




A është mirë që të marrësh pjesë në katekizëm?
Në kuptimin e përgjithshëm një katekizëm është një përmbledhje elementare e
parimeve të një feje të krishterë, i shkruar në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve,
nëse i referohemi përkufizimit të një fjalori. Megjithëkëtë, kjo fjalë përdoret shpesh
në terminologjinë e kishës katolike, që do të thotë mësimet e kësaj kishe
specifike. Prandaj, çfarë mëson saktësisht katekizmi i kishës katolike? Dhe nga
ndryshojnë mësimet e kësaj kishe nga krishterimi biblik dhe i vërtetë? Më poshtë
jepet një citim nga shërbesa e krishterë «Thirrja e Bereasve»:
Devijimi i katolicizmit nga krishterimi biblik shkon në qendër të besimit, në vetë
shpëtimin dhe kështu ndikon fatin e përjetshëm të atyre që janë mashtruar në këtë
mënyrë. Katolicizmi mohon shpëtimin nëpërmjet besimit dhe shpall një ungjill të
rremë të veprave që, në fakt, nuk mund të shpëtojnë një person. Shpëtimit, sipas
katolicizmit, nuk është në Krishtin, por në Kishën [katolike] përmes bindjes ndaj
dekreteve dhe sakramenteve të saj. «Katekizmi bazë i doktrinës së krishterë» [katolike] i
quan sakramentet «mjeti kryesor i shpëtimit tonë».
Sakramenti i parë nga shtatë është pagëzimi, i cili kryhet për 98 përqind të katolikëve
kur këta janë foshnja. Kanuni 849 shpall se [pagëzimi] është mjeti «përmes së cilës
burrat dhe gratë çlirohen nga mëkatet e tyre, rilindin si fëmijë të Perëndisë...».
«Katekizmi bazë» shpall se pagëzimi «është i nevojshëm për shpëtimin [...] na pastron
nga mëkati origjinal, na bën të krishterë...». Një sakrament tjetër është mesha, për të
cilën katekizmi thotë se është «e vetmja dhe e njëjta Sakrificë me atë të Kryqit, duke
qenë se Krishti [...] vazhdon ta ofrojë veten [...] në altar, përmes shërbesës së
priftërinjve të tij». Kanuni 904 pohon se «vepra e shpengimit është kryer vazhdimisht
në misterin e Sakrificës së Eukaristit», duke mohuar kështu thirrjen ngadhënjimtare të
Krishtit «U krye!»
Siç mund të shohim, katekizmi i Romës, apo i katolicizmit, është në kundërshtim
me Biblën, Fjalën e Perëndisë dhe do të shkelnim Fjalën e Perëndisë nëse do të
merrnim pjesë në një herezi të tillë.
Për një krahasim të hollësishëm midis katolicizmit dhe krishterimit biblik, mund të
lexoni artikullin «Ungjilli sipas Romës».
http://www.asamblejabiblike.com/jm_ungjilli_sipas_romes.html



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.