Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
"Libri i parë i Biblës është për disa arsye pjesa më interesante dhe më tërheqëse e
Shkrimit. Vendi i tij në Kanun, lidhja e tij me pjesën tjetër të Biblës dhe karakteri i
larmishëm dhe tërheqës i përmbajtjes së tij e bëjnë një ndër më të spikaturit e
Shkrimit të Shenjtë. Njerëzit e Perëndisë në çdo kohë kanë marrë nga ky libër
mprehtësi të vërtetë frymërore dhe i kanë kushtuar vëmendjen më të zellshme".
W. H. Griffith Thomas
HYRJE
EPOKAT E HERSHME TË TOKËS (Kapitujt 1-11)
A. Krijimi (Kapitujt 1, 2)
B. Tundimi dhe rënia (Kapitulli 3)
C. Kaini dhe Abeli (Kapitulli 4)
D. Sethi dhe pasardhësit e tij (Kapitulli 5)
E. Mëkati i përhapur dhe përmbytja universale (Kapitujt 6-8)
F. Noeu pas përmbytjes (Kapitulli 9)
G. Skicat e kombeve (Kapitulli 10)
H. Kulla e Babelit (Kapitulli 11)
ETËRIT [PATRIARKËT] E IZRAELIT (Kapitujt 12-50)
A. Abrahami (12:1-25:18)
1. Thirrja e Abrahamit (12:1-9)
2. Nga Egjipti dhe udhëtimi i kthimit (12:10-13:4)
3. Përvojat me Lotin dhe Melkisedekun (13:5-14:24)
4. Trashëgimtari i premtuar i Abrahamit (Kapitulli 15)
5. Ismaeli, biri i mishit (Kapitujt 16,17)
6. Sodoma dhe Gomora (Kapitujt 18,19)
7. Abrahami dhe Abimeleku (Kapitulli 20)
8. Isaku, biri i premtimit (Kapitulli 21)
9. Ofrimi i Isakut (Kapitulli 22)
10. Vendi i varrit të familjes (Kapitulli 23)
11. Një nuse për Isakun (Kapitulli 24)
12. Pasardhësit e Abrahamit (25:1-18)
B. Isaku (25:19-26:35)
1. Familja e Isakut (25:19-34)
2. Isaku dhe Abimeleku (Kapitulli 26)
C. Jakobi (27:1-36:43)
1. Jakobi mashtron Esaun (Kapitulli 27)
2. Lufta e Jakobit ndaj Haranit (Kapitulli 28)
3. Jakobi, gratë dhe pasardhësi i tij (29:1-30:24)
4. Jakobi ia hedh me dredhi Labanos (30:25-43)
5. Kthimi i Jakobit në Kanaan (Kapitulli 31)
6. Pajtimi i Jakobit dhe Esaut (Kapitujt 32,33)
7. Mëkatet në Sikem (Kapitulli 34)
8. Kthimi në Bethel (Kapitulli 35)
9. Pasardhësit e vëllait të Jakobit, Esaut (Kapitulli 36)
D. Jozefi (37:1-50:26)
1. Shitja e Jozefit në skllavëri (Kapitulli 37)
2. Juda dhe Tamara (Kapitulli 38)
3. Prova dhe triumfi i Jozefit (Kapitulli 39)
4. Interpretimi i Jozefit të ëndrrave të kryekupëmbajtësit dhe
kryebukëpjekësit (Kapitulli 40)
5. Interpretimi i Jozefit i ëndrrave të faraonit (Kapitulli 41)
6. Vëllezërit e Jozefit në Egjipt (Kapitujt 42-44)
7. Jozefi zbulon veten para vëllezërve të tij (Kapitulli 45)
8. Bashkimi i Jozefit me familjen e tij (Kapitulli 46)
9. Familja e Jozefit në Egjipt (Kapitulli 47)
10. Bekimi i Jakobit për bijtë e Jozefit (Kapitulli 48)
11. Profecia e Jakobit rreth bijve të tij (Kapitulli 49)
12. Vdekja e Jakobit dhe pastaj e Jozefit në Egjipt (Kapitulli 50)

