PYETJE & PERGJIGJE
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
PËRSE TI NUK DUHET TE JËSH NJË PLAK?

Përse do të dëshironte një fëmijë të drejtonte një orkestër? Ndoshta sepse ai
është i magjepsur nga mënyra se si dirigjentët i lëvizin duart dhe që duket se
është në kontroll të gjithçkaje. Ai nuk merr vesh fare për mençurinë dhe taktin, pa
përmendur aftësinë, që kërkohet për dikë në atë post. Përpjekjet e tij fëminore për
të imituar këtë rol ndërsa ai pret miratimin e prindërve të tij zbulojnë se ai është
duke lakmuar vlerësim. Ne qeshim dhe e kuptojmë që kjo vjen nga papjekuria.
Dëshira për të interpretuar, për t'u vlerësuar dhe për të kontrolluar të tjerët, e
motivoi edhe Diotrefin, i cili donte të ishte i pari. Duke deklaruar se ishte dishepull
i Atij që erdhi midis nesh si një Shërbëtor, ai i shërbente vetëm vetes. Ai lakmonte
vëmendje (shiko 3 Gjo. 1:9). Diotrefi qëndron në dallim të theksuar me Bariun e
Mirë, i cili karakterizohej nga vetësakrifica dhe dha jetën e Tij për delet (Llu. 22:26,
27; Gjo. 10:11). Të lakmosh njohje dhe nder është një formë e krenarisë dhe nuk
sjell asnjë dobi veçse rënien e shkaktuar nga djalli (1 Tim. 3:16).

Zilia, gjithashtu, mund të jetë një aryse që njerëzit të kërkojnë punën e mbikqyrësit.
Tri bijtë e Levit, megjithëse ishin njerëz që iu shkonte fjala, lakmuan rolin që
Perëndia i kishte dhënë Moisiut. Ata e nuk e morën parasysh faktin që Moisiu ishte
zgjedhur për këtë post sepse ai ishte më zemërbuti nga të gjithë njerëzit. Në sytë e
tyre, ai ishte duke folur tepër për vetveten dhe ata ishin të përshtatshëm për t'i
ndrequr gjërat. Deri në këtë pikë ata e kishin treguar aftësinë e tyre për të ndikuar
të tjerët dhe kjo i nxiti ata që të kërkonin më shumë autoritet (shiko Num. 16:1-50).
Përfytyroni rrëmujën e plotë dhe mungesën e harmonisë kur njerëzve me zemra të
tilla u jepet mundësia të drejtojnë në një kishë lokale.
Të ushqejë, të kujdeset dhe të drejtojë