëtimtari, Çliruesi dhe
në shumë mënyra të tjera. Emri Jehovah rrjedh nga
JHVH, një fjalë me katër
shkronja që tregon Emrin Hyjnor në Dhiatën e Vjetër. Ai nuk shqiptohej asnjëherë
dhe mund të bëjmë vetëm supozime mbi se cila ka qenë drejtshkrimi i saj i plotë
dhe shqiptimi i saktë. Askush nuk mund të pohojë biblikisht që ekziston një emër i
vetëm i pranueshëm për Perëndinë. Përkundrazi, është e rëndësishme të
njohësh Perëndinë e Biblës, ai i cili na urdhëron të dëgjojmë Birin e tij Jezu
Krishtin. Dhe në fakt, Ai është rruga e vetme për të arritur tek Perëndia (Gjo. 14:6).



Vazhdo me plotësimin e provimit për mësimin 2
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Mësimi 2
PERSONI I PERËNDISË

«UNË JAM PERËNDIA DHE NUK KA ASNJË TJETËR;
Unë jam Perëndia dhe asnjë nuk është i ngjashëm me
mua» (Isa. 46:9). Bibla flet për të vetmen Qenie
Supreme. «Te Lartit, qiellorit, që banon në përjetësi»
(Isa. 57:15). Përtej misterit dhe të pafundësisë së
qenies së tij absolute, Ai na është paraqitur si
«Perëndia i gjallë» (Psalmi 42:2;  84:2; Danieli 6:20; 1
Tim. 4:10; 6:17; Heb. 9:14; 10:31). «Madhështia e Tij nuk
mund të matet» (Psalmi 145:3). Madhështia e Tij është
e tillë sa «tek ai jetojmë, lëvizim, dhe jemi» (Veprat
17:28). Vazhdimisht vihet re kjo shprehje: «O Perëndi
kush është i barabartë me ty?» (Psalmi 71:19; 89:9;
113:5). Përgjigjja nuk mund të jetë veçse kjo: «Nuk
është asnjë i barabartë me ty».
Kliko kėtu pėr tė vazhduar me provimin e kėtij mėsimi!
Parime e doktrinës
së krishterë
Shkarko PDF
Share