Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
JETA E RE NË TË
Nga mbjellja e farës te rritja e frytit
nga Randy Horn
"Bëj, Shëno, Mbruj" - ishin fjalët që predikuesi i moshuar
përdori një të dielë në mëngjes. Duke qenë një
besimtar i ri, isha i shtangur nga kuptimi i çdo pjese të
planit të tij të vrazhdë. Teksti ishte nga Mateu 28:19-20.
Kur lexova vargjet mësova që "Bëj" lidhej me fjalët: "bëni
dishepuj nga të gjithë popujt". Ideja ishte t’i "bëje"ata të
krishterë duke u siguruar të gjithëve mundësi për të
pranuar Krishtin si Shpëtimtarin .... (lexo më shumë)
DISHEPULLIMI I VËRTETË
nga William MacDonald
MekDonald shkruan, "Disa vite më parë ... dëgjova një të
ri, një besimtar i sinqertë, të lutej: 'Zot, më thyej! .... Ato
fjalë fërshëllyese, që dilnin nga zemra e atij dishepulli të
ri ngjallën në mua nevojën e pamasë të thyerjes në jetë
time. Ato ngjallën në mua dijeninë që kjo ishte një fushë
thelbësore e shkëlqyer në sferën frymërore". Zbulo
gëzimin e një jete të jetuar si një dishepull i vërtetë i
Krishtit. (lexo më shumë)
Dishepullimi i vërtetë: Lexo - Shkarko PDF
|
MANUALI I DISHEPULLIT
nga autori i librit "Dishepullimi i vërtetë"
Qindra ndihma praktike mbi çështjet kyç:
- Mësimet revolucionare të Jezusit
- Ai tha: "Hiq dorë nga të gjitha"
- Mëkati që askush nuk rrëfen
- Sfida e ungjillëzimit personal
- Ruaje veten të pastër
- Koha e përditshme me Jezusin
- Dishepullimi mes dy vetave
Manuali i dishepullit: Lexo - Shkarko PDF
|
SI TË DISH VULLNETIN E PERËNDISË?
nga George Sturm
Shumë njerëz kanë pyetje për gjëra si puna, karriera,
martesa, filmat, paratë, blerjet, qëndrimet, sjelljen, jetën
familjare, miqësinë, zakonet, dëfrimet, shkollën,
veshjen, muzikën etj. Si mund ta dish vullnetin e
Perëndisë për një gjë të cilit asnjë varg specifik nuk i
referohet? (lexo më shumë)
PARIME BIBLIKE MBI UDHËZIMIN
67 prova që mund të përdoren nga një besimtar për të
vendosur gjatë një sërë veprimesh
DUHET apo nuk duhet? Jeta është e mbushur plot me
vendime. A duhet të bëj një gjë të caktuar? A duhet të
shkoj në një vend të caktuar? A duhet të marr pjesë në
një aktivitet të caktuar? (lexo më shumë)
TEPRIMI NË SHPJEGIME TË GABUARA
nga William MacDonald
Kur ne si besimtarë hasim vargje të Shkrimit që janë të
vështirë për t’u pranuar, është shumë e lehtë të shpikim
mënyra të zgjuara për të shmangur goditjen e tyre në
zemër. Kjo është tepër e vërtetë kur ndeshemi me
kërkesat e ashpra të dishepullimit të krishterë. Ne
argumentojmë, arsyetojmë, shmangim; shpikim një mal
me arsye teologjike se Bibla nuk nënkupton atë që
thotë. (lexo më shumë)
Teprimi në shpjegime të gabuara: Lexo - Shkarko PDF
|
SI TË NDASH DËSHMINË TËNDE
të sigurohesh që fjalët e tua transmetojnë
Vjen një kohë kur ne mund të shkojmë përtej të
mbjellurit të farës frymërore dhe kur jemi në gjendje të
ndajmë dëshminë tonë, tregimin se si ne e njohëm
Jezus Krishtin.
Kur ajo kohë vjen, ne duhet të jemi të përgatitur që të
përdorim fjalë që do të kuptohen nga një person tipik që
s’ka patur kontakte me një asamble. (lexo më shumë)
LIRIA BIBLIKE
nga George Sturm
A po ecën me të vërtetë në liri? Atëherë do të sigurohesh
për shpëtimin tënd për shkak të asaj që Krishti ka
përmbushur në shpengimin se sa për kërkesat e Ligjit
të Moisiut. Jeta jote do të jetë krejt ndryshe nga ajo e
botës, meqë nuk do t’i lësh shkas mishit, por do ta
kryqëzosh përditë. I krishteri i vërtetë do të ketë një jetë
të kontrolluar nga dashuria dhe të karakterizuar nga
shërbimi si një lajmëtar i Krishtit. (lexo më shumë)
A DUHET TË SHKOJË NJË I KRISHTERË USHTAR?
nga George Sturm
Një pyetje serioze në mendjen e shumë besimtarëve
është: A është e udhës për një të krishterë të shkojë
ushtar dhe të mbajë armë? Falë Perëndisë në
mëshirën e Tij Ai nuk na ka lënë pa ndonjë drejtim rreth
vullnetit të Tij për këtë çështje të rëndësishme. Qëllimi i
këtij materiali është të skicojë mësimet e Dhiatës së Re
mbi të shkuarit ushtar të një të krishteri.
MËKATI I BATHSHEBËS
Bukuria jote është nga Zoti dhe nuk ka asnjë problem
me të. Ajo nuk është e keqe ose e gabuar si të gjitha
gjërat që Perëndia krijoi, për të cilat Ai ka thënë "ishin
shumë mirë." Por, n.q.s. ti nuk ke kujdes, ti mund të
shpërdorosh bukurinë tënde. N.q.s. ti shfaq trupin tënd
në mënyrë që të gjithë burrat mund ta vëzhgojnë, mund
ta lakmojnë dhe mund të mëkatojnë, ti përlëvdon vetëm
vetveten dhe i shërben djallit.
KARAKTERISTIKA TË TË KRISHTERIT MISHOR
veprat e mishit
Mënyra themelore për të dalluar dhe për t’u marrë me
dikë të kësaj kategorie është që vetja është zë vendin
kryesor mbi çdo gjë tjetër. Gjërat frymërore mund të zënë
vend në të menduarit dhe veprimet e tyre nëse ato mund
të përshtatin ose të vlerësojnë vendin më të lartë që
gjithmonë ruhet për veten.
- Koha e devociont, sugjerime praktike (PDF) (HTML)
- Koha e devocionit (PDF)