PYETJE & PERGJIGJE
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
PËRGJEGJËSI PËR SHËRBESËN
Bari i mirë nevojitet ende dhe edhe ujërat që të çlodhin.

Barinjtë përcaktojnë barin që do të hanë delet e tyre. Kur afër kemi bar të njomë,
nuk do të ketë shumë dele arrakate. Sidoqoftë, ne s'mund të presim që delet e
uritura t'u qëndrojnë besnik barinjve të tyre nëse këta barinj nuk janë të
përkushtuar ndaj nevojave të deleve të tyre. Interesat e tufës shërbehen më së
miri kur ajo është e ushqyer mirë (Eze. 34; Gjo. 21:15-17; Vep. 20:25-31).

Në mënyrë ideale, pleqtë ose burra të tjerë të aftë në përbashkësinë lokale do e
kryejnë pjesën më të madhe të ushqimit. Këta duhet të jenë "të aftë të mësojnë të
tjerët" (1 Tim. 3:2; 2 Tim. 2:24). Mësues të tjerë mund të ftohen për të ndihmuar
herë pas here, por vetëm nën sytë vigjilentë të mbikëqyrësve të perëndishëm të
cilët janë studentë të Shkrimeve dhe në gjendje të dallojnë ndryshimin midis
ushqimit të mirë dhe të keq. Kjo mund të paraqesë një problem. Ndonjëherë
asambletë në vështirësi përpiqen të kompensojnë mungesën e dhuntisë lokale
duke importuar folës nga jashtë, por vështirë se një asamble do të vazhdojë për
një kohë të gjatë nëse nuk ka një shërbesë të qëndrueshme e të dobishme nga
burra që janë për të trajtuar rreziqe të mundshme dhe për të siguruar rregullisht
mësime ushqyese. Kjo nxit përmbushje dhe frymëzon siguri.

Është jobiblike që një kongregacion të jetë nën mësimin e vetëm një individi me
dhunti, por siç duket shumë njerëz e konsiderojnë këtë gjendje më mirë se
mungesën e një ushqimi të mirë (shiko eksodin drejt përbashkësive të tjera
ungjillore që po ndodh në shumë zona këto ditë). Kjo nxjerr në pah budallallëkun e
arsyetimit se një asamble mund të konsiderohet "e themeluar" nëse ajo varet
kryesisht nga shërbesa e importuar. Nëse një kishë lokale nuk është e pavarur
ashtu siç e kemi përshkruar, nuk ka shumë shpresa për vazhdimësinë e saj.

Edhe ato asamble që mund t'i quajmë të themeluara (për shkak të madhësisë,
moshës apo vendndodhjes) do të ishin duke shkruar nekrologjitë e tyre nëse nuk
varen nga përdorimi i qëndrueshëm i dhuntisë lokale. "Me "dhunti" ne
nënkuptojmë aftësinë e vërtetë dhe të provuar për t'i komunikuar të vërteta
frymërore një kongregacioni. Nganjëherë pleqtë mund të rrezikojnë që t'i kërkojnë
një fillestari për të shërbyer Fjalën, por në përgjithësi katedra nuk është një vend
për eksperimente. Shërbesa e tepërt nga rishtarët apo nga njerëzit pa dhunti do të
shkaktonte pakënaqësi. Prova që barinjtë duhet ta zbatojnë për çdo mësim është:
"A e ushqen tufën?" Vetëm një tufë e ushqyer mirë do ta kënaqë Kryebariun.

Kur duhet që të kërkohen dhe të kultivohen mësues vendas, ne nuk duhet të
ndikohemi nga dëshira e disave për të folur publikisht nëse shërbesa e tyre
rezulton mediokër. Nuk është një gjë e perëndishme për ta mashtruar dikë që të
mendojë se ai ka aftësi duke e ledhatuar dhe duke i thënë: "Kjo ishte një fjalë e
mirë, vella", nëse rasti është vërtetë e kundërta. Ne duhet të flasim të vërtetën me
dashuri, sepse gjithçka tjetër është lajka dhe si rrjedhim e dëmshme (Fja. 29:5).
Gjithashtu ne duhet të ruhemi që të mos i japim një vëllai mundësinë për të ndarë
një fjalë për arsye politike---sepse ata janë të lidhur nga dikush me influencë ose
sepse ata mund të ofendohen nëse i mënjanojmë. Pleqtë duhet të udhëhiqen
gjithnjë nga nevojat e tufës dhe asgjë më pak. Është më mirë nëse të paktën dy
burra vendosin se kujt do t'i jepet kohë për të predikuar. Zgjedhja e predikuesve
është një barrë tepër e rëndë që të mbartet vetëm nga një njeri, pasi janë përballë
kritikës.

Pa dyshim që kjo kërkon forcë të karakterit. Por çfarë tjetër mendoni ju se pritet
nga ne si mbikëqyrës?
Të ushqejë, të kujdeset dhe të drejtojë