




Çfarë mendoni për horoskopin? Ka njerëz që i drejtojnë jetët e
tyre sipas asaj që ai thotë. A është e gabuar që nganjëherë të
lexoj shenjën time të horoskopit?
Bibla ka shumë për të thënë rreth horoskopeve (skica të pozicioneve të yjeve dhe
planetëve). Siç mund ta dini, horoskopi përfshin orbitën vjetore të diellit sikurse
shfaqet në marrëdhënie të ndryshme me yjësi të ndryshme. Kjo ndahet në
dymbëdhjetë shenja, ku çdo shenjtë është emërtuar sipas grupeve të ndryshme
të yjeve. Këto dymbëdhjetë shenja quhen shenjat e zodiakut.
Sigurisht, nuk ka asnjë bazë shkencore për pohimin se pozicioni i planetëve dhe i
yjeve ndikon ose përcakton fatin tonë. Njerëzit thonë se horoskopi nuk është fetar.
Ata që thonë kështu janë ose të mashtruar ose mashtrues. Në mënyrë të
përsëritur Bibla e lidh astrologjinë me adhurimin pagan. Në Ligjin e Përtërirë 18:9-
14, Perëndia na thotë se këto gjëra janë një neveri për Të. Ai i urren ato.
Astrologjia është fe dhe jo shkencë dhe nuk duhet të ngatërrohet me shkencën e
pranueshme që quhet astronomi.
Joshja e horoskopit është premtimi i astrologëve se horoskopi të tregon se çfarë
njeriu je dhe parashikon ndodhi në jetën tuaj të përditshme.
Prandaj, a është e gabuar t’i hedh një sy horoskopit tim në gazetë ose të blej një
revistë të vogël me horoskopin vjetor? Bibla na thotë se kjo është e gabuar. Kjo
nuk ka jep të vërtetën, por mashtrimin. Kjo fillon si flirtim dhe na çon në skllavërim.
Shumë njerëz sot nuk do të bëjnë asgjë pa lexuar më parë horoskopin apo pa
telefonuar një psikik.
Dëgjoni Moisiun duke i paralajmëruar izraelitët në Ligjin e Përtërirë 4:19: “Tregoni
kujdes […] sepse duke ngritur sytë në qiell dhe duke parë diellin, hënën, yjet, të
tëra, domethënë tërë ushtrinë qiellore, ti të mos nxitesh të biesh përmbys
përpara këtyre gjërave dhe t’u shërbesh”.
Kur Isaia parashikoi zemërimin e Perëndisë kundër Babilonisë, ai talli haptas
fenë e tyre pagane: “Le të ngrihen, pra, astrologët, ata që studiojnë yjet dhe
bëjnë parashikime çdo muaj dhe le të shpëtojnë nga gjërat që do të bien në
kurriz. Ja, ata do të jenë si kashta; zjarri do t’i harxhojë. Nuk do të shpëtojnë
veten e tyre nga fuqia e flakë” (Isaia 47:13-14).
Cili duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj horoskopit (apo atyre parashikuesve që dalin
drejtpërdrejt në televizor)? Jeremia tha: “Kështu thotë Zoti: ‘Mos mësoni të ndiqni
rrugën e kombeve dhe mos kini frikë nga shenjat e qiellit, sepse janë kombet
që kanë frikë prej tyre” (Jeremia 10:2). A është kjo mjaft e qartë? Mos e shiko,
mos e heto, mos e lexo, mos e dëgjo, as mos ëndërro rreth horoskopit të
përditshëm. Dhe mos ki frikë se mos humbet ndonjë paralajmërim të
rëndësishëm a ndonjë këshillë.
Jo vetëm kaq, por sa mirë të jemi si Danieli, i cili e studionte Fjalën e Perëndisë
për udhëheqje në jetë. Danieli 1:20 na thotë se “…mbi çdo çështje që kërkonte
dituri dhe gjykim dhe për të cilat mund t’i pyeste mbreti, i gjeti (Danielin dhe
shokët e tij) dhjetë herë më lart tërë magjistarët dhe astrologët”.



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.