Autonomia e kishës lokale: Lexo - Shkarko PDF
|
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
AUTONOMIA E KISHËS LOKALE
nga William MacDonald
Çdo asamble lokale në ditët e hershme të krishterimit
ishte autonome, pra vetqeverisej. Nuk kishte federatë
kishash me një autoritet të centralizuar mbi to. Nuk
kishte denominacione [sekte] dhe si pasojë nuk kishte
qendër apo shtab sektar [denominacioni]. Çdo kishë
lokale ishte direkt përgjegjëse ndaj Zotit. Kjo tregohet
tek Zbulesa 1:13 ku Zoti është parë duke qëndruar në
mes të shtatë shandanëve të artë. (lexo më shumë)
KRISHTI E DESHI KISHËN
nga William MacDonald
"Krishti e deshi kishën dhe dha jetën për të". Ne,
gjithashtu, duhet ta duam kishën dhe, në një farë
kuptimi, duhet të japim jetën për të. Ne duhet ta japim
veten në shërbimin me dashuri dhe gëzim—me
sakrifica dhe devocion—me qëllim që kisha mbi tokë të
ketë progres, të lulëzojë e triumfojë.
Qëllimi i këtij kursi është të shikojmë disa nga parimet
më të rëndësishme të Dhiatës së Re që kanë të bëjnë
me karakterin dhe drejtimin e "Kishës që është Trupi i
Tij".
Krishti e deshi Kishën: Lexo - Shkarko PDF
|
PSIKOLOGJIMI I KISHËS
nga William MacDonald
Një ndër femonemet e kohës në të cilën jetojmë është
mënyra se si është futur në kishë psikologjia e botës.
Në kundërshtim me 2 Timoteut 3:16,17 Bibla nuk është
më e mjaftueshme si baza për këshillim. Kemi nevojë
për psikoterapi. Fryma e Shenjtë nuk kërkohet më për
ndryshime të nevojshme në jetët e besimtarëve. Pleqtë
nuk janë më kompetentë për të dhënë këshilla. Ata
duhet t’i drejtojnë njerëzit e tyre te një terapist
profesionist. (lexo më shumë)
Psikologjimi i kishës: Lexo - Shkarko PDF
|