Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.


GUXON TË BËHESH PASTOR?
Delet nuk ia dalin dot mbanë të ngjitin malet vetë.
Disa lexues mund të mbledhin vetullat kur shohin që një sfidë si kjo të botohet në
revistën Uplook. Të jesh i sigurt që shumë shpejt ne do të shpjegojmë kuptimin e
këtij titulli, por më parë ne kemi një skenë që ju të konsideroni.
Besimtarët në Daunhill hasin një dilemë. Haroldi e nisi punën e kësaj asambleje
në shtëpinë e tij para 40 vjetësh dhe i ka shërbyer me besnikëri bashkësisë që
nga ajo kohë. Por tani ai është 83 vjeç dhe tepër i dobët për të vazhduar. Gjatë
këtyre viteve erdhën në asamble dy burra të tjerë të kualifikuar dhe këta shërbyen
me Haroldin si barinj. Por njëri nga ata, Frenki, sapo ka marrë vesh që kompania
ku punon do të zhvendoset dhe kështu që atij i duhet të largohet. Kjo do të thotë që
tjetri, Billi, do të mbetet i vetmi plak për 60 njerëzit që janë tani në përbashkësi.
Pyetje: A do të jetë gabim që Billi të shërbejë si i vetmi pastor në Daunhill, duke
qenë se askush tjetër nuk duket se është i kualifikuar që të shërbejë bashkë me
të? A mund të sugjeroni një mënyrë që kjo situatë të mund të shmangej?
Le të kthehemi te shpjegimi i titullit: Nëse ne e zhveshim fjalën "pastor" nga
ngjyrimi i zakonshëm kishtar dhe përdorim vetëm kuptimin e kësaj fjale ashtu siç
shfaqet në Shkrimet, atëherë shpejt do të bëhet e qartë që titulli ynë mund të lihet
siç është. Shumë pajtimtarë të revistës Uplook e dinë që fjalët "mbikëqyrës",
"plak" dhe "pastor" i referohen të njëjtit person dhe se në Shkrimet ato janë
përdorur në shumës dhe jo në njëjës. Një lexim i vëmendshëm i Veprave
20:17-28 do ta vërtetojë këtë, sepse pleqtë e vargut 17 ishin në dijeni të së
vërtetës që Fryma e Shenjtë i kishte caktuar mbikëqyrës/kudestarë (v. 28) dhe se
ata duhet të kullotnin ("të vepronin si bari me") kishën e Perëndisë.
Është për të ardhur keq që fjala sinonime e fjalës bari, që është pastor, përdoret
shpesh për një njeri të vetëm i cili kontrollon shërbesën dhe aktivitetet e një kishe
apo që është në krye të saj. Si rrjedhim "të qenit pastor" është bërë një titull dhe jo
një punë, një nder në vend që të jetë një shërbesë e përulur. Sipas Fjalës së
Perëndisë ne do t'i bënim thirrje atyre që janë të kualifikuar dhe që duan të marrin
përsipër rolin e vërtetë baritor për të mos e kërkuar nderin nga njerëzit këtu në
botë por që të kënaqen duke pritur kthimin e Kryebariut. Ata që do të kenë shërbyer
nën drejtimin e Tij do ta marrin shpërblimin e madh nga Ai (shih 1 Pje. 5:4).
Kur Zoti ynë ishte këtu në tokë Ai shërbeu si Bariu i Mirë, si Pastori më i madh. Ai
dha jetën e vet për delet. Në këtë drejtim le të ndjekim të gjithë shembullin e tij,
sepse neve na thuhet që duhet ta japim jetën tonë për vëllezërit (1 Pje. 2:21; 1 Gjo.
3:16). Kjo nuk do të thotë me domosdo që të biem dëshmor në kuptimin e
fjalëpërfjalshëm, por patjetër na kërkon që të heqim dorë nga interesat personale,
që të japim nga koha tonë dhe nga burimet tona për të mirën e të tjerëve. Nëse
mendon se kjo është kërkesë e vështirë, vështro përsëri Kalvarin.
Kjo rubrikë është për pleqtë, por jo vetëm për ta. Në paragrafin e mësipërm ne iu
referuam asaj që Fryma e Shenjtë thotë nëpërmjet Apostullit Gjon, që "ne" (që do
të thotë të gjithë ata në përbashkësi, jo vetëm ata që mbikëqyrin) "duhet ta japim
jetën tonë për vëllezërit". Kjo sfidë është si për besimtarët e rinj ashtu edhe për
ata të vjetër, si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Edhe pse gratë dhe të rinjtë
përjashtohen nga Shkrimet për kryesinë e kishës (1 Tim. 2:11-12; 3:6), ka mënyra
ku të gjithë pjesëtarët e trupit duhet të kujdesen për njëri-tjetrin (1 Kor. 12:25).
Guximi për t'u bërë bari nuk vjen brenda një nate, por është diçka që zhvillohet
avash-avash. Shenjat e para të interesimit baritor mund të vërehen te një i ri i cili
mëson jo vetëm grupin e takimit të fëmijëve, por që vullnetarisht gjen kohë për të
vizituar studentët e tij; ose te dikush që spontanisht ndalon për të vizituar një
shenjtor të moshuar i cili është shumë i sëmurë për të frekuentuar takimet e
kishës. Kur një plak sheh një rritje të tillë frymërore, ai duhet ta marrë kur duhet të
riun me vete duke e ftuar për vizita në shtëpi dhe, me fjalë të tjera, të kërkojë ta
inkurajojë. A mund të mendosh për mënyra shtesë se si mund të qe shmangur
"Dilema Daunhill"?Krishtit.
Të ushqejë, të kujdeset dhe të drejtojë
|