• Perëndia ka një trup prej mishi dhe kockash. [5]
  • Perëndia është i martuar dhe lind foshnja frymë duke patur marrëdhënie
    fizike më gratë e tij perëndesha. [6]
  • Jezusi, Satani, dhe ne të gjithë jemi vëllezër e motra frymë të krijuar në një
    jetë frymë para-ekzistuese. [7]
  • Perëndia pati marrëdhënie me Marinë për të bërë trupin e Jezusit. [8]
  • Ju duhet të derdhni gjakun tuaj për faljen e disa mëkateve. [9]
  • Veprat e mira janë të nevojshme për faljen e mëkateve. [10]

Kujdes. Rallë do t’i përmendin ata këto doktrina “të larta”. Kështu që ti nuk e di me
të vërtetë se çfarë ata mësojnë shumë kohë më vonë pasi të jesh bashkuar me ta.
Ki kujdes!

Dëshmitarët e Jehovait mësojnë që:

  • Organizata kishë e tyre është profeti i Perëndisë. [11]
  • Jezusi u kthye në mënyrë të padukshme në 1914. [12]
  • Dhëniet e gjakut janë mëkatare. [13]
  • Fryma e Shenjtë është forca aktive e Perëndisë. [14]
  • Vetëm anëtarët e kishës së tyre do të shpëtohen. [15]
  • Jezusi ishte një engjëll i cili u bë një njeri. [16]
  • Jezusi nuk u ringjall fizikisht prej së vdekuri. [17]
  • Nuk ka Trinitet. [18]
  • Veprat e mira janë të nevojshme për faljen e mëkateve. [19]

Kujdes. Dëshmitarët e Jehovait do të duan të fillojnë një ‘studim biblik’ në shtëpi
me ty. Ajo që ata duan me të vërtetë është që ti të bashkohesh me fenë e tyre.

Këto grupe janë kulte jo të krishtera pasi ato mohojnë doktrinat e vërteta biblike
për Jezusin dhe shpëtimin. E para, Mormonizmi thotë se Jezusi është vëllai i
Djallit. [7] D.J. mësojnë se ai është një engjëll i cili u bë një njeri. [16] Këto
mësime nuk janë biblike.

E dyta, të dy këto kulte gabimisht thonë se në mënyrë që të shpëtohesh ti duhet të
bashkëpunosh me Perëndinë duke bërë vepra të mira. Bibla thotë se shpëtimi
është një dhuratë falas nga Perëndia.[21] Bibla e dënon shtimin e veprave tona
ndaj flijimit të kryer të Jezusit. [22] Galatasve 2:21 thotë se nëse shpëtimi vjen me
anë të veprave ("nëse drejtësia vjen me anë të ligjit"), atëherë Jezusi vdiq kot.
Shpëtimi vjen vetëm me anë të hirit të Perëndisë nëpërmjet besimit, dhe jo me
anë të veprave tona [21] që janë të ndotura. [29] Me fjalë të tjera, ata predikojnë një
mesazh të rremë shpëtimi.

Bibla mëson që: ka vetëm një Perëndi; [23] Perëndia është frymë; [24] Flijimi i
Jezusit pastron nga çdo mëkat; [25] Jezusi është e vetmja rrugë për te Perëndia;
[26] të gjithë ata që e pranojnë Jezusin si Shpëtimtar do të shpëtohen; [27] dhe se
Jezusi është Perëndia në mish [20] që u ngrit prej së vdekuri me të njëjtin trup që
Ai vdiq. [28] Këto janë disa nga gjërat që kisha e Krishterë ka besuar gjithmonë.
Këto dy kulte i shtrembërojnë ato dhe si rrjedhim çojnë shumë veta në dënim të
përjetshëm. Po përse? Sepse ...

Vetëm Jezusi i Biblës të shpëton, dhe jo vëllai i Satanit (Mormonizmi), dhe as një
engjëll i bërë një njeri (Dëshmitarët e Jehovait). Besimi vepron vetëm atëherë kur
ti i beson atij që është i vërtetë.

Mormonët dhe D. J. janë njerëz të sjellshëm dhe ne i duam ata; por, ata janë
mashtruar. [30] Ata nuk e kuptojnë se ungjilli i vërtetë është vdekja, varrosja, dhe
ringjallja e Jezusit për mëkatet tona dhe se ne e marrim faljen e Tij vetëm
nëpërmjet besimit (besimit në Jezusin e vërtetë). Satani i ka verbuar ata. [30]
Jezusi tha se nëse një i verbër prin një të verbër tjetër, të dy do të bien në gropë.
[31] Kjo është arsyeja që kjo shërbesë e Krishterë po ju vë në dukje këto kulte, që
ju të mos mashtroheni.

Nëse do të sigurohesh për faljen e mëkateve dhe të kesh paqe me Perëndinë,
atëherë ti duhet të kuptosh se ke mëkatuar kundër Perëndisë, [32] dhe se je ndarë
nga Ai. [33] Pastaj, kërkoi Jezusit të vijë në jetën tënde; kërkoi Atij të të falë nga
mëkatet e tua, dhe të të shpëtojë. Ai do ta bëjë. [27] Ai është Shpëtimtar dhe Zot
dhe Ai është aq afër sa thirrja e zemrës sate. Më pas lexo Biblën dhe shko në
takimet e një kishe të shëndoshë lokale. Të paktën tani ti di për dy me të cilat të
mos bashkohesh. Përjetësia është një kohë e gjatë për të qenë në gabim.

________________________________
DOKUMENTIM NGA SHKRIMET MORMONE
1) Doktrina Mormone nga Bruce McConkie, fq. 321. 2) Po aty, fq. 163. 3) Po aty, fq. 319. 4)
Brigham Young, Revistë Fjalimesh, Vëll. 7, fq.289. 5) Doktrinë dhe Besëlidhje 130:22. 6)
McConkie, fq. 516. 7) Po aty, fq. 192;589. 8) Po aty, fq.741-742; Parashikuesi, fq. 158. 9)
Doktrinat e Shpëtimit nga Joseph Smith, Vëll. I fq. 135. 10) Artikuj Besimi, fq. 79.

DOKUMENTIM NGA SHKRIMET E D. J.
11) Kulla e Rojës, 1 Prill, 1972, fq.197, 200. 12) Ti mund të Jetosh Përgjithmonë në Parajsë
mbi Tokë, 1982, fq. 147. 13) Të Arsyetosh nga Shkrimet, fq 70-76. 14) Fryma e Shenjtë, 1976,
fq. 11. 15) Po aty, 15 Shkurt, 1979, fq. 30. 16) Ndihmë për Kuptimin e Biblës, fq. 1152; Qiej të
Rinj dhe Tokë e Re, fq. 30. 17) Ti mund të Jetosh...fq. 143, 144, 172. 18) Qoftë Perëndia i
vërtetë, fq. 101. 19) Studime në Shkrimet, Vëll. I fq. 150,152.

DOKUMENTIM NGA BIBLA (PERENDIA)
20) Gjoni 1:1,14, 8:58, 10:30; Kol. 2:9.  21) Rom. 6:23; 3:28;4:5. Efe. 2:8-9. 22) Gal. 3:1-2;5:1-
4. 23) Isaia 43:10; 44:6, 8. 24) Gjoni 4:24. 25) 1 Gjonit 1:7,2:2. 26) Gjoni 14:6. 27) Gjoni 1:12;
Rom. 10:9-10. 28) Lluka 24:39; Gjoni 2:19-21. 29) Isaia 64:6 30) 2 Kor. 4:3-4. 31) Lluka 6:39.
32) Rom. 3:23, 5:12. 33) Isaia 59:2.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Literaturë > Fetë e botës > Paralajmërim!
Paralajmërim:
Shkarko PDF
PARALAJMËRIM!
nga Matthew J. Slick

Janë dy kulte që shkojnë derë më derë: Mormonizmi
dhe Dëshmitarët e Jehovait. Ata thonë se janë fe të
krishtera, por ata nuk janë.

Mormonizmi mëson që:
  • Perëndia bëhej një njeri në një planet tjetër dhe
    se anëtarët Mormonë mund të bëhen perëndi të
    botëve të tyre. [1]
  • Ka shumë perëndi. [2]
  • Triniteti është tre Perëndi të veçanta. [3]
  • Hyrja për në parajsën qiellore bëhet me
    miratimin e Perëndisë dhe të profetit Mormon
    Jozef Smith. [4]