




Pse Dëshmitarëve të Jehovait u shkon mendja për vetëvrasje?
Një problem i përbashkët midis Dëshmitarëve të Jehovait është ndjenja që ata
nuk do të arrijnë t’i bëjnë ballë Armagedonit. Edhe pse ata mbajnë një plan të
rreptë me aktivitete për të dhënë një qëndrim të drejtë para Jehovait, vetë
Dëshmitarët janë plotësisht të vetëdijshëm që ata janë tepër larg standardit të
caktuar nga Perëndia.
Përse konsiderohet vetëvrasja nga kaq shumë Dëshmitarë të Jehovait në një
kohë apo një një tjetër? Kulla e Rojës e ka bërë mbijetesën nga Armagedoni një
qëllim shumë të madh për çdo Dëshmitar të Jehovait, por ky qëllim nuk është i
lehtë. Shoqëria mëson që vetëm Dëshmitarët besnik të Jehovait kualifikohen për t’
i mbijetuar Armagedonit, por besnikëria quhet mjaft e mirë derisa dikush të
përfundojë plotësisht besnik. Çdo shmangie përpara Armagedonit mund të të
shkualifikojë. E tërë bota si edhe Dëshmitarët e shkualifikuar të Jehovait do të
vriten nga gjëra të tilla si tërmeti, zjarri, breshri, rrufeja dhe përmbytjet. Sipas
Kullës së Rojës, të gjithë ata që janë të gjallë këtu në tokë në kohën e
Armagedonit të cilët nuk janë Dëshmitarë besnik të Jehovait, do të ekzekutohen
nga Perëndia Jehova dhe nuk do të shohin kurrë një ringjallje. Po çfarë do të
ndodhë me ata njerëz të cilët kanë vdekur përpara Armagedonit? Mësimi i Kullës
së Rojës është se kushdo që vdes përpara Armagedonit, përveç atyre
Dëshmitarëve të Jehovait të cilët janë përjashtuar nga Shoqëria Kulla e Rojës, do
të shkojnë në varrin e përbashkët të njerëzimit dhe të gjithë do të ringjallen në
parajsën tokësore për të patur një mundësi të dytë. Kjo do të thotë që të gjithë
Dëshmitarët e Jehovait dhe ata që nuk janë Dëshmitarë të Jehovait, të gjithë do të
kenë një mundësi të dytë me kusht që të kenë vdekur përpara Armagedonit.
Po përse vdekja siguron një ringjallje për në parajsë ndërsa të jesh i gjallë në
kohën e Armagedonit do të thotë shkatërrim për të këdo që nuk është mjaft i
denjë? Kulla e Rojës mëson që në vdekje lista e mëkateve të dikujt pastrohet. Për
shkak të kësaj pllake të pastër, personi është plotësisht i kualifikuar për një
ringjallje. Por për ata Dëshmitarë të Jehovait të cilët janë gjallë në kohën e
Armagedonit, pllaka e tyre nuk është pastruar, prandaj pranimi i tyre në sytë e
Jehovait do të bazohet në sasinë e veprave të tyre të mira dhe të besnikërisë së
tyre ndaj organizatës. Nëse pyet një Dëshmitar të Jehovait nëse ka bërë
mjaftueshëm vepra, nëse ata janë mjaft të denjë për t’i mbijetuar Armagedonit, do
të shohësh që ata nuk kanë ndonjë siguri për mbijetesën e tyre. Më e mira që ata
mund të thonë është: “Shpresoj se kam qenë mjaft besnik/e. Shpresoj se kam
bërë mjaft vepra”. Por veprat e mira që ata mund të bëjnë sot nuk janë kurrë të
mjaftueshme për t’u dhënë atyre siguri, sepse çdo shmangie përpara
Armagedonit, çdo lodhje në morinë e punëve të tyre të mira do t’i shkualifikojë nga
jeta. Për shkak të presionit tepër të madh për të kryer mjaft vepra që do t’i
kualifikojnë ata për të mbijetuar, shumë Dëshmitarë të Jehovait e kanë
konsideruar vetëvrasjen në një kohë a në një tjetër si një rrugë jashtë kësaj jete
dhe brenda parajsës. Për Dëshmitarët e Jehovait nuk ka asnjë garanci në këtë
anë të Armagedonit përveç vdekjes. Është një situatë e trishtueshme kur një
Dëshmitar i Jehovait i vdekur del më mirë sesa një Dëshmitar i Jehovait i gjallë.
Mësimi që në këtë jetë nuk ka asnjë siguri për shpëtimin është një mësimi i
përbashkët për të gjitha fetë e rreme. Çdo fe që e bazon pranimin nga Perëndia
mbi veprat e njeriut nuk do të jetë kurrë në gjendje të japë një siguri konkrete që
dikush ka bërë mjaft për të merituar jetën. Në kontrast me këtë, të krishterët e
vërtetë kanë gjetur një siguri të madhe për pranimin e tyre nga Jehovai në fjalët e
Biblës. 1 Gjonit 5:13 thotë: “Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit
të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme ...”. Kjo siguri, kjo njohuri që ne
e kemi jetën e përjetshme tani nuk është vetëm për një grup të zgjedhur, sepse
Gjoni ka thënë kështu në 1 Gjonit 5:1: “Kushdo që beson se Jezusi është Krishti,
ka lindur nga Perëndia ...”. Atyre që e vendosin besimin e tyre në Jezusin, Ai ka
premtuar se do t’ju dërgoj një Ndihmës i cili do të ecë pranë tyre dhe që do të jetë
në ta për t’i ndihmuar. “Dhe unë do t’i lutem Atit dhe Ai do t’ju japë një Ngushëllues
tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, Frymën e së Vërtetës, që bota nuk
mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron
me ju dhe do të jetë në ju”, Gjoni 14:16-17.
Nëse dëshiron të kesh siguri që je i/e pranuar nga Perëndia, këtë nuk do gjesh
kurrë në Kullën e Rojës. Asnjë organizatë tokësore nuk ka vdekur për ty dhe asnjë
organizatë nuk mund të të shpëtojë pavarësisht se çfarë pretendon. Vetëm Jezusi
është i denjë për besimin tonë.



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.