Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.


PRIORITETI I PLEQVE
Shumë grupe besimtarësh janë të vegjël në numër dhe kështu që barra e punës
ka prirjen të bierë mbi disa ose dhe madje vetëm mbi shpatullat e njërit. Madje
edhe në asambletë më të mëdha ku mund të ketë më shumë njerëz për të
mbajtur barrën, gjithmonë ekziston rreziku që pleqtë të ngecen në "baltën" e
çështjeve teknike dhe puna e vërtetë e një plaku lihet pas dore.
Çka është lartpërmendur ne besojmë se, fatkeqësisht, është e vërtetë. Kjo duhet
të na bëjë të pyesim: "Cila është, ose cila duhet të jetë, puna e vërtetë e një plaku?"
Kësaj pyetjeje nuk duhet t'i përgjigjemi duke vështruar përreth se çfarë ndodh në
asambletë e tjera. As nuk duhet gjykuar nga ajo që gjendja jonë e dobët na tundon
të pranojmë ngadonjëherë. Para së gjithash, ne duhet t'i drejtohemi Fjalës dhe
pastaj, me ndihmën e Frymës së Shenjtë, të kërkojmë të vëmë në praktikë atë që
gjejmë atje.
Porosia e Palit drejtuar pleqve në Efes në Veprat 20:17-35, si dhe këshilla e Pjetrit
në 1 Pjetrit 5:1-2, e bëjnë tepër të qartë se cili duhet të jetë prioriteti i një plaku: ai
duhet "të tregojë kujdes" për veten dhe pastaj të ushqejë ose të kujdeset për tufën.
Në dritën e asaj që sapo u tha, nuk kemi pse të çuditemi kur mësojmë se është
thelbësore që një plak të jetë "i aftë të mësojë të tjerët" (1 Tim. 3:2). Kjo s'do të
thotë se është e domosdoshme që ai të jetë ai lloj mësuesi i përmendur në
Efesianëve 4:11. Shërbesa publike mund të mos jetë prirja e tij, por ai duhet të
jetë në gjendje të hapë Fjalën dhe të këshillojë anëtarët e tufës në mënyrë të
efektshme. Nëse ne ndjehemi rehat me më pak, diçka nuk shkon fare mirë (shih
Eze. 34:2-10).
Procedurat dhe programet jashtëbiblike nuk janë puna e një plaku të vërtetë nëse
ai sheh se këto gjëra pengojnë shërbesën e katërfishtë të kishës lokale (Veprat
2:42). Besimtarët frymërorë mund të përfshihen në takimet e fëmijëve, në ??????,
por programe të tilla kërkojnë që drejtuesi të japë një sasi të konsiderueshme të,
në mos të gjithë, kohën e tij këtyre gjërave. Një plak duhet të jetë i lirë të kujdeset
për të gjitha grup-moshat dhe për çdo aspekt të dëshmisë lokale. Dhe që kjo të
bëhet në mënyrë të efektshme, duhet të ketë të paktën më shumë se një plak.
Me raste, dy pleq mund të jenë një domosdoshmëri, por kjo mund të çojë në një
situatë të pakëndshme ku besimtarët rreshtohen përkrah njërit plak apo tjetrit
sipas parapëlqimit të secilit. Kjo me siguri do të çojë në ndasi. Është diçka e urtë t'i
kërkosh Zotit të ngrejë tre ose më shumë pleq dhe është përgjegjësi e pleqve
kudo që të stërvitin dhe të inkurajojnë burra frymërorë të rinj të cilët mund të jenë
providenca e Zotit.
Të ushqejë, të kujdeset dhe të drejtojë
|