Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.


NJOHJA E PLEQVE
Korrespondeca vazhdon të vijë mbi këtë temë dhe ne mirëpresim akoma. Ajo do
të ruhet për referim të ardhshëm. Para se të kalojmë mbi një temë tjetër, duket me
vend të citojmë përgjigjen e plotë të një korrespondenti. Veçanërisht dy prej
pikave të tij duhet të mbahen shënim: Dhiata e Re nuk na jep ndonjë shembull
ose urdhërim të përpiktë lidhur me vendosjen pleqve sot. Dhe e dyta, ai beson që
në Shkrime s'ka vend për një votë demokratike nga cilido pjesëtar i bashkësisë.
Ne biem dakord. Ai shkruan:
"Dhiata e Re mëson që mbjellësi i kishës zgjidhte pleqtë e parë në asamblenë
që ai themelonte. Pas kësaj, Dhiata e Re rri në heshtje. Kjo duket se sugjeron që
ne duhet të jemi duke i kërkuar Perëndisë për mënyra të ndjeshme për sa i përket
kulturës për të njohur ata që Perëndia ka përgatitur për t'i shërbyer. Duke qenë se
ne kështu pohojmë zgjedhjen e Perëndisë, duhet të zhytemi në lutje dhe të jemi të
duruar derisa Ai të na zbulojë vullnetin e Tij. Mënyra në të cilën Ai bën të njohur
vullnetin e Tij ka të ngjarë të ndryshojë nga kultura në kulturë, por ne mund të
supozojmë me siguri që pleqtë e parë do të kërkojnë fytyrën e Zotit me lutje dhe
konsultim reciprok derisa të jenë të sigurt që kanë arritur në mendjen e Krishtit".
Të ushqejë, të kujdeset dhe të drejtojë
|