Radio Logos është një shërbesë e Asamblesë Biblike në Pogradec. Kjo shërbesë e mrekullueshme filloi në vitin 2006 dhe që prej asaj kohe ka qenë një bekim për shumë njerëz, jo vetëm në zonën e Pogradecit, por edhe për fshatrat përreth si dhe në Maqedoni. Dëgjuesit e Radio Logos janë të shumtë: shqiptarë, maqedonas, romë, të krishterë, ortodoksë, myslimanë, të moshuar, studentë, të rinj, fëmijë, shoferë taksie, shitës dhe amvisa. Prandaj edhe programet e radios drejtohen për t’iu ardhur në ndihmë këtyre dëgjuesve.
Disa nga programet tona janë:
Mesazhe ungjilli, predikim dhe studime biblike në shqip, anglisht, maqedonisht dhe në gjuhën e romëve
Programe për fëmijë në shqip dhe anglisht
BBC në shqip
Program për gra në shqip
Lexime ditore të Shkrimeve si Psalmet dhe Fjalët e Urta në shqip
Lexim libri në shqip
Radio Logos ka një larmi të gjerë të një muzike të mirë që përfshin:
Këngë adhurimi shqiptare
Këngë të krishtera bashkëkohore
Muzikë të krishterë ndërkombëtare
Himne
Muzikë instrumentale
Muzikë kelte
Këngë mesianike
Muzikë klasike
Synimet e Radio Logos janë:
Të bëjë një investim frymëror në jetët e dëgjuesve të saj Predikuesit 11:1 thotë: “Hidh bukën tënde mbi ujërat, sepse pas shumë kohe do ta gjesh përsëri”. Përhapja e Fjalës së Perëndisë nëpërmjet radios së krishterë është një një investim i mençur dhe i sigurt, sepse Perëndia premton që Fjala e Tij është aktive dhe e gjallë dhe si rrjedhim nuk do të kthehet bosh. Tashmë njerëz kanë hyrë në një marrëdhënie personale me Jezu Krishtin si rezultat i dëgjimit të Fjalës përmes Radio Logos. Radio Logos po bën një investim jo vetëm për shpirtrat e humbur, por edhe për ata të shpëtuar që kanë nevojë për rritje frymërore dhe inkurajim.
Të nxitë PËRDITË Hebrenjve 3:13 thotë: “Por nxitni njeri tjetrin çdo ditë, derisa thuhet: "Sot," që të mos ngurtësohet ndonjë nga ju prej mashtrimit të mëkatit”. A ka mënyrë më të mirë për të nxitur PËRDITË sesa përmes radios? Sa shumë jetë janë nxitur a inkurajuar nga një varg a predikim apo një këngë që kanë dëgjuar në radio pikërisht në kohën e duhur.
Të mbjellë Fjalën 2 Timoteut 4:2 thotë: “Prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë”. Radio Logos është me kohë e pa kohë për dëgjuesit e saj, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë për të mbjellur farën e mirë të Fjalës së Perëndisë dhe për të ujitur farën e mbjellë. Mësime të mira dhe doktrina e shëndoshë janë një pjesë kryesore e Radio Logos.
Të tregojë dashuri për dëgjuesit dhe t’i ndërtojë ata 1 Korintasve 13 flet për punën ndërtuese të dashurisë. Radio Logos përpiqet të tregojë dashuri dhe interesim për dëgjuesit e saj përmes lutjes dhe fjalëve inkurajuese. Ajo është një radio që i ngre njerëzit frymërisht dhe i ndërton ata. Dëgjuesit ftohen të kontaktojnë me besimtarët të cilët mund t’i ndihmojnë ata për nevojat frymërore. Gjithashtu ofrohet falas literaturë e krishterë duke përfshirë kurset biblike Emaus për ata që janë të interesuar të studiojnë Biblën.
T’u bëjë mirë atyre që janë në familjen e besimit Admiruesit më të mëdhenj të Radio Logos janë besimtarët përreth zonës. Radio Logos i nxit besimtarët e zonës që të përfshihen me një nga punët e radios siç është leximi i pjesëve nga Bibla, leximi i librave apo artikujve të krishterë, të ndihmojnë në një program për fëmijët, të bëjnë një program “live”, të bëjnë intervista, të japin dëshmi dhe madje të regjistrojnë muzikën e tyre. Kjo ndihmon edhe në unitetin e besimtarëve.
Çfarë po thonë dëgjuesit për Radio Logos:
“Radio Logos është ndryshe nga çdo kanal tjetër radiofonik”.
“Muzikë e mirë!”
“Inkurajuese!”
“I jep lavdi Perëndisë!”
“Unë jam një mysliman, shofer taksie, por e dëgjoj Radio Logos gjithmonë dhe mendoj se ajo po më bind të bëhem i krishterë!”
“Jam një grua e moshuar, por e dëgjoj Radio Logos si të isha një vajzë e re. Bie në krevat me radion te jastëku dhe gjumi më zë duke dëgjuar muzikën e mirë të Radio Logos”.
“Radio Logos është shumë frymëzuese dhe e dëgjoj çdo mëngjes si një fillim i mirë për ditën në vazhdim”.
“Radio Logos nuk fiket asnjëherë në shtëpinë tonë!”
Qëllimet e ardhme të Radio Logos: Tashmë Radio Logos ka bërë kërkesën në autoritetet përkatëse për të zgjeruar zonë e saj të mbulimit për një zonë gjeografike më të madhe, duke rritur kështu numrin e dëgjuesve të saj. Zgjerimi i ri do të mbulojë më shumë fshatra në Shqipëri dhe Maqedoni. Lutja e Radio Logos është ajo e Jabetsit në 1 Kronikave 4: 10: “Oh, sikur të më bekoje dhe të zgjeroje territorin tim dhe që dora jote të ishte me mua”.