A mund të më shpjegoni disa parime të lutjes?
nga J. B. Nicholson, Jr.


Një ditë dishepujt e pyetën Zotin: “Na mëso të lutemi”. Ne të gjithë duhet të
mësojmë rreth lutjes së efektshme. Sa herë i kemi kemi bërë thirrje Perëndisë
dhe kemi pyetur veten nëse na ka dëgjuar apo jo, nëse i ka kushtuar apo jo
vëmendje thirrjes sonë personale.

Psalmisti David u ndje kështu një ditë. Ai ishte i pikëlluar dhe thirri: “O Perëndi,
dëgjo britmën time; dëgjo me vëmendje lutjen time”. Ne lexojmë për këtë në
Psalmi 61.

Por çfarë është lutja e vërtetë? Si mund ta di se nuk jam vetëm duke folur në ajër?
Mirë, së pari duhet të vendosim mbi çështjen e besimit. Besimi nuk është ndonjë
gjimnastikë mendore a ndonjë ndjenjë fetare. Ai është një ushtrim i vullnetit. Është
diçka që unë vendos ta bëj dhe kjo është që në fillim të besoj se Perëndia ËSHTË.
Ne lexojmë në Bibël, në letrën drejtuar Hebrenjve 11:6:
“Edhe pa besim është e
pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se
Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë”.

Kjo ka kuptim, apo jo? Nëse duhet të flas me Perëndinë, unë duhet të besoj se Ai
ekziston, pavarësisht se si ndjehem për këtë. Gjithashtu mund të jem i sigurt se Ai
është gati, i aftë dhe i gatshëm për t’iu përgjigjur pozitivisht thirrjes sime të
sinqertë.

Po përse do të kujdeset Ai për mua duke e ditur se kush unë jam? Po ja, Ai na ka
mësuar se është një Atë, një Atë i dashur. Ne mund të mësojmë tani diçka të
rëndësishme rreth lutjes. Jezusi i mësoi njerëzit e zakonshëm rreth Tij:
“Në qoftë
se ju, që jeni të këqij, dini t’u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Atij juaj,
që është në qiej, do t’u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë”
(Mateu 7:11).

Ne dimë si t’u japim dhurata të mira fëmijëve tanë, sepse i duam. Kështu që
përse do të mendonim se NE jemi më të dashur se Perëndia Atë? Ai kënaqet kur
jep. Këtë e dimë, sepse Ai dha Birin e Tij të vetëm për ne e për të gjithë ata që do
ta pranojnë Atë. A nuk shohim pikërisht këtë në tekstin e artë, Gjoni 3:16:
“Sepse
Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që
beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme”.

Pra, pasi kemi zgjedhur të besojmë se Perëndia ËSHTË, tani ne “shkojmë tek Ai”.
Por si e bëjmë këtë? Mos duhet të shkojmë në kishë? Të përsëritim “Lutjen e
Zotit”? Si mund ta di se po shkoj te Perëndia Atë në mënyrën e duhur?

Perëndia nuk na ka lënë asnjë dyshim mbi këtë çështje të rëndësishme. Jezusi i
tha një prej dishepujve të Tij: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen
tek Ati përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6). Nëse e pranojmë Zotin Jezus
Krishti si të vetmen Udhë për te Perëndia, ne mund të lutemi në çdo gjuhë, në çdo
vend, në çdo rrethanë, në çdo kohë dhe të jemi të sigurt për hyrje të
menjëhershme në dhomën e fronit në qiell. Perëndia nuk e lë kurrë në pritje
kërkuesin e sinqertë.

Ne besojmë se Perëndia ËSHTË, në shkojmë tek Ai nëpërmjet Zotit Jezus për t’i
drejtuar kërkesën tonë, por kemi edhe diçka tjetër: ne duhet ta “kërkojmë atë [me
këmbëngulje]. Kjo do të thotë thjesht se ne duhet të jemi seriozë, se i jemi futur
punës [në lutje] dhe presim derisa të vijë përgjigjja. Ne nuk mund të jemi
mospërfillës dhe mendjelehtë. Të flasësh me Perëndinë në qiell është punë e
vërtetë, edhe pse Ai është i dashur. Kjo s’do të thotë se nuk mund të jemi të
thjeshtë, sikurse është i thjeshtë një fëmijë, por Ai kërkon që ne të jemi real, të
jemi të vërtetë, të hapur e të sinqertë. Ai është i sinqertë me ne dhe pret që edhe
ne të jemi të sinqertë me Të.

Sigurisht, nuk mund të ketë asnjë pengesë gjatë rrugës që të pengojë lutjen tonë
për të shkuar te Perëndia. Por, sigurisht, pengesa më e madhe është mëkati.
Prandaj është mirë të fillojmë me rrëfim të sinqertë—jo te një njeri, për shkak se
çdo mëkat është kundër Perëndisë dhe se vetëm Perëndia mund të falë mëkatin.
Ai u ka treguar njerëzve të Tij se rrëfimi i vërtetë sjell falje të plotë: “Po t’i rrëfejmë
mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë
nga çdo paudhësi” (1 Gjonit 1:9).

Tani rruga është e hapur dhe ne mund të derdhim zemrat tona para Tij. Ne mund t’
i tregojmë Atij frikën tonë, shpresat tona, dëshirat tona, dhimbjet tona dhe
shqetësimet tona dhe t’i drejtojmë kërkesat tona, të mëdha a të vogla, dhe të dimë
me siguri që…

    Ai i di, Ai na do, Ai kujdeset,
    asgjë s’mund ta vagëlloj këtë të vërtetë,
    Ai jep më të mirën për ata
    që ia lënë zgjedhjen Atij.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.