Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.


PËRSE TI DUHET TË JESH NJË PLAK?
Duke iu referuar 1 Timoteut 3:1, Donald Norbie thotë: "Eshtë gjë e mirë të jesh
frymërisht ambicioz. Këtu Pali e lavdëron atë që dëshiron këtë punë. Eshtë një
punë e mirë, një punë e bukur. Dhe mundësia për ta arritur këtë është e madhe;
gjithmonë ekziston nevoja për më shumë pleq të mirë". Vini re që është puna ajo
që duhet të dëshirohet dhe jo titulli. Të jesh një mbikqyrës kërkon pjekuri; ti nuk
mund të bëhesh menjëherë dhe papritmas një bari frymëror. Ata që aktualisht
janë duke shërbyer si mbikqyrësa duhet të jenë në vëzhgim të të tjerëve që të
mund të punojnë me ta, të cilët përfundimisht do të zenë vendin e tyre.
Kjo ngre pyetjen se si mund të njihet një plak premtues, që jep shenja të mira. Në
jetën e një mbikqyrësi të ardhshëm, do të shfaqet shpesh një kujdes vetëmohues
për të tjerët edhe kur ai është tepër i ri për t'iu dhënë ky post. Të shkuarit nga anë e
tij pas të rinjve të tjerë që janë duke humbur, vizitat që ai bën te të moshuarit dhe
etja e tij që të mësojë (sepse një plak duhet të jetë i zoti të mësojë të tjerët) janë të
gjitha shenja premtuese.
Kisha lokale duhet ta shikojë shërbesën e të qënit bari po aq të rëndësishme sa
atë të një misionari. W. E. Vine ishte shumë i interesuar në punën e Zotit si
misionar, duke patur lidhje me "Jehonat e Shërbimit" (e barasvlefshmja në Angli
për CMML[1] dhe MSC Canada[2]) për shumë vjet, megjithatë ai shkroi për
rrezikun e të lartësuarit të punës misionare në një vend të juaj ndërkohë që
nënvleftësojmë punën e një plaku. Pleqtë e përkushtuar dhe të perëndishëm
duhet të vlerësohen shumë për shërbesën që bëjnë (1 Thes. 5:13). Pa ata, kishat
bëhen pre të ujqërve (Vep. 20:28, 29). Na dhëntë Zoti pleq të vërtetë.
1. CMML, Christian Missions in Many Lands, shqip Misioni i Krishterë në Shumë Vende.
2. MSC Canada,
Të ushqejë, të kujdeset dhe të drejtojë
|