Asambleja Biblike
L.1, Mbrapa qendrës së
internetit INKUS
Kutia postare 1
Pogradec
ALBANIA

Telefon:
+355 68 2231763

E-mail:
info@asamblejabiblike.com

Internet:
www.asamblejabiblike.com
Radio Logos > Bëj çmos për lavdinë e tij
Programi Bëj çmos për lavdinë e tij është marrë nga libri me të njëjtin titull i autorit
Osvald Çembërsi. Libri daton në fillimet e shekullit të 20-të. Fillimisht, Osvald
Çembërsi i ndau këto mendime në formën e leksioneve në
'Kolegjin e Trajnimit Biblik', në Klapham të Anglisë, në vitet
1911-1915. Kolegji e kishte caktuar Osvaldin të shërbente në
Egjipt, me trupat australiane dhe neozelandeze, të cilat ruanin
Kanalin e Suezit, gjatë Luftës së Parë Botërore.

Më vonë, Osvald Çembërsi dhe gruaja e tij i bashkuan dhe
i botuan këto leksione në formë libri, më 1927-ën në Angli dhe
më 1935-ën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qysh atëherë,
ai u bë libri më i shitur devocional i të gjitha kohërave. Libri
është botuar në shqip nga
Shtëpia Botuese Shigjeta. Radio Logos ka privilegjin
dhe të drejtat për të krijuar dhe transmetuar këto mesazhe devocioni në gjuhën
shqipe.

Përmes këtij programi del në pah rëndësia e të paturit një marrëdhënie të
shëndoshë personale me Jezu Krishtin. Fjalët e shprehura në të janë një mesazh
për t'u jetuar nga çdo i krishterë.

Lutemi që ky program të të ndihmojë për të menduar më thellë rreth Fjalës së
Perëndisë si dhe për t'i zbatuar të vërtetat e saj në jetë.

Orari i transmetimeve javore:
E diel: 22:00
E hënë - E premte: 09:30; 18:30
Share