Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
PLOTËSIA E HYJNISË
nga James Gun
A supozojmë ne që Zoti Jezus Krisht ishte i përjetshëm
apo që Shkrimi [Bibla] e paraqet atë të të tillë? Sigurisht
që kjo e dyta është e vërtetë. [Profeti] Isaia shkroi për
Mesian: “Na ka lindur një fëmijë [njerëzimi i Krishtit], një
djalë na është dhënë [hyjnia e Krishtit]. Mbi supet e tij do
të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i
admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm,
Princ i paqes” (Isa. 9:6). Çfarë zbulimi për atributet e Tij!

KRISHTI
nga libri "Çfarë besojnë ungjillorët"
Zoti Jezus Krisht është plotësisht Perëndi dhe plotësisht
njeri. U ngjiz nga Fryma e Shenjtë, u lind nga një
virgjëreshë, dhe bëri një jetë pa mëkat në bindje ndaj
Atit. Ai mësoi me autoritet dhe të gjitha fjalët e tij janë të
vërteta. Në kryq, ai vdiq në vend të mëkatarëve, duke
mbajtur ndëshkimin e Perëndisë për mëkatin e tyre,
duke i shpenguar (çliruar) ata me anë të gjakut të tij. Ai u
ngjall nga të vdekurit dhe u ngrit ne qiell me trupin e tij të
ringjalljes ku adhurohet si Zot i të gjithëve. Jezusi
ndërmjetëson për popullin e tij në praninë e Atit.
Krishti: Lexo - Shkarko PDF
|