Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
AUTORI

William MacDonald për më shumë sesa 40 vjet ka folur qartas dhe ka shkruar
direkt rreth çështjeve kryesore të Krishterimit. Duke lënë një karrierë të mirë në
biznes tek «këmba e kryqit», ai ka udhëtuar në mbarë botën duke shpallur pasuritë
e papërshkrueshme të Krishtit. Ai ka shkruar më shumë sesa 60 libra dhe një
numër të pafund artikujsh. Librat e tij karakterizohen nga një qartësi e
mrekullueshme që do të thotë që Z. MacDonald ka investuar shumë kohë në
Fjalën e Perëndisë. Disa libra të tij janë botuar në shqip duke përfshirë:

    A ia vlen të lutesh?
    Krishti e deshi Kishën.
    Perëndia u përgjigjet pyetjeve të njeriut.
    Le t'ju prezantoj me Biblën.
    Një herë në Krishtin, në Krishtin përgjithmonë.
    Ja Dallimi.
    Dishepullimi i Vërtetë.
    Komentari i Biblës së Besimtarit

Për shumë vjet ai ka jetuar një jetë lutjesh në Marinën
e Shteteve të Bashkuara, në botën e biznesit dhe si
mësues e presidenti i Shkollës Biblike «Emmaus».

William MacDonald shkoi me Zotin në 25 dhjetor, 2007.
Komentari > Autori
Share