Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.


SI TË TRAJTOJMË PLEQTË E PADISIPLINUAR?
Një korrespondent pyet: "Çfarë duhet të bëhet nëse një asamble ka një 'plak' që
siç duket është i papërshtatshëm për këtë punë, i çrregullt dhe kokëfortë? Nuk
mund të gjej ndonjë varg nga Shkrimet e Shenjta që të na sigurojë udhëzim në
një situatë të tillë".
Një situatë disi e ngjashme shfaqet në letrën e tretë të Gjonit dhe ai dinte si të
sillej me individin ofendues. Ne mund të themi: "Por Gjoni ishte një apostull dhe
askush nuk e ka atë autoritet sot". Kjo është e vërtetë, por në këtë pjesë ne mund
të gjejmë ende udhëzime të dobishme. Një gjë për të cilën jemi të qartë është se
akuzat kundër Diotrefit ishin shumë të qarta. Nuk ishte çështja se ai ishte
konsideruar i vështirë apo kokëfortë thjesht nga disa; për më tepër, veprat e tij të
liga janë saktësuar. Në të njëjtën mënyrë, ne duhet të jemi në gjendje të nxjerrim
në pah sjellje të rëndë jobiblike përpara se të themi që një plak është i
papërshtatshëm.
Ne duhet të jemi të kujdesshëm këtu. Herë pas here një vëlla mund të etiketohet
si "kokëfortë" sepse ai paraqet të vërtetën ndërsa të tjerët nxisin kompromisin. Për
shembull, kam dëgjuar për një predikues për të cilin thuhej se ishte "pa dashuri".
Me sa duket faji i tij qëndronte në të mësuarit që Shkrimet e Shenjta na japin
udhëzime dhe shembuj të qartë se si duhet të funksionojë një kishë lokale. Doli
që ata të cilët e quajtën atë të pamëshirshëm e bënë këtë gjë jo se ai ishte fajtor
për ndonjë sjellje të parregullt apo ndonjë ashpërsi të vërtetë ndaj besimtarëve të
tjerë, por sepse ata mendonin që mesimi i tij mund të ofendonte ndonjë që
parapëlqente një mënyrë më të rehatshme.
Por le ta pranojmë si të vërtetë që personi për të cilin flet pyetja më sipër është
përshkruar në mënyrë të saktë dhe veprat e tij jo të perëndishme janë të
dukshme. Çfarë mund të bëhet? Mund të ndodhë që asambleja për të cilën flet
pyetja është e dobët, sidomos në fushën e udhëheqjes. Askush nuk është aq i
fortë që të merret me këtë "plak" që ka gabuar dhe, duke patur parasysh karakterin
e tij, përballimi do të rezultojë në një luftë dhe ndoshta në një ndarje. A duhet t'i
drejtohet tufa e vogël për ndihmë pleqve të një bashkësie tjetër? Nga shikimi i
parë kjo mund të duket si një zgjidhje e arsyeshme, por ne nuk njohim asnjë varg
biblik që do të mbështeste një përpjekje të tillë dhe, në fakt, ka më shumë gjasa
që kjo vetëm sa do ta përhapte problemin.
Nëse ka njëzëshmëri midis vëllezërve të tjerë në asamble, ata mund t'i kërkojnë
këtij Diotrefi të sotëm të mënjanohet. Por ata mund të mos kenë aq besim dhe
guxim për të vepruar kështu. Po tani, çfarë duhet bërë? Ata që kërkojnë lavdinë e
Zotit (dhe jo thjesht një zgjidhje njerëzore) le të shkojnë drejt e te Kreu i kishës me
lutje këmbëngulëse. Ndërsa janë duke bërë këtë, ata mund të zbulojnë që në fakt
Zoti e ka lejuar këtë situatë deri në këtë pikë për shkak të dështimit të asamblesë
si një e gjithë për t'i qëndruar besnike Atij. Të përpiqesh të largosh me nxitim z.
Diotref mund të thotë të shmangësh një çështje akoma më të rëndë. Nëse
zbatohet parimi "kjo gjë vjen nga Unë" (shiko 2 Kro. 10-11), asamblesë i duhet të
mësojë një mësim përulës dhe të pendohet për dështimin e saj.
Zoti ynë është më tepër i interësuar në ruajtjen dhe përparimin e kishës sesa
neve jemi. Nëse vetëm tëo apo tre vëllezër të prirur në gjërat frymërore bien dakord
së bashku dhe kërkojnë fytyrën e Zotit në lutje, ne mund të jemi të sigurt që Zoti do
të marrë masat me ofenduesin, duke ndryshuar qëndrimin e tij ose duke e larguar
atë në njëfarë mënyrë (Mat. 18:19). Kjo rrugë kërkon si durim ashtu dhe besim,
dhe si qenie njerëzore ne shpesh i kemi të mangët këto burime; por duke i besuar
Zotit që Ai të veprojë në dobi të kishës së Tij është shumë më mirë që të
përpiqesh të detyrosh një Diotref për t'u larguar me armët e mishit. Veç kësaj,
sigurisht që do t'i pëlqente Zotit nëse ne do ta fillonim duke u lutur për ofenduesin,
para se të jemi kundër tij. Në fund të fundit, ai është ende një gjymtyrë e trupit të
Krishtit.
Të ushqejë, të kujdeset dhe të drejtojë
|