SHPJEGIME TEMATIKE:
SHABATI


Dita e Shabatit ka qenë dhe do të jetë gjithmonë dita e shtatë e javës (e shtuna).

Perëndia pushoi në ditën e shtatë, pas gjashtë ditëve të krijimit (Zan. 2:2). Ai nuk e
urdhëroi njeriun që t'i përmbahej ditës së Shabatit në atë kohë, megjithëse Ai
mund ta ketë nënkuptuar ndjekjen e këtij parimi (një ditë pushimi për çdo javë).

Kombi i Izraelit u urdhërua që ta zbatonte Shabatin atëherë kur u dhanë Dhjetë
Urdhërimet (Eks. 20:8-11). Ligji i Shabatit ishte ndryshe nga nëntë urdhërimet e
tjera. Ishte një ligj ceremonial, ndërsa të tjerët ishin moral. E vetmja arsye pse
ishte gabim që të punohej në ditën e Shabatit ishte sepse Perëndia kishte thënë
ashtu. Urdhërimet e tjera kishin të bënin me gjëra që në thelb ishin gabim.

Nuk ishte menduar kurrë që ndalimi i punës në ditën e Shabatit t'i zbatohej:
shërbesës së Perëndisë (Mt. 12:5), veprave të nevojës (Mt. 12:3-4) apo veprave të
mëshirës (Mt. 12:11-12). Nga të Dhjetë Urdhërimet, në DhR përsëriten nëntë prej
tyre, por jo si ligj por si udhëzime për të krishterët që jetojnë nën hir. I vetmi
urdhërim që të krishterëve nuk u është thënë kurrë që ta zbatojnë është ai i
Shabatit. Madje Pali mëson se i krishteri s'mund të dënohet për moszbatimin e tij
(Kol 2:16).

Dita e veçantë e krishterimit është dita e parë e javës (e diela). Zoti Jezus u ngjall
nga të vdekurit atë ditë (Gjo. 20:21), provë kjo se vepra e shpengimit ishte
përmbushur dhe ishte miratuar hyjnisht. Në dy të dielat e mëvonshme, Ai u takua
me dishepujt e Tij (Gjo. 20:19, 26). Fryma e Shenjtë u dha në ditën e parë të javës
(Vep. 2:1; shih Lev. 23:15-16). Dishepujt e hershëm u takuan atë ditë për të thyer
bukën, duke shpallur vdekjen e Zotit (Vep. 20:7). Është dita e caktuar nga
Perëndia, në të cilën të krishterët duhet të vënë mënjanë fonde për veprën e Zotit
(1 Kor. 16:1-2).

Shabati ose dita e shtatë erdhi në fund të një jave pune të rëndë; E diela fillon një
javë me dijen qetësuese se vepra e shpengimit ka qenë përfunduar. Shabati
përkujtoi krijimin e parë; e diela është e lidhur me krijimin e ri. Dita e Shabatit ishte
një ditë përgjegjësie; e diela është një ditë privilegji.

Të krishterët nuk e "respektojnë" të dielën si një mënyrë për të fituar shpëtimin apo
për të arritur shenjtërinë dhe as nga frika e ndëshkimit. Ata e veçojnë atë për shkak
të devotshmërisë së përzemërt ndaj Atij që dha Vetveten për ta. Meqenëse, atë
ditë, jemi të lirë nga rutina dhe punët shekullare të jetës, ne mund ta veçojmë atë
në një mënyrë të veçantë për adhurimin dhe shërbimin për Krishtit.

Nuk është e drejtë të thuhet se Shabati u ndërrua dhe u bë e diela. Shabati është e
shtunë, kurse e diela është e diel. Shabati ishte një hije; thelbi është Krishti (Kol
2:16-17). Ringjallja e Krishtit shënoi një fillim të ri. E diela tregon atë fillim.

Si një jude besnik, duke jetuar nën ligj, Jezusi e zbatoi Shabatin (pavarësisht nga
paditjet e farisenjve për të kundërtën). Si Zot i Shabatit, Ai e liroi atë nga rregullat
dhe rregulloret e rreme me të cilat ajo ishte mbuluar.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Share