SHPJEGIME TEMATIKE:
BESËLIDHJET MË TË MËDHA TË SHKRIMIT
Besëlidhja e Edenit (Zan. 1:28-30; 2:16,17)
Besëlidhja e Edenit e bëri njeriun në pafajësinë e tij përgjegjës për t'u shumuar,
për të populluar tokën dhe për ta sunduar atë. Atij iu dha pushtet mbi jetën e
kafshëve. Ai duhej të kultivonte Kopshtin dhe të hante nga tërë prodhimet e tij
përveç frytit të pemës së njohjes të së mirës dhe të së keqes. Mosbindja ndaj këtij
urdhri të fundit do të sillte vdekjen.
Besëlidhja me Adamin (Zan. 3:14-19)
Pas rënies së njeriut, Perëndia mallkoi gjarprin dhe paratha armiqësi midis
gjarprit dhe gruas, midis Satanit dhe Krishtit. Satani do të lëndonte Krishtin, por
Krishti do ta shkatërronte Satanin. Gruaja do të përjetonte dhimbje gjatë lindjes
dhe do të ishte nën pushtetin e burrit të saj. Toka u mallkua gjithashtu. Njeriu do të
luftonte me gjembat dhe bimët gjembaçë për ta kultivuar. Puna e tij do të kryhej me
djersë e rraskapitje dhe më pas do të kthehej në pluhur, nga i cili ishte bërë.
Besëlidhja me Noeun (Zan. 8:20-9:27)
Perëndia i premtoi Noeut se nuk do ta mallkonte më tokën, as nuk do ta
shkatërronte tërë tokën me një përmbytje. Ai dha ylberin si një provë të kësaj. Por
besëlidhja përfshin gjithashtu vendosjen e qeverisjes njerëzore, me fuqinë e
ndëshkimit me vdekje. Perëndia garantoi rregullsinë e periudhave kohore dhe
stinore, drejtoi njeriun për të ripopulluar tokën dhe ripohoi sundimin e tij mbi
krijesat më të ulëta. Njeriu tani i shtoi mishin dietës së tij vegjetariane. Ndër
pasardhësit e Noeut Perëndia mallkoi birin e Kamit, Kanaanin, për të qenë një
shërbëtor i Semit dhe Jafetit. Ai i dha Semit një vend favori, që ne tani e përfshijmë
në gjenealogjinë e Mesias. Jafeti do të gëzonte zgjerim të madh dhe do të banonte
në çadrat e Semit.
Besëlidhja me Abrahamin (Zan. 12:1-3; 13:14-17; 15:1-8; 17:1-8)
Besëlidhja me Abrahamin është pa kushte. Perëndia, duke u shfaqur si «një furrë
që nxjerr tym dhe si një pishtar i zjarrtë», kaloi midis dy copave të ndara të kafshës
së flijimit te Zanafilla 15:12-21. Kjo është shumë domethënëse. Kur dy njerëz
bëjnë (hebraishte «presin») një besëlidhje, ata të dy duhet të ecnin midis dy
pjesëve për të treguar se do të ruajnë kushtet e saj. Perëndia nuk i vuri asnjë kusht
Abrahamit; pra, parashikimet e renditura do të realizohen plotësisht (dhe
pjesërisht janë realizuar tani), pavarësisht se sa besnikë do të jenë pasardhësit e
Abrahamit.
Ata që nuk shikojnë asnjë të ardhme për popullin e lashtë të Perëndisë zakonisht
përpiqen ta bëjnë këtë besëlidhje të duket me kushte, të paktën për sa i përket
tokës. Pastaj i shpallin tërë bekimet për kishën, duke lënë Izraelin me pak apo pa
asgjë.
Besëlidhja përfshin premtimet që vijojnë ndaj Abrahamit dhe pasardhësve të tij:
një komb i madh (Izraeli), bekime vetjake, një emër i njohur, një burim bekimesh
për të tjerët (12:2), favor hyjnor për miqtë e tij dhe një mallkim mbi armiqtë e tij,
bekim për tërë kombet – përmbushur me anë të Krishtit (12:3); zotërim të
përjetshëm të tokës së njohur të Kanaanit dhe më vonë Izraelit dhe Palestinës (13:
14,15,17); begati të shumta, si natyrore ashtu edhe frymërore (13:16; 15:5); një atë
i shumë kombeve dhe mbretërve – përmes Ismaelit dhe Isakut – (17:4,6); lidhje të
veçantë me Perëndinë (17:7b).
Besëlidhja me Moisiun (Eks. 19:5; 20:1-31:18)
Në kuptimin e saj më të gjerë, Besëlidhja me Moisiun përfshin Dhjetë Urdhërimet,
duke përshkruar detyrat ndaj Perëndisë dhe ndaj të afërmit (Eks. 20:1-26); rregulla
të shumta rreth jetës shoqërore të Izraelit (Eks. 21:1-24:11) dhe urdhërime të
hollësishme rreth jetës fetare (Eks. 24:12-31:18). Ajo iu dha kombit të Izraelit, jo
johebrenjve. Ajo ishte një besëlidhje me kushte, që kërkonte bindjen e njeriut dhe
për këtë arsye «ishte pa forcë për shkak të mishit» (Rom. 8:3a). Dhjetë Urdhërimet
nuk patën kurrë si qëllim sigurimin e shpëtimit, por më tepër të sillnin bindjen për
mëkat dhe dështim. Nëntë nga Dhjetë Urdhërimet përsëriten në DhR (përjashto
Shabatin), jo si ligje me ndëshkime të bashkëngjitura, por si sjellje të
përshtatshme të atyre që janë shpëtuar me anë të hirit. I krishteri është nën hir, jo
nën ligj, por është i lidhur me Krishtin me anë të dashurisë, një shtysë më e lartë.
Besëlidhja e Palestinës (LiP. 30:1-9)
Kjo besëlidhje ka të bëjë me pushtimin ende të ardhshëm të tokës që Perëndia ia
premtoi Abrahamit «nga përroi i Egjiptit (nuk bëhet fjalë për lumin Nil, por për një
përrua) deri në lumin e madh, lumin e Eufratit» (Zan. 15:18). Izraeli nuk e ka
pushtuar plotësisht tokën. Gjatë mbretërimit të Salomonit, vendet në zonën lindore
paguanin haraç (1 Mbr. 4:21,24), por kjo nuk mund të llogaritet si një zotërim apo
pushtim.
Besëlidhja e Palestinës parashikon shpërndarjen e Izraelit midis kombeve, për
shkak të mosbindjes, kthimin e tyre te Zoti, Ardhjen e Dytë të Zotit, mbledhjen e tyre
në vend, begatinë e tyre në vend, ndryshimin e tyre të zemrës (për të dashur dhe
për t'iu bindur Zotit) dhe ndëshkimin e armiqve të tyre.
Besëlidhja me Davidin (2 Sam. 7:5-19)
Perëndia i premtoi Davidit jo vetëm që mbretëria e tij do të zgjaste përgjithmonë,
por se ai gjithmonë do të kishte një pasardhës që do të ulej në fronin e tij. Kjo
ishte një besëlidhje pa kushte, duke mos u varur nga bindja apo drejtësia e
Davidit. Krishti është trashëgimtari i ligjshëm i fronit të Davidit përmes Salomonit,
ashtu siç shihet te gjenealogjia e Jozefit (Mat. 1).
Ai është një pasardhës nga gjenealogjia e Davidit nga Nathani, ashtu siç shihet
në gjenealogjinë e Marisë (Lluka 3). Ngaqë Ai jeton përgjithmonë, mbretëria e Tij
është e përjetshme. Mbretëria e Tij njëmijëvjeçare në tokë do të shkrihet në
mbretërinë e përjetshme.
Besëlidhja me Salomonin (2 Sam. 7:12-15; 1 Mbr. 8:4,5; 2 Kro. 7:11-22)
Besëlidhja me Salomonin ishte pa kushte për sa i përket mbretërisë së
përjetshme, por me kushte për sa i përket uljes së pasardhjes së Salomonit (2
Mbr. 8:4,5; 2 Kro. 7:17,18). Një ndër pasardhësve të Salomonit, Konjahu (quajtur
gjithashtu Jekoniah) nuk iu dha mundësia të kishte pasardhës fizikë që do të ulej
në fronin e Davidit (Jer. 22:30). Jezusi nuk është një pasardhës i Salomonit, ashtu
siç u tregua më sipër. Përndryshe Ai do të rridhte nga mallkimi i Konjahut.
Besëlidhja e Re (Jer. 31:31-34; Heb. 8:7-12; Lluka 22:20)
Besëlidhja e Re është bërë në mënyrë të qartë me shtëpinë e Izraelit dhe shtëpinë
e Judës (Jer. 31:31). Jeremia shkroi për diçka që do të ndodhte në të ardhmen
(Jer. 31:31a). Kjo nuk është një besëlidhje me kushte, ashtu si besëlidhja me
Moisiun, që Izraeli e shkeli (Jer. 31:32). Në të Perëndia pa kushte premton (vini re
përsëritjen e shprehjes «Unë do të»): ripërtëritjen e Izraelit (Eze. 36:25), banimin e
Frymës së Shenjtë (Eze. 36:27), një zemër që është e gatshme për të bërë
vullnetin e Perëndisë (Jer. 31:33a), një marrëdhënie e përveçme mes Perëndisë
dhe popullit të Tij (Jer. 31:33b), njohje universale e Zotit në Izrael (Jer. 31:34a),
mëkatet e falura dhe të harruara (Jer. 31:34a) dhe vazhdimësinë e kombit përjetë
(Jer. 31:35-37).
Izraeli si një komb nuk ka marrë ende bekimet e Besëlidhjes së Re, por do t'i
marrë me Ardhjen e Dytë të Zotit. Ndërkohë, besimtarët e vërtetë gëzojnë disa nga
bekimet e besëlidhjes. Fakti se kisha është e lidhur me Besëlidhjen e Re duket në
Darkën e Zotit, ku kupa paraqet besëlidhjen dhe gjakun me të cilin është lënë në
fuqi (Lluka 22:20; 1 Kor. 11:25). Gjithashtu Pali foli për veten dhe apostujt e tjerë si
shërbëtorë të Besëlidhjes së Re (2 Kor. 3:6).







Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.