Kërkimi i së vërtetës
Psalmisti thoshte: «Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso» (Psalmi 25:
5). Ai besonte që kjo e vërtetë ishte e përjetshme (Psa 117:2). Duke parë që ajo
është kaq e çmuar, na jepet një rekomandim: «Merre të vërtetën dhe mos e shit»
(Fjalët e Urta 23:23). Profeti flet për «Perëndinë e së vërtetës» (Isaia 65:16). Zoti
Jezus thotë: «Unë jam ... e vërteta» (Gjo. 14:6) dhe «fjala jote është e vërtetë (Gjo.
17:17). Nga ana e Perëndisë është dëshira që të gjithë njerëzit «ta njohin të
vërtetën» (1 Tim. 2:4). Pastaj na thuhet që njerëzit, në përgjithësi «kanë ndryshuar
të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër, dhe kanë adhuruar e i kanë shërbyer
krijesave në vend të Krijuesit” (Rom. 1:25). Ata që thonë që janë në kërkim të së
vërtetës shpesh nuk e duan të vërtetën (2 Thes. 2:10) kërkojnë më shumë rrugën
e tyre dhe kjo rrugë nuk është rruga e drejtë. Por Jezusi atyre që me të vërtetë
kërkojnë të vërtetën i ka premtuar: «Do të njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju
bëjë të lirë» (Gjo. 8:32). Njerëzit duhet ta njohin të vërtetën rreth Perëndisë, rreth
jetës dhe përjetësisë.
Burimi i së vërtetës
Ku ta kërkojmë të vërtetën? Disa e kërkojnë brenda vetes; besojnë që arsyeja e
tyre, emocionet, dëshirat e tyre janë një udhërrëfyes i mjaftueshëm. Disa të tjerë e
kërkojnë të vërtetën në marrëdhëniet me të tjerët; i japin shumë peshë këshillave,
eksperiencave dhe mësimeve të personave të tjerë. Disa të tjerë e kërkojnë të
vërtetën përtej vetes së tyre, janë të bindur që kuptimi i së vërtetës shkon përtej
aftësive të kufizuara që ka intelekti e zgjuarsia njerëzore.
Duhet ndihma e Perëndisë ose e ndonjë fuqie mbinatyrore. Vepra që Perëndia
kryen duke na komunikuar disa gjëra të përcaktuara, që ndryshe nuk do t'i kishim
njohur, quhet zbulim. Ndërsa quhet frymëzim vepra e kryer nga Perëndia duke
udhëhequr njerëzit për të shkruar një komunikim të së vërtetës që Ai don të na e
zbulojë . Fakti që Perëndia ka vepruar pikërisht në këtë mënyrë për të na dhënë 66
librat e Biblës, është përcaktuar nga profetët, nga apostujt, e nga Jezu Krishti vetë.
Zbulimi i Perëndisë është quajtur «Shkrimi» ose «Shkrimet» (Marku 12:10; 12:24)
duke na lënë të kuptojmë që flitet për shkrime të shenjta. Ne e quajmë
bashkësinë e këtyre librave Bibla, që do të thotë librat ose më mirë, «Libri» - duke
treguar për shkëlqesinë e tij qëndrueshmërinë e tij përmbi gjithë librat e tjerë.
Këto shkrime më vonë do të emërohen «Fjala e Perëndisë» (Marku 7:13; Rom. 10:
17; 2 Kor. 2:17; 1 Thes. 2:13; Heb 4:12). Shprehje të tilla si «Perëndia thotë», «Zoti
foli» dhe «fjala e Zotit u bë e njohur» janë përdorur vetëm në Dhiatën e Vjetër rreth
3000 herë. Në shumë raste shikojmë që Perëndia flet direkt (Eksodi 24:12; Ligji i
Përtërirë 10:1-2). Shkrimtarët e Shkrimit thonin që Perëndia po jepte fjalët e Tij
njerëzve nëpërmjet tyre. Shiko shprehjet e mëposhtme të sjella nga njerëzit e
Perëndisë në Bibël:
Moisiu: «Perëndia tha: “I Përjetshmi tha”» (Eksodi 3:14-15, LiP 1:42).
Jozueu: «Zoti foli» (Jozueu 1:1)
Jeremia: «I Përjetshmi tha: “thotë i Përjetshmi”» (Jer. 1:7-9)
Ezekieli: «Ai më tha» (Eze. 3:4)
Malakia: «Thotë i Përjetshmi» (25 herë)
Jezusi: «derisa të plotësohet gjithçka» (Mat. 5:18, duke folur për ligjin e
Dhiatës së Vjetër).
«urdhri i Perëndisë» (Marku 7:8, në përputhje me ligjin e Dhiatë së
Vjetër).
«Është e shkruar» (Gjo. 6:45, duke folur për profetët e Dhiatës së
Vjetër).
«Kanë Moisiun dhe profetët» (Lluka 16:29-31).
«të shkruara ... në ligj ... tek profetët dhe tek psalmet» (Lluka 24:44).
Apostujt: «(profecia e Shkrimeve) e lajmëruar nga Fryma e Shenjtë»
(Veprat 1:16)
«Dhe foli Fryma e Shenjtë» (Veprat 28:25)
Përveç këtyre bëhen pohime të tjera të karakterit të prerë si: «Çdo Shkrim është i
frymëzuar nga Perëndia» (2 Tim. 3;16); «njerëzit kanë folur nga ana e Perëndisë,
sepse janë shtyrë nga Fryma e Shenjtë» (2 Pje. 1:21); «jo me fjalë të mësuara
nga dija njerëzore por të mësuara nga Fryma» (1 Kor. 2:13).
Vula e së vërtetës
Konsideratat e mëposhtme tregojnë që përcaktimet e mësipërme janë të vërteta;
- Ata që këmbëngulnin se ishin të frymëzuar ishin njerëz me cilësi shumë të
larta morale e shpirtërore. Kush guxon të akuzojë Moisiun, Palin, Isaian
ose deri Zotin Jezus se janë njerëz me cilësi të diskutueshme?
- Bibla zotëron një unitet të thellë mësimi, megjithëse e shkruar nga më
shumë se 40 shkrimtarë të ndryshëm, në një hark kohor që i kalon 1500
vjetët. Në ç'mënyrë tjetër mund ta shpjegojmë këtë unitet?
- Paraqitja, në Shkrimet, e një numri të madh faktesh historike ka nxitur
përpilimin e volumeve në bazë të zbulimeve arkeologjike dhe të vërtetave të
tyre. Në fakt janë në Bibël referime të gjëra për ngjarje e personazhe
historike.
- Bibla ka vazhduar së qeni, për botimet e panumërta, për përhapjen e gjerë
të saj dhe për ndikimin e madh që ka në botë, libri më i rëndësishëm i
shkruar ndonjëherë. Por ka qenë edhe libri më shumë i luftuar, e
megjithatë, ka mbijetuar ndaj tentativave të panumërta e të kota për të
djegur çdo kopje. Kush libër tjetër, me një kundërshtim të tillë, mund të
kishte mbijetuar? Dhe në fakt ka vazhduar të jetë libri më i shitur, vit mbas
viti.
- Ky libër vazhdon të ndryshojë jetë njerëzish edhe sot. Kriminelë të egër,
ashtu edhe njerëzit më të urtë, janë prekur e ndryshuar rrënjësisht nga
mesazhi i tij. Miliona njerëz kanë marrë nga Bibla shpresë, ngushëllim e
inkurajim në momentet më të trishtueshme. Kush libër ka ndryshuar për të
mirë kaq shumë jetë?
- Profeci të përshkruara në çdo detaj janë përmbushur njëqind për qind. Në
ç'vend tjetër gjenden dokumente profetike të plotësuara njëqind për qind?
Argumente të rëndësishme si jeta e përjetshme kane ngurtësuar pa dobi
mendjen e njerëzve të mëdhenj. Vetëm në Shkrimet ato përballohen dhe zgjidhen.
Qëllimi i këtyre mësimeve është të ndihmojë lexuesin të kuptojë saktësisht atë që
Bibla na mëson mbi argumente si p.sh. Perëndia, njeriu, mëkati, shpëtimi,
përjetësia dhe Jezus Krishti. Është e rëndësishme të dish atë që thotë Bibla para
se të pranosh me atë që thuhet. Jezusi këmbëngulte fakteve që ata nuk njihnin
Shkrimet (Mat. 22:29). Danieli thotë që këto ishin Shkrimet e «librit të së vërtetës»
(Dan. 10:21). E njeh ti të vërtetën?
Vazhdo me plotësimin e provimit për mësimin 1





Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.




Mësimi 1
FJALA JOTE ËSHTË E VËRTETA
«KUSH ËSHTË PËR TË VËRTETËN E DËGJON ZËRIN
TIM» tha Zoti Jezus para guvernatorit romak. «Pilati i
thotë: Çfarë është e vërteta?» (Gjo. 18:37-38). Përfitojmë
shumë pak, zakonisht, nëse studiojmë diçka në të cilën
mendojmë (1) nuk ka asnjë të vërtetë që mund të quhet
e tillë, ose në të cilën (2) është një e vërtetë që ndryshon
vazhdimisht, ose në të cilën mendojmë (3) është e
pamundur ta njohësh të vërtetën me siguri. E vërteta
është e përcaktuar si: e njëjtë me faktet apo me
realitetin, pajtohet me atë që është, që ka qenë e që do
të jetë: është e kundërta e të rremes, të gabuarës, të
gabimeve apo të gënjeshtrës. E vërteta është e saktë
dhe e pandryshueshme, pavarësisht nga historia dhe
kultura; është absolute dhe e pavarur nga të gjitha gjërat
e tjera. Të besosh ndryshe është shkatërruese si për
mbushjen e bagazhit tonë kulturor ashtu edhe për atë
moral.
PARIMET E DOKTRINËS SË KRISHTERË
nga O. Jean Gibson