



“Shëno” kishte të bënte me pagëzimin në ujë me fjalët: “duke i pagëzuar në emër
të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë”.
“Mbruj” i referohej forcimit të besimtarëve për të jetuar me bindje ndaj Fjalës së
Perëndisë “duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar”.
Renditja e fjalëve në Mateun 28:19-20 tregonte që pagëzimi ishte hapi i parë i
bindjes për besimtarët pasi bëheshin të krishterë. Kjo renditje mbështetej qartë
tjetërkund në Shkrimet e Shenjta: Veprat 2:38; 2:41; 8:12-13; 8:36-38; 9:18; 10:45-
47; 16:14-15, 30-33; 18:8. Po ashtu ishte e qartë që pagëzimi ishte një urdhërim i
drejtpërdrejtë nga Vetë Zoti.
Ndërsa lexoja këto vargje, kjo puna e pagëzimit në ujë më bindi. Gabimisht kisha
shprehur se isha i shpëtuar në një moshë të hershme. Kjo ishte nxitur nga një
dëshirë për të lënë përshtypje te pleqtë, prindërit, të afërmit dhe shokët e krishterë.
Jo vetëm që pranova të pagëzohem, por gjithashtu merrja pjesë në Darkën e Zotit
çdo të diel në atë gjendje të pashpëtuar.
Isha 16 vjeç kur kuptova që nuk mund të jetoja një jetë të dyfishtë. Më vinte turp që
isha pagëzuar si një jobesimtar. Duke qenë fizikisht i sëmurë dhe me faj, fillova pa
rënë në sy të mos merrja nga buka dhe kupa në Darkën e Zotit. U zotova që nuk
do të merrja përsëri nga simbolet derisa kjo çështje të vihej në vijë midis meje
dhe Perëndisë. Një natë, në qetësinë e dhomës sime, iu luta Perëndisë që të më
shpëtonte. Pranova premtimin e Perëndisë që shpëtimi ishte në dispozicion të të
gjithëve me anë të hirit të Tij. Pranova seriozisht para Perëndisë se besoja që
Jezu Krishti vdiq për mëkatet e mia dhe se Ai u ringjall fitimtar mbi mëkatin dhe
vdekjen. E vura çështjen në vijë atë natë, por për fat të keq, nuk i tregova askujt.
Kuptova që pagëzimi që kisha përjetuar më parë nuk ishte pagëzimi i besimtarit,
por pak a shumë një lagie publike. A duhet të vazhdoja të rrija në heshtje apo të
rregulloja këtë çështje duke u pagëzuar në mënyrë biblike.
Mesazhi i predikuesit më mësoi që pagëzimi ishte një “shenjë” përmes një
shpalljeje publike të bashkimit me Krishtin. Gjatë përndjekjes së kishës së
hershme, pagëzimi i bëri besimtarët kaq “njerëz të dukshëm” që disa e paguan
me jetët e tyre. Në kuptimin biblik, ai ishte një akt i dallueshëm bindjeje që kishte
lidhje me pendimin (Veprat 2:38), dishepullimin (Mat. 28:19-20) dhe identifikimin
me Krishtin në vdekjen dhe ringjalljen e Tij (Rom. 6:1-6). Pra, ishte gjithçka përveç
të mbajturit e kësaj jete të re fshehurazi. Si mund të shpërfillja këtë urdhërim të
drejtpërdrejtë të Zotit Jezu Krisht duke qëndruar në heshtje? Ishte e vështirë ta
pranoja, por i kërkova pleqve që të mund të pagëzohesha “përsëri” dhe të zbatoja
renditjen që kisha mësuar në Shkrimet e Shenjta.
I je bindur urdhërimit të Zotit që kur u bëre i/e krishterë? Pagëzimi ishte një nga
hapat e para të bindjes që pasonte shpëtimin për shenjtorët e Dhiatës së Re.
Ndonjëherë ai madje ndodhi në të njëjtën “orë të natës” (Veprat 16:33). I kam
kaluar 35 vitet e fundit të jetës mbi pjesën e tretë të planit të predikuesit të vjetër -
duke kërkuar që jeta ime të mbruhet nga Fjala. Ku je ti në planin e predikuesit?
Nëse je bërë i krishterë me anë të hirit të Perëndisë, a je shënuar si i tillë përmes
pagëzimit? A je duke u mbruajtur nëpërmjet bindjes ndaj Fjalës së Perëndisë?



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
HAPAT E PARA: PAGËZIMI
A e ke përjetuar funeralin tënd?
"Bëj, Shëno, Mbruj” - ishin fjalët që predikuesi i moshuar
përdori një të dielë në mëngjes. Duke qenë një
besimtar i ri, isha i shtangur nga kuptimi i çdo pjese të
planit të tij të vrazhdë. Teksti ishte nga Mateu 28:19-20.
Kur lexova vargjet mësova që “Bëj” lidhej me fjalët: “bëni
dishepuj nga të gjithë popujt”. Ideja ishte t’i “bëje”ata të
krishterë duke u siguruar të gjithëve mundësi për të
pranuar Krishtin si Shpëtimtarin e tyre.
JETA E RE NË TË
Nga mbjellja e farës te rritja e frytit
nga Randy Horn
 | | Hapat e para: Pagëzimi (PDF)
|
 | | Thyerja e bukës (PDF)
|
 | | Besnikë në të mbledhurit bashkë (PDF)
|
 | | Një ditë me shi (PDF)
|
 | | A do e gjesh kohën? (PDF) |
| | |
 | | Faqja tjetër | | | |
|
|