PYETJE & PERGJIGJE
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
DËSHIRA E NJË PLAKU

Fjalët "kjo fjalë është e sigurt" paraprijnë listën e kualifikimeve të një mbikqyrësi në
1 Tim. 3:1. Këto fjalë ngjajnë me ato të Zotit
"Në të vërtetë, në të vërtetë"
Ungjijtë dhe theksojnë rëndësinë e madhe të asaj që vijon fill pas tyre. Fjalët që
vijojnë shkojnë drejt e në zemër të atij që dëshiron të jetë mbikqyrës, se çfarë e
motivon atë. Ato thonë,
"Në qoftë se dikush dëshiron ...". A është e mundur të
dëshirosh një punë të mirë për një arsye të gabuar? Dikush mund të zotërojë nga
pamja e jashtme të gjitha cilësitë e kërkuara nga kjo pjesë, duke iu shfaqur të
tjerëve si i panjollë, si dikush që i ka punët në vijë në shtëpi, si dikush që e ka për
zemër mikpritjen etj., dhe megjithatë të jetë larg nga Zoti dhe pa ndonjë interesim
të vërtetë për delet e Tij.

Pyetja e parë që një plak që aspiron duhet t'i bëjë vetes është: "Përse unë dëshiroj
të marr përsipër këtë përgjegjësi?" Kërkesat që vijnë bashkë me punën nuk e
frenojnë gjithmonë ambiciozin mishor dhe një plak që aspiron mund të tërheqë aq
shumë vëmendjen e të tjerëve saqë ai do të jetë në gjendje të bëjë pothuajse çdo
sakrificë të mundshme për të fituar atë pranim apo njohje për të cilën ai vdes ta
ketë.

Por si mund të dallojë dikush vetë të menduarit e tij? Ai nuk mundet.
"Kush i beson
zemrës së tij është budalla"
(Fja. 28:26). Megjithatë, ne duhet të jemi falënderues
që për Zotin nuk paraqitet asnjë vështirësi për të lexuar dhe kuptuar zemrat. Ai ka
premtuar t'u vijë në ndihmë atyre që janë të sinqertë por edhe nervozë për t'i
shërbyer Atij sepse ata dinë diçka rreth
"plagës së zemrës së tyre" (1 Mbre. 8:38).

Asambletë gjenden në një nevojë shumë të madhe për pleq të perëndishëm. Ne
nuk duam të dekurajojmë askënd që të përballojë sfidën dhe shpërblimet e
shumta të të qenit mbikqyrës, por më përpara fjalët e Psalmit 139:23, 24 le të jenë
lutja e secilit:
"Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi
mendimet e mia. Dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më
udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme".
Të ushqejë, të kujdeset dhe të drejtojë