A u ringjall Jezusi nga të vdekurit me të vërtetë?


Pali përmbledh rëndësinë e ringjalljes kur thotë: “Në qoftë se Krishti nuk është
ringjallur, i kotë është besimi juaj; ju jeni ende në mëkatet tuaja” (1 Korintasve 15:
17). Më poshtë jepen gjashtë prova në lidhje me ringjalljen trupore të Zotit Jezus:

1. Ushtarët:
Judenjtë kërkuar që të vendosej një roje te varri (Mateu 27:66). Më vonë, ushtarëve
iu tha të thonin se ata i kishte zënë gjumi dhe dishepujt e kishin shfrytëzuar këtë
mundësi për të vjedhur trupin e Zotit (Mateu 28:13). Por nëse ata po flinin, si mund
ta dinin se kush e vodhi trupin? Dënimi për një ushtar romak që e zinte gjumi gjatë
detyrës ishte vdekja. S’është për t’u çuditur që ushtarët kërkonin të mbroheshin
nga guvernatori (Mateu 28:14) nëse ai do të merrte vesh se për çfarë ishin paguar
ata të thonin.

2. Guri i vulosur:
Marku 16:4 na thotë se guri që vulosi varrin e nëndheshëm të Zotit ishte një gur “i
madh”. Në fakt, gratë që shkuan te varri vrisnin mendjen se si do të mund ta
lëviznin. Nëse dishepujt e vodhën trupin e Zotit, si kanë mundur ta lëvizin pa
zhurmë atë gur pa zgjuar rojen?

Dhe nëse, siç sugjerojnë disa, Jezusi nuk kishte vdekur me të vërtetë në kryq dhe
erdhi në vete në varrin e ftohtë, atëherë përballemi me një problem akoma më të
madh: pas shumë fshikullimeve të ashpra, pas disa ditësh pa ushqim e ujë si
dhe pas tmerrit të kryqëzimit, si mundi Ai të zgjidhej së pari nga pëlhurat e varrimit
dhe më pas të lëvizte një gur të tillë—nga pjesa e brendshme e varrit? Dhe më
pas, duke qenë i dobët nga humbja e madhe e gjakut si dhe mungesa e ushqimit,
Atij i duhej të bindte dishepujt e Tij skeptikë se Ai ishte “ringjallja dhe jeta”!

3. Të dhënat e Shkrimit:
Në një sallë gjyqi, dëshmia vërtetuese e dy dëshmitarëve është e mjaftueshme
për të provuar një fakt. Të katër shkruesit e Ungjillit dëshmojnë për ringjalljen e
Krishtit, si edhe Pjetri. Thomai, i cili nuk e besoi as dëshminë e shokëve të tij
dishepuj, u bind nga evidenca e Krishtit, i cili i bëri vërtet një vizitë personale atij,
duke i treguar Thomait plagët në duart e në brinjën e Tij. Në fakt, më shumë se
500 vetë e panë Atë në një herë të vetme; është e qartë, pra, se kjo nuk ishte
thjesht pjellë e imagjinatës së dikujt.

Ndoshta ajo që është më bindëse është dëshmia personale e Saulit nga Tarsi. Ai
ishte autorizuar nga Gjykata e Lartë në Izrael për të çrrënjosur kultin blasfemues të
ashtuquajtur të ndjekësve të Jezusit. Pastaj një ditë ai u bë një prej tyre, i tronditur
nga evidenca që pa e dëgjoi rrugës për në Damask kur ai e takoi vetë Krishtin e
ringjallur. Me emrin e tij të ndryshuar në Pal, ai shkroi pothuaj gjysmën e Dhiatës
së Re, duke pohuar shpesh faktet e çështjes: Jezusi është gjallë! “Por tashti
Krishti u ringjall prej së vdekurish, dhe u bë fryti i parë i atyre që kanë fjetur” (1
Korintasve 15:20).

4. Trupi ende i pabërë
Nëse Zoti nuk do të ishte ringjallur, mënyra për t’ua mbyllur gojën atyre që
pretendonin se Ai ishte ringjallur, ishte të bënin trupin e Tij. Romakët nuk mund ta
kishin vjedhur trupin. Kulti i të krishterëve u bë ngacmimi më i madh për
perandorinë e tyre, duke e gjunjëzuar atë përfundimisht. Judenjtë nuk mund ta
kishin vjedhur trupin, përndryshe ata do ta kishin nxjerrë përmes rrugëve të
Jerusalemit dhe ta kishin shpallur krishterimin të vdekur si Krishtin e tyre.

Përse do ta kishin vjedhur dishepujt trupin, sikurse pohuan ushtarët në fillim?
Përse? Kjo ishte në kundërshtim me gjithçka që lexojmë për ta. Së pari, ata ishin
aq të frikësuar nga autoritetet, që ishin strukur mbrapa dyerve të kyçura. Vetëm
disa gra të guximshme, të shtyrë nga ajo dashuri që e mund frikën, vunë jetën në
rrezik.

Së dyti, ata më vonë do ta shpallnin ringjalljen një të vërtetë për të cilën ia vlente të
vdisje. Të tjerë kanë vdekur për një gënjeshtër, por nuk e dinin se ishte një
gënjeshtër. Këta burra e këto gra, jetët e të cilëve treguan virtytet më të larta
morale, zor se duken të jenë një bandë sharlatanësh e mashtruesish.

5. Vuajtjet e dishepujve:
Në fakt, çdo dishepull i Zotit u torturua dhunshëm për besimin e tij në Krishtin e
ringjallur. Të gjithë, përveç njërit, dhanë jetën si martir, e megjithatë asnjë prej tyre
nuk e mohoi ringjalljen e Krishtit apo të pranonte se kjo ishte e gjitha një rreng. Ata
vazhduan ta shpallnin këtë si ngjarjen më të rëndësishme në analet e historisë
njerëzore.

6. Qëllimi i Ungjillit:
Është një fakt historik se me qindra mijëra njerëz e besuan ringjalljen në kohën
kur u shkrua Dhiata e Re dhe që atëherë miliona njerëz kanë shpallur besimin e
tyre në Krishtin e gjallë. Megjithëse skeptikët vazhdojnë ta sulmojnë këtë besim,
Kisha e Krishtit vazhdon të rritet.

Disa do të thonë: “Do të kisha më shumë besim në provat për ringjalljen nëse
ndonjë jo i krishterë do t’i kishte këqyrur këto prova në shekullin e parë”. Por a nuk
është kjo provë në vetvete? Cilido që i ka këqyrur me kujdes provat është bërë i
krishterë!

Shumë skeptikë që nga ajo kohë, pasi kanë shqyrtuar me kujdes këtë çështje,
janë bindur gjithashtu. C. S. Luis, Henri Morison, Lord Litëllton, Gilbert Uest,
Xhosh MekDouëll—lista të lë përshtypje të mëdha. Nëse jeni një skeptik, ju mund
të shtoni emrin tuaj në listë, jo duke u indoktrinuar për të besuar në një trillim të
lashtë, por duke këqyrur me kujdes të dhënat në Bibël, sidomos 1 Korintasve,
kapitulli 15.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.