




A mund të më shpjegoni pagëzimin?
nga J. B. Nikolson i Riu
Tema e pagëzimit është quajtur “ujërat e turbullta të kishës”. Ka shumë mendime
rreth kësaj teme. Por ne nuk mund ta shmangim atë, pasi Zoti Jezus i urdhëroi
ndjekësit e Tij në Mandatin e Madh “bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i
pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë” (Mateu 28:19-20). Pra,
Zoti donte që dishepujt e Tij, teksa shkonin kudo në botë me ungjilli, të pagëzonin
ata që do të pranonin mesazhin. Kjo ngre dy pyetje: Si kryhej pagëzimi dhe çfarë
do të thotë?
SI KRYHEJ PAGËZIMI?
Do të ishte mirë të kuptonim në fillim domethënien e fjalës. “Pagëzoj” dhe
“pagëzim” janë thjesht forma në anglisht të fjalës greke, baptizo dhe baptisma.
Këto rrjedhin nga rrënja pabto, të zhytësh. Kjo fjalë përdorej nga grekët për të folur
për marrjen e ujit duke zhytur një enë në një tjetër, ose për ngjyrosjen e rrobave—
që kuptohet nuk do të spërkaten, por do të kalojnë përmes atij procesi që ë. E.
Vine e përshkruan si “zhytje, mbytje dhe dalje”. Me fjalë të tjera, do të jetë futur
plotësisht poshtë. Kjo është e përshtatshme duke qenë se besimtari portretizon
varrimin e tij si mëkatar dhe më pas daljen nga varri me jetë të re në Krishtin.
Një shembull i pagëzimit përshkruhet në Veprat 8:26-39. Një vasal civil nga
Etiopia kishte ardhur në Jerusalem si një kërkues i sinqertë për të vërtetën. Ai po
kthehej në shtëpi me karrocën e vet, duke lexuar një kopje të librit të Isaias. Zoti
dërgoi Filipin, një ungjilltar, për t'i shpjeguar atij ungjillin. Ndërsa Filipi udhëtoi
bashkë me të në karrocë, i shpjegoi se Shërbëtori i përvuajtur i Perëndisë i
profetizuar në Isaia 53 ishte Zoti Jezus që kishte vdekur në Kalvar që mëkatarët të
mund të shpëtohen. Ky udhëtar besoi në Zotin Jezus si Shpëtimtarin e tij personal
dhe më pas kërkoi që të pagëzohej. Filipi pranoi sepse etiopasi kishte rrëfyer se
kishte besuar me të vërtetë.
Tani vini re Veprat 8:38-39: “Urdhëroi atëherë të ndalet karroca, dhe të dy, Filipi
dhe eunuku, zbritën në ujë dhe ai e pagëzoi. Kur dolën nga uji, Fryma e Zotit e
rrëmbeu Filipin dhe eunuku nuk e pa më; por e vazhdoi rrugën e tij me plot gëzim”.
CILA ËSHTË DOMETHËNIA E PAGËZIMIT?
Ai është një akt publik që tregon bindjen time ndaj Zotit Jezus Krisht (Mateu 28:19).
Unë dua që të tjerët ta dinë se kam zgjedhur të ndjek Atë. Vetëm besimtarët e
vërtetë duhet të pagëzohen (Vep. 18:8). Në Dhiatën e Re nuk lejohen kurrë dy
gjëra: një jobesimtar i pagëzuar, ose një besimtar jo i pagëzuar (hajduti mbi kryq
është një përjashtim për një arsye të qartë). Pagëzimi i jep besimtarit një
ndërgjegje të mirë ku i bindet urdhërimit të Krishtit. Pagëzimi nuk është një
mënyrë për të larë mëkatet, ose siç e thotë Pjetri “jo heqja e ndyrësisë së mishit,
po kërkesa e një ndërgjegjeje të mirë te Perëndia” (1 Pjetrit 3:21), pasi besimtari e
di që ka bërë vullnetin e Perëndisë.
Ai është një pikturë e jashtme për diçka të brendshme që i ka ndodhur besimtarit
në Zotin Jezus (Romakëve 6:3-5). Kur Krishti vdiq në kryq, Ai vdiq si një
zëvendësues për mëkatarët. Kur unë e pranoj Atë si zëvendësuesin tim, është
pothuaj sikur të kisha vdekur unë. Kështu që duke u futur në ujërat e pagëzimit
unë po them: “Kur vdiq Krishti, vdiqa unë. Kur u varros Ai, u varrosa unë. Kur Ai u
ngrit nga të vdekurit, edhe unë u ngrita, dhe tani ec në një jetë të re—jetë të
përjetshme”.
KATËR PËRDORIME TË TJERA TË “PAGËZIMIT” NË DHIATËN E RE:
Shërbesa e Gjon Pagëzori: Ky Gjon u dërgua për të përgatitur rrugën për ardhjen e
Zotit Jezus në tokë. Këtë ai e bëri duke predikuar se njerëzit duhet të pendoheshin
nga mëkatet e tyre dhe më pas të tregonin se e kishin besuar këtë mesazh duke u
pagëzuar nga Gjoni në lumin Jordan. Jordani (që do të thotë, që vjen nga
gjykatësi) ishte një pikturë e vdekjes. Përderisa “paga e mëkatit është vdekja”
(Romakëve 6:23), këta njerëz po tregonin se e kishin kuptuar që meritonin të
vdisnin. Por duke e marrë seriozisht mëkatin e tyre, ata i përgatitën zemrat për të
pranuar Mesinë kur ai të vinte.
Kur Jezusi erdhi dhe i kërkoi Gjonit që ta pagëzonte, Gjoni nuk mendoi se ishte e
drejtë që ai ta pagëzonte Atë, por Zoti nguli këmbë duke thënë “për të përmbushur
çdo drejtësi” dhe për të treguar se qëllimi i ardhjes së Tij në botë ishte për të
vdekur për mëkatet tona.
Pagëzimi i Zotit Jezus në kryq: “A mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të
pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohen?” (Mateu 20:22), i pyeti
Jezusi dishepujt e Tij. Zoti Jezus po mendonte për kohën kur do të shkonte nën
dallgët e gjykimit për mëkatin tonë (Psalmi 42:7). Në Lluka 12:50 Ai tha: “Tani unë
kam një pagëzim me të cilin duhet të pagëzohem dhe jam në ankth derisa të
kryhet”. Ne të gjithë duhet të pyesim: Nëse Ai ishte i gatshëm që të përjetonte një
pagëzim të tillë për ne, a nuk duhet që edhe ne të përjetojmë pagëzimin me ujë
për Atë, nëse kjo është çfarë kërkon Ai?
Pagëzimi i besimtarëve në Zotin Jezus nga Fryma e Shenjtë: Gjoni tha: “Unë ju
pagëzoj me ujë; por vjen ai që është më i fortë nga unë, të cilit unë nuk jam i denjë
as t’ia zgjidh lidhëset e sandaleve; ai do t’ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe
me zjarr” (Lluka 3:16). Pagëzimi i Frymës ndodhi në lindjen e Kishës, që na
tregohet në Veprat 2. Pali e përshkroi këtë në 1 Korintasve 12:13: “Sepse të gjithë
ne jemi pagëzuar në një Frymë të vetëm në të njëjtin trup, qofshin hebrenjtë apo
grekët, qofshin skllevërit a të liruarit, dhe të gjithë jemi ujitur në të njëjtën Frymë”.
Në ditën e Rrëshajave, 120 besimtarë shkuan në një dhomë në Jerusalem; kur
dolën ata ishin bërë “një trup”. Personi i Frymës së Shenjtë është tani lidhja midis
çdo besimtari dhe çdo besimtari tjetër, duke bërë të mundur “unitetin e Frymës”
(Efesianëve 4:3).
Kalimi i Detit të Kuq nga bijtë e Izraelit: Izraelitët “të gjithë u pagëzuan për Moisiun
në re dhe në det” (1 Korintasve 10:2). Edhe pse u pagëzuan për një udhëheqës të
ri, duke i lënë forcat e faraonit në ujë ndërsa ai u kthye për t'i gjykuar, ata nuk iu
bindën atij plotësisht. “Por Perëndia nuk pëlqeu shumicën prej tyre; sepse ranë të
vdekur në shkretëtirë” (vargu 5).
Kjo, thotë Pali (vargu 6), është një paralajmërim për të tjerët se është e
mundshme që të shpengohesh dhe të pagëzohesh, por të mos vazhdosh një jetë
që i pëlqen Zotit. Ne duhet t'i vëmë veshin paralajmërimeve të pasojnë kundër
lakmisë, idhujtarisë, kurvërisë, tundimit të Krishtit dhe murmuritjeve (vargjet 6-10).
Por pas kësaj jepet një premtim inkurajues: “Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve,
përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t’ju
tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t’ju japë dhe rrugë dalje, që ju të
mund ta përballoni” (1 Korintasve 10:13).



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.