Asambleja Biblike
L.1, Mbrapa qendrës së
internetit INKUS
Kutia postare 1
Pogradec
ALBANIA

Telefon:
+355 68 2231763

E-mail:
info@asamblejabiblike.com

Internet:
www.asamblejabiblike.com
Radio Logos > Manuali i dishepullit
Do të jetë e qartë për dëgjuesin e mprehtë se programi i nxjerrë nga ky libër nuk
është thjesht një ushtrim akademik i autorit. Për më shumë se një gjysmëshekulli
dishepullimi i krishterë ka qenë jeta dhe shërbesa e tij. Programi ka si qëllim të
pasojë ndihma praktike si për dishepullin ashtu edhe për atë që bën dishepuj.
Materiali i përdorur për këtë program është një libër i vogël i shkruar për një lexim
të shkujdesur. Edhe pse është shkruar në një mënyrë të gjallë dhe të
drejtpërdrejtë, ai kërkon kohë, vëmendje të madhe dhe veprim.

Qindra ndihma praktike mbi çështjet kyç:

  • Mësimet revolucionare të Jezusit
  • Ai tha: "Hiq dorë nga të gjitha"
  • Mëkati që askush nuk rrëfen
  • Sfida e ungjillëzimit personal
  • Ruaje veten të pastër
  • Koha e përditshme me Jezusin
  • Dishepullimi mes dy vetave


William MacDonald për më shumë sesa 40 vjet ka folur qartas dhe ka shkruar
direkt rreth çështjeve kryesore të Krishterimit. Duke lënë një karrierë të mirë në
biznes tek «këmba e kryqit», ai ka udhëtuar në mbarë botën duke shpallur pasuritë
e papërshkrueshme të Krishtit. Ai ka shkruar më shumë sesa 60 libra dhe një
numër të pafund artikujsh. Librat e tij karakterizohen nga një qartësi e
mrekullueshme që do të thotë që Z. MacDonald ka investuar shumë kohë në Fjalën
e Perëndisë. Disa libra të tij janë botuar në shqip.

Orari i transmetimeve javore:
E diel: 05:00, 23:00
E hënë - E premte: 05:00, 10:00, 23:00
E shtunë: 05:00, 23:00
Share