Kur Jezusi vdiq në kryq, a vdiq Perëndia?


Bibla nuk thotë kurrë se vdiq Perëndia. Ishte Krishti Jezus njeri që e dha veten si
një çmim për të gjithë (1 Timoteut 2:5-6). Sigurisht, Ai është edhe Perëndi edhe
njeri në një person. Biri i Perëndisë u bë një qenie njerëzore që të mund të vdiste.
Por Perëndi janë edhe Fryma e Shenjtë dhe Ati, dhe ata nuk vdiqën në kryq, vetëm
Biri.

Herë pas here dëgjojmë ndonjë tallës duke thënë se nëse Krishti është Perëndi
dhe Ai vdiq në kryq, atëherë vdiq Perëndia dhe kjo është e pamundur. Ata e
nxjerrin këtë si një kontradiktë të supozuar në Bibël. Ose këtë e thonë për të vënë
në dyshim hyjninë e Krishtit. Sigurisht, këta kundërshtarë paraqesin një problem
të tyrin, duke e përkufizuar vdekjen si asgjësim. Ata besojnë se kur dikush vdes, ai
pushon së ekzistuari.

Çfarë mëson Bibla se është vdekja? Ajo nuk është asgjësim; ajo është ndarje.
Kështu që kur Krishti vdiq, Ai nuk pushoi së ekzistuari. Trupi i tij shkoi në varr dhe
shpirti i tij shkoi në vendin e frymërave të larguara. Kujtoni si i tha hajdutit të
penduar: “Sot do të jesh me mua në parajsë”.

Vdekja, pra, është një ndarje. Është një ndarje e trupit nga fryma. Është një ndarje
nga kjo botë në atë tjetrën. Dhe kështu ne edhe e përdorim këtë fjalë. Ne themi se
dikush që po fle ose që në njëfarë mënyrë është i pandërgjegjshëm, që ai është “i
vdekur për botën”. Çfarë nënkuptojmë? Ne duam të themi se ai s’ka lidhje me
botën, se është i ndarë nga mjedisi përreth.

Vdekja e Krishtit ishte më shumë se vdekje fizike. Ai thirri nga kryqi: Perëndia im,
Perëndia im, përse më ke braktisur?” Duke marrë mëkatet tona në trupin e tij mbi
drurin, Krishti iu nënshtrua gjykimit të Perëndisë. Ai u braktis nga Perëndia. Kjo
ishte më shumë se vdekje fizike. Atje mbi kryq Ai përjetoi ndarje frymërore.

Ju mund të pyesni si mund të ndodhë kjo? Si mund të vdesë Princi i Jetës? Kjo
është diçka që ne nuk mund ta kuptojmë. Por gëzohet që nuk kam pse të kuptoj
se si vepron elektriciteti përpara se ta përdor atë, apo të di përbërjen kimike të një
ilaçi jetëdhënës përpara se ta marr atë. Kështu është edhe me shumë të vërteta
të Biblës. Ju mund të gëzoni përfitimet e tyre përpara se të kuptoni se si veprojnë.

Por kaq na është treguar. Perëndia ishte në Krishtin, duke e pajtuar botën me
veten; nga ana tjetër, Perëndia mund ta bënte këtë vetëm nëpërmjet Zotit Jezus
duke marrë pjesë prej “mishi dhe gjaku”. Përderisa “paga e mëkatit është vdekja”
(Romakëve 6:23), Zoti Jezus “provoi [me dëshirë] vdekjen për të gjithë njerëzit”.

Edhe atëherë, vdekja nuk kishte pushtet mbi të. Ai e dha jetën vullnetarisht për ne.
Dhe tri ditë më vonë Ai e mori përsëri jetën e tij. Megjithatë, tani Ai jeton në “fuqinë
e jetës së pashkatërrueshme” dhe këtë jetë të pavdekshme ua jep të gjithë atyre
që e vënë besimin tek Ai.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Share