Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
SHPJEGIME TEMATIKE:
NË KISHËN SHTËPI DHE ORGANIZIMET PARAKISHTARE


Sepse përdorimi i parë i fjalës "kishë" (greqisht EKKLESIA) [13] në librin e Veprave
është gjetur këtu në vargun 2:47, ne pushojmë për të konsideruar epiqendrën e
Kishës në mendjet e të krishterëve të parë.

Kisha në librin e Veprave dhe në pjesën tjetër të Dh.R. ishte çfarë shpesh është
quajtur një kishë shtëpi. Të krishterët e parë takoheshin më shpesh në shtëpi
sesa në ndërtesa kishtare të veçanta. Është thënë se feja humbi vendet e shenjta
dhe u përqendrua në atë vend universal të jetesës: shtëpi. Ungeri thotë se shtëpitë
vazhduan të shërbejnë për mbledhjen e dishepujve për dy shekuj [14].

Për ne është e lehtë të mendojmë se përdorimi i shtëpive private ishte shtyrë nga
nevoja ekonomike më tepër sesa nga të qenurit rezultat i rrethanave shpirtërore.
Ne jemi mësuar aq shumë me ndërtesat kishtare saqë mendojmë se ato janë
ideali i Perëndisë.

Megjithatë, është një arsye e fortë të besojmë që besimtarët e shekullit të parë
kanë qenë më të zgjuar se ne.

Së pari është e papajtueshme me besimin e krishterë dhe theksimin e tij në
dashuri, harxhimi i mijëra dollarëve në ndërtesa Luksoze kur e gjithë bota ka aq
shumë nevoja. Në lidhje me këtë, E. Stanley Jones shkroi:

    Vështrova mbi Bambinon, Krishtin fëmijë, në katedralen e Romës, praruar
    me zbukurime aq të shtrenjta dhe më pas dola jashtë dhe pashë fytyrat e
    uritura të fëmijëve dhe mendova nëse Krishti, duke marrë parasysh këtë
    uri, po shijonte zbukurimet e Tij. Dhe nëse Ai mund të ishte kështu, atëherë
    unë s'do ta shijoja më mendimin për Krishtin. Ky Bambino i zbukuruar dhe
    fëmijët e uritur, janë një simbol i asaj që ne kemi bërë duke vendosur rreth
    Krishtit petkun e shtrenjtë të katedraleve madhështore dhe kishave,
    ndërkohë që lemë të paprekura gabimet thelbësore në shoqërinë
    njerëzore ku janë lënë të uritur të pa punë, dhe të shpronësuar. [15]

Jo vetëm që është jo njerëzore, por dhe jo ekonomike të shpenzosh para në
ndërtesa të shtrenjta që përdoren për jo më shumë se 3 ose 5 orë gjatë javës. Si e
kemi lejuar veten tonë të shkojë pas kësaj bote ëndrrash të palogjikshme ku ne
me vullnet të plotë shpenzojmë kaq shumë duke marrë aq pak përdorim në kthim.

Programet tona të ndërtimit modern kanë qenë një nga pengesat më të mëdha të
përhapjes së Kishës. Pagesa të mëdha në princip dhe interes bëjnë që kryetarët e
kishave t'i rezistojnë çdo përpjekjeje për të dalë më vete e për të formuar kisha të
reja. Çdo humbje anëtarësh rrezikon të ardhurat e nevojshme për të paguar
ndërtesën dhe për mirëmbajtjen e saj. Një brez i palindur akoma është i ngarkuar
me borxh, dhe çdo shpresë për riprodhim shtypet.

Është argumentuar shpesh që ne duhet të kemi ndërtesa impresionuese për të
tërhequr njerëzit në shërbesat tona. Kjo është një mënyrë mendimi mishërore dhe
nuk përkon aspak me shembullin e Dh.R. Takimet e para të Kishës së hershme
ishin gjerësisht për besimtarët. Të krishterët mblidheshin për mësimet e
apostujve, bashkësi, thyerjen e bukës dhe lutje (Vep. 2:42). Ata nuk e kryenin
ungjillizimin duke ftuar njerëz në takimet e të dielave, por duke dëshmuar tek ata
me të cilët ishin në kontakt gjatë javës. Kur njerëzit shpëtoheshin, silleshin në
bashkësi dhe në ngrohtësinë e Kishës shtëpi për t'u ushqehyer dhe inkurajuar.

Ndonjëherë është e vështirë të sjellësh njerëz për të ndjekur shërbesat në
ndërtesa dinjitoze kishtare. Ekziston një reaksion i fortë kundër formalizmit.
Gjithashtu është një frikë se mos i kërkohen para. "Gjithçka që Kisha do është
paraja jote," është një ankesë e zakonshme. Por shumë nga këta njerëz
dëshirojnë të ndjekin një mësim bashkëbisedues Biblik në një shtëpi. Aty ata
s'kanë pse të kenë një stil të caktuar, edhe ata shijojnë joformalen dhe atmosferën
joprofesionale.

Aktualisht kisha shtëpi është ideale për çdo kulturë dhe çdo vend. Dhe nëse
shohim në gjithë botën, ne mund të shohim më shumë takime të Kishës në shtëpi
sesa në mënyra të tjera.

Në kontrast me katedralet e imponuara të sotme, kishat, ashtu si dhe një masë e
madhe e sekteve fetare të mirorganizuara, organizatave misionare, dhe
organizimeve parakishtare, apostujt në librin Veprat e apostujve nuk u përpoqën të
formonin një organizatë të çdo lloji për të treguar punën e Zotit. Kisha lokale ishte
njësia e Perëndisë në tokë për të propaganduar besimin dhe dishepujt ishin të
kënaqur të punonin brenda këtij konteksti.

Në vitet e mëvonshme në botën e krishterimit ndodhi një shpërthim i organizuar
me përmasa maramendëse. Sa herë që një besimtar ka një ide të re për të
riparuar çështjen e Krishtit, ai formon një organizatë misionare të re, një korporatë,
ose një institucion!

Një rrjedhojë e kësaj është që mësues dhe predikues të aftë kanë lënë shërbesat
e tyre kryesore për t'u bërë administratorë. Nëse të gjithë administratorët do të
shërbenin në fushën e misionit, kjo do të ulte mjaft nevojën për personel aty.

Një rrjedhojë tjetër e shtimit të organizatave është humbja e shumave të parave që
nevojiten për sipërmarrjen, dhe kështu një largim direkt nga arritjet e Ungjillit.
Pjesa më e madhe e parave që u është dhënë mjaft organizatave të krishtera
është përdorur më tepër për shpenzimet e mirëmbajtjes së organizatës sesa për
qëllimin kryesor për të cilin ishte gjetur.

Organizatat shpesh pengojnë përmbushjen e Porosisë së Madhe (Mat. 28:18-20).
Jezusi u tha dishepujve të Tij t'u mësojnë njerëzve të gjitha gjërat që Ai urdhëroi.
Shumë vetave që punojnë për organizatat e krishtere nuk u është lejuar t'u
mësojnë të tjerëve të vërtetën e Perëndisë. Ata s'duhet të mësojnë çështje të
caktuara të diskutueshme nga frika se do të armiqësohen me njerëzit nga të cilët
ata marrin mbështetje financiare.

Shtimi i institucioneve të krishtera ka rezultuar shpesh në ndarje, xhelozi dhe
rivalitet që i ka sjellë mjaft dëm dëshmisë për Krishtin.

    Konsideroni përhapjen e madhe të organizatave të krishtera në punë, në
    shtëpi dhe jashtë. Secila konkuron për personel të caktuar dhe për tërheqje
    burimesh financiare. Dhe konsideroni sa nga këto organizata i detyrohen
    në të vërtetë origjinës së tyre në një rivalitet të pastër njerëzor, edhe pse
    deklaratat publike shpesh i referohen vullnetit të Zotit. (Shënime nga
    "Unioni i Shkrimeve").

Dhe është shpesh e vërtetë që organizatat kanë një mënyrë të përjetësimit të
vetvetes mjaft pasi kanë jetuar më gjatë sesa dobishmëria e tyre. Rrotat vazhdojnë
të rrotullohen rëndë edhe pse vizioni i themeluesit ka humbur dhe lavdia e një
lëvizjeje dikur dinamike ka humbur. Ishte mençuria shpirtërore dhe jo naiviteti
primitiv që i ruajti të krishterët e parë nga formimi i organizatave që do të bënin
punën e Zotit. G. H. Lang shkruan:

    Një shkrues i mprehtë, duke vënë në kontrast punën apostolike me
    metodat më moderne të përdorura tha që "Ne krijuam misionet, apostujt
    krijuan kishat." Ndryshimi është i qëndrueshëm dhe i plotë. Apostujt krijuan
    kishat dhe nuk krijuan asgjë tjetër, sepse për qëllimet në dukje asgjë tjetër
    nuk kërkohej ose mund të kishte qenë më e përshtatshme. Në çdo vend ku
    ata punuan ata formuan një asamble lokale, me pleq, gjithmonë pleq,
    asnjëherë një plak (Vep. 14:23; 15:6, 23; 20:17; Fil.1:1) - për të drejtuar, për
    të komanduar, njerëz të kualifikuar nga Zoti dhe të njohur nga shenjtorët (1
    Kor. 16:15; 1 Thes. 5:12,13; 1 Tim. 5:17-19); dhe me dhjakët të emëruar
    nga asambleja (Vep. 6:1-6; Fil. 1:1) - këta ndryshe me pleqtë - për të
    ndjekur punë të rëndësishme e të përkohshme dhe në veçanti për të
    shpërndarë të ardhurat e asamblesë... Gjithçka që ata (apostujt) bënë në
    rrugën e organizimit ishte të formonin dishepuj mbledhur në asamble të
    tilla të tjera. Asnjë organizim tjetër përveç asamblesë lokale nuk shfaqet në
    Dh.R., dhe ne nuk gjejmë asnjë fillesë të diçkaje tjetër. [16]

Për të krishterët e parë dhe drejtimin e tyre apostolik, mbledhja ishte njësia e
urdhëruar hyjnisht në tokë, përmes së cilës Perëndia zgjodhi të punonte, dhe
njësia e tillë
e vetme të cilës Ai i premtoi përjetësi, ishte Kisha.


Shënime:
[13] Në tekstin kritik "kisha" nuk duket deri në 5:11.
[14] Merrill F. Unger, Unger's Bible Handbook, fq. 586.
[15] E. Stanley Jones, Christ's Alternative to Communism, fq. 78.
[16] G.H. Lang, The Churches of God, fq. 11.
Komentari > Shpjegime tematike > Në kishën shtëpi dhe organizimet parakishtare
Share