Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.


SI NJIHET DIKUSH SI PLAK?
Shpesh herë më kanë bërë pyetje të ngjashme me këtë nga Ontario:
"Si njihet dikush si plak? Kam punuar në këtë asamble për tetë vjet dhe tani
jam duke u marrë me një grup të takimit të fëmijëve. Gjithashtu kam këshilluar
disa njerëz, por nuk më është kërkuar kurrë të bëhem një plak. Mos duhet "ta
kap demin nga brirët" dhe të flas me mbikqyrësit ekzistues?"
Ky problem mund të reflektojë ose mungesën e dallimit te pleqtë aktual ose
mungesën tënde në këtë drejtim? Më lejoni të filloj me ju. Nga ajo që ju thoni, do
të mendoja që ju jeni ai tip njeriu që çdo bashkësi lokale do të donte ta kishte në
përbashkësinë e saj. Megjithatë, ne nuk jemi takuar bashkë dhe kam disa pyetje
të spikatura për të të bërë.
Çfarë mesazhi janë duke marrë nga ty njerëzit e asamblesë tënde. Kur je bashkë
me një grup besimtarësh nga asambleja dhe ti jep disa sugjerime praktike, çfarë
përgjigje merr? A pranohet mirë këshilla jote dhe ndonjëherë a zbatohet, apo nuk
pranohet pothuajse gjithmonë? Nëse kjo e fundit është e vërtetë, atëherë të duhet
të mësosh pak më shumë mbi drejtimin e të tjerëve. Ata që aspirojnë të bëhen
barinj jo vetëm që duhet të kenë ide të mira, por gjithashtu të dinë si të bindin të
tjerët që idetë e tyre janë biblike dhe të dobishme për t'u vënë në praktikë. Mendo
për atë që tha Salomoni në lidhje me këtë (Pred. 12:9-11).
Ti thua që je marrë disi me këshillim. A paraqitesh si më i madh ndaj atyre që
kërkon t'i ndihmosh apo je me të vërtetë i përulur? Përpara se të flas me ata që
pranojnë se e kanë "prishur punën", unë përpiqem të kujtoj Galatasve 6:1-3.
Gjykoj se pleqtë aktual janë më të vjetër se ty. Elihu veproi tepër me vend në
shoqërinë e të moshuarve dhe pati fjalën e fundit para se Vetë Perëndia të fliste.
Shih Jobi 32:4.
Tani do ndaloj së menduari që ty të nevojitet një këshillë e tillë dhe do të flas për
pleqtë. Përvoja më ka mësuar që ata shpesh mund të mos jenë të hapur ndaj
idesë që një më i ri të lidhet me ta. Ata ndihen mirë me njëri-tjetrin dhe një i
porsaardhur mund të çrregullojë "ekuilibrin e pushtetit". Pleqtë nuk duhet të
formojnë një bllok pushteti, por Pjetri e pa këtë si një tundim ndaj së cilit ata janë
të prekshëm. Ju barinj, hapni sytë! Ju do t'i jepni llogari Kryebariut. Shih 1 Pjetrit
5:3-4.
Më lejoni ta inkurajoj pyetësin tonë që të mendojë kështu. Nëse je duke u thirrur
nga Zoti dhe ke një dëshirë të dhënë nga Zoti për këtë punë, ti mund ta bësh këtë
qoftë nëse dikush tjetër do ta pranojë këtë apo jo. Asgjë nuk mund të të ndalojë
përveç dëshirës tënde për njohje! Të presësh që vëllezërit të pranojnë vlerën
tënde mund të jetë një detyrë tepër e lodhshme. Trego çfarëdo përkujdesje që
mundesh dhe lëre në dorë të Zotit dhe Ai do të të nderojë në kohën e duhur. Kjo
mund të mos ndodhë gjithmonë në këtë jetë, por mendo për shembullin që ka
lënë Zoti dhe Mësuesi yt siç parathuhet nga Isaia në kapitullin 49, vargjet 1-4.
Bekimi i Zotit qoftë mbi ty dhe mbi ata që kanë të njëjtin interesim.
Të ushqejë, të kujdeset dhe të drejtojë
|