Fjala e kujt është e vërtetë?
Kisha Katolike mëson...
Fjala e papës është e vërtetë.
«Pontifi Suprem, për shkak të pozitës së tij, zotëron autoritet mësimor të
pagabueshëm...» (Kanuni 749*)
Bibla mëson...
Çdo fjalë e Perëndisë është e vërtetë.
Jezusi iu lut Perëndisë, Atit të Tij: «Shenjtëroji në të vërtetën: fjala jote është e
vërteta» (Gjoni 17:17).
Jezusi tha: «Shkrimi i shenjtë thotë: 'Njeriu nuk jeton vetëm prej buke, por prej
çdo fjale që del nga goja e Hyjit'» (Mateu 4:4).
«I tërë Shkrimi i shenjtë, hyjnisht i frymëzuar» (2 e Timoteut 3:16). Vetëm Bibla e
Shenjtë qëndron si një libër i frymëzuar nga Perëndia. Vetë Krishti paralajmëroi se
ngritja e shkrimeve të tjera dhe traditave në nivelin e fjalës së Perëndisë do të
thotë ta «zhbëni Fjalën e Hyjit për hir të traditës suaj, që ju vetë e bëtë traditë për
vete» (Marku 7:13).
A duhet të kemi imazhe të shenjta?
Kisha Katolike mëson...
Po, ne mund të kemi imazhe.
«Praktika e shfaqjes së imazheve të shenjta nëpër kisha për përnderimin e
besnikëve do të qëndrojë në fuqi...» (Kanuni 1188).
Bibla mëson...
Jo, ne as nuk duhet të bëjmë imazhe të shenjta!
«Mos bëj kurrfarë idhulli, as farë përfytyrimi [...] Mos i adhuro ato as mos u jep
farë nderimi» (Dalja 20:4, 5). Mirëpo Kisha Katolike e Romës e inkurajon
«përnderimin», aktin e përkuljes para imazheve të shenjta, gjë që e bën edhe vetë
papa.
A duhet të ofrohet vazhdimisht sakrifica e kryqit?
Kisha Katolike thotë...
Po, duhet.
«Duke kujtuar se vepra e shpengimit kryhet vazhdimisht në misterin e Sakrificës
së Eukaristisë, priftërinjtë duhet ta festojnë atë shpesh...» (Kanuni 904).
Bibla thotë...
Vetëm njëri Person ofroi një sakrificë të vetme
një herë e përgjithmonë dhe tani është ulur në lavdi.
«Jezusi, posa e kërkoi uthullën, tha: 'Gjithçka u krye!' Uli kokën e dha shpirt»
(Gjoni 19:30).
«Çdo prift rri përditë në këmbë duke shërbyer dhe duke blatuar shpesh herë të
njëjtat flijime, që nuk mund të heqin kurrë mëkatet, ai [Jezus Krishti], përkundrazi,
pasi dha për gjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u vu të rrijë në të djathtën e
Perëndisë» (Hebrenjve 10:11, 12).
A nevojiten priftërinjtë?
Kisha Katolike thotë...
Priftërinjtë janë të nevojshëm.
«Ata [priftërinjtë] janë, në fakt, pjesëmarrës të priftërisë së vetë Krishtit [...] për të
kremtuar adhurimin hyjnor dhe për të shenjtëruar njerëzit» (Kanuni 835).
Bibla thotë...
Të gjithë besimtarët janë pjesë e priftërisë mbretërore për t'i çuar lavde
Perëndisë dhe për t'i shërbyer Atij besnikërisht.
«Ju jeni: [...] meshtari [priftëri] mbretërore [...] për t’i shpallur veprat e
madhërueshme të Atij që ju thirri nga errësira në dritën e vet të mrekullueshme»
(1 e Pjetrit 2:9). Çdo besimtar ka hyrje të drejtpërdrejtë te Perëndia dhe nuk i duhet
asnjë ndërmjetës veç Jezus Krishtit, Kryeprifti ynë.
«Hyji është një i vetëm, një i vetëm është edhe Ndërmjetësi mes Hyjit e njerëzve:
Njeriu Jezu Krishti, i cili e flijoi vetveten si shpërblim për të gjithë njerëzit» (1 e
Timoteut 2:5, 6).
A të shpëton pagëzimi?
Kisha Katolike mëson...
Shpëtimi fillon me pagëzimin.
«Pagëzimi, porta drejt sakramenteve, është i domosdoshëm për shpëtim
faktikisht ose të paktën në qëllim, përmes të cilit burrat dhe gratë çlirohen nga
mëkatet e tyre, rilindin si fëmijë të Perëndisë dhe bëhen pjesë e Krishtit...»
(Kanuni 849).
Bibla mëson...
Besimi vetëm në Krishtin do të të shpëtojë, jo veprat e tua të mira!
Vepra e pajtimit u përfundua krejtësisht nga Jezus Krishti kur Ai vdiq në kryq dhe i
ringjall përsëri. Asgjë që ne i shtojmë asaj që tashmë Perëndia Bir ka bërë nuk
mund ta meritojë favorin e Perëndisë. «Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit,
nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga
veprat, që të mos mburret askush» (Efesianëve 2:8, 9).
«Kjo është vepra e Perëndisë: të besoni në atë [Jezusin] që ai [Perëndia] ka
dërguar» (Gjoni 6:29). «Nëse është në saje të hirit, nuk është sipas veprave,
përndryshe hiri s’do të ishte më hir» (Romakëve 11:6).
Atëherë, si mund të shpëtohemi?
Bibla thotë...
Kupto se nga natyra je një mëkatar dhe i padrejtë.
«Të gjithë ne kemi qenë porsi i papastërti [para Hyjit], si petk i ndytë të gjitha
drejtësitë tona» (Isaia 64:6). «Më dinake se çdo gjë tjetër është zemra, e
pashërueshme» (Jeremia 17:9).
Prano se je i ndarë nga Perëndia për shkak të mëkateve të tua.
Si rrjedhim, ne jemi të vdekur frymërisht, të ndarë nga Perëndia dhe të dënuar
përgjithmonë. «Paga e mëkatit është vdekja» (Romakëve 6:23a). Nuk ka asgjë
për t'u merituar në ne që të na ndihmojë ndonjëherë për ta fituar shpëtimin tonë.
Kupto nevojën që ke për një zëvendësues.
Njëherë e përgjithmonë Krishti mori dënimin me vdekje për mëkatet e tua dhe
për mëkatet e tërë botës: «[Krishti] në trupin e vet i mori mbi drurin e kryqit mëkatet
tona» (1 e Pjetrit 2:24). Ju duhet t'i besoni atij si zëvendësuesin tuaj të drejtë, në të
kundërt nuk mund të shpëtoheni.
Thirri Perëndisë për dhuratën e Tij falas të shpëtimit.
«Të gjithë mëkatuan dhe u përjashtuan nga lumturia e Hyjit e me hirin e tij, të
gjithë e fituan falas drejtësinë, në saje të shpërblimit që bëri Jezu Krishti»
(Romakëve 3:23, 24). Nëse je i bindur se shpëtimi është vetëm përmes besimit
në vdekjen zëvendësuese të Krishtit në vendin tënd – bazuar vetëm në atë që thotë
Bibla – shprehi drejtpërdrejt Perëndisë besimin tuaj të përzemërt. «Kjo është
dëshmia: Hyji na e dha jetën e pasosur, e kjo jetë është në Birin e tij» (1 Gjonit 5:
11).
Pastaj, mbasi e keni pranuar dhuratën e jetës së përjetshme, jetoni për
Perëndinë duke e lavdëruar dhe falënderuar.
* Të gjitha citimet e kanuneve të kishës katolike janë nga «Këshilli II i Vatikanit – Kodi i Ligjit
të Kanunit», botuar me autoritetin e Papa Gjon Palit II, 1983.







Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
ÇFARË DUHET TË DIJË ÇDO KATOLIK
nga Richard Peter Bennet
Çdo katolik i mirë dëshiron t'i pëlqejë Perëndisë në
këtë jetë tani dhe, kur jeta në tokë të mbarojë, shpreson
të jetojë me Atë përgjithmonë. Ky është një qëllim fisnik i
bazuar në besimet e tyre personale rreth Perëndisë dhe
se si kërkojnë ata që ta njohin Atë.
Por qëllimet fisnike dhe besimet personale rreth
Perëndisë nuk garantojnë rezultate – apo jetë të
përjetshme.
Ju bëj thirrje të bëni edhe ju atë që unë e bëra mbas 22
vjetësh si një prift dominikan – të siguroheni se besimet
tuaja kanë një themel të plotë në Bibël. Këto pyetje do
t'iu ndihmojnë ta bëni këtë.