Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.



TREGONI KUJDES PËR VETEN TUAJ
Nëse kjo dështon, shkakton rrënim për tufën.
Pleqtë duhet të "tregojnë kujdes" për veten e tyre, si edhe për ata nën kujdesin e
tyre. Kjo do të thotë që ata duhet të vëzhgojnë sjelljen e tyre dhe, kur të jetë e
nevojshme, të korrigjojnë njëri-tjetrin. Nëse besimtarët në përgjithësi duhet të jenë
kaq "plot mirësi, plot me çdo njohuri" që të jenë të pajisur për "të këshilluar
njëri-tjetrin", atëherë sigurisht që ata që kanë drejtimin duhet të jenë të hapur ndaj
së njëjtës disiplinë midis tyre (Rom. 15:14).
Njëri prej vëllezërve të përfshirë në punën e bariut mund të ketë një pozitë
ekzekutivi në botë është mësuar që fjala e tij respektohet dhe dëgjohet në sferën e
biznesit. Ai duhet të jetë syçelë se mos, ndoshta padashur, pret të njëjtën përgjigje
nga pleqtë e tjerë dhe se mos nuk i pret mirë fjalët për të ndryshuar idetë e tij.
Gjithashtu edhe përsa i përket pleqve të tjerë, edhe ata duhet të kenë kujdes se
mos ata bëhen kaq pasiv saqë e lejojnë njërin prej burrave të bëhet mbizotërues.
Nevojat e çdo tufe ndryshojnë dhe ne mund të shohim se si një plak që ka
dhuntinë e mëshirës mund të marrë drejtimin kur del një rast që kërkon
dhembshuri, ndërsa një tjetër mund të jetë më aktiv kur një gabim teologjik duhet
të korrigjohet. Sidoqoftë, asnjë individ, sado dhunti që ai mund të tregojë se ka,
nuk duhet të lejohet të ketë fjalën e fundit në çdo situatë.
Me të parë shenjën e parë të të qenit shumë i sigurt në vetvete në një nga rrethi i
tyre, pleqtë e tjerë duhet që me lutje dhe me mirësjellje, por edhe me vendosmëri,
t'i thonë vëllait të tyre në Zotin se ai është duke shkuar përtej mandatit që
Kryebariu i ka dhënë atij (Gal. 6:1).
DHE PER TUFËN ...
Ne do të donim të mendonim që ju keni qenë në gjendje të shmangni situatën e
përmendur më lart, por nuk është e pazakonshme kur pleqtë dështojnë të
disiplinojnë veten e tyre sipas mënyrës që kemi paraqitur. Mund të duket më e
lehtë që të vazhdohet me mbizotërimin e atij që është më tepër i sigurt në vetvete
dhe madje të mblidheni kundër tij si për të treguar besnikërinë tuaj. Çfarë do të
ndodhë më pas? Tani pleqtë kanë formuar së bashku një bllok apo bord njerëzish
të cilët kërcënohen nga çdo kërkesë që iu bëhet. Ata mund ta interpretojnë një
orvatje të tillë si një rebelim të mundshëm, që rëndon pozitën e tyre dhe zhvillon
një mentaliet për tu rrethuar. Tani ata janë në mbrotje: ura lëvizëse ngrihet lart dhe
ata nuk janë të hapur ndaj çdo sugjerimi përveç atyre që dalin brenda kështjellës
së tyre.
Sigurisht që ndarja e afërt nuk është krejtësisht faji i tyre. Ka nga ata që janë të
uritur për pushtet dhe njohje të cilët mund të përfitojnë t'i flasin njerëzve dhe t'i
nxisin të rebelohen kundër udhëheqësve të tyre - njerëz si Absalomi, i cili fitoi
zemrat e shumëve, apo si Jeroboami, bir i Nebatit, vendimi i të cilit duket se ishte i
arsyeshëm dhe se kishte mbështetje por që doli nga buzët e një njeriu me zemër
të ligë (2 Sam. 15:4-6; 1 Mbr. 12:1-16). Në rastin e dytë, Mbreti Rehoboam kishte
trashëguar një problem që kishte dalë nga Salomoni, ati i tij, dhe nuk duhet të
fajësohet krejtësisht për situatën shtypëse e cila bëri që njerëzit të shfaqnin
pakënaqësi; por, ai ishte për t'u dënuar për mënyrën se si e trajtoi situatën. Pleqtë
mund të nxjerrin një mësim këtu, që pakënaqësinë ta trajtojnë me urtësi dhe
dhembshuri dhe të mos pranojnë taktinën kërcënuese dhe mbrojtëse të
Rehoboamit.
Më lejoni ta mbyll me një thirrje për të gjithë që të lutemi për pleqtë. Puna e tyre
nuk është e lehtë dhe ata janë bërë nga i njëjti brumë si ne. Në të njëjtën kohë, ne
që jemi pleq le të jemi të kujdesshëm që të mos krijojmë një distancë tepër të
madhe midis vetes dhe atyre që jemi thirrur të drejtojmë.
Të ushqejë, të kujdeset dhe të drejtojë
|