SHPJEGIME TEMATIKE:
UNGJILLI


Ungjilli e ka zanafillën në hirin e Perëndisë (Efe. 2:8). Kjo do të thotë se Perëndia u
jep bujarisht jetë të përjetshme njerëzve mëkatarë që nuk e meritojnë atë.

Baza e Ungjillit është vepra në kryq e Krishtit (1 Kor 15:1-4). Shpëtimtari ynë
përmbushi çdo kërkesë të drejtësisë hyjnore, duke i dhënë Perëndisë mundësinë
për t'i shfajësuar mëkatarët që besojnë. Besimtarët e DhV u shpëtuan përmes
veprës së Krishtit, megjithëse ajo ishte akoma në të ardhmen. Ka mundësi që ata
të mos kenë ditur shumë rreth Mesias, por këtë e dinte Perëndia. Dhe ishte
Perëndia Ai që vlerën e veprës së Krishtit ua vuri për llogari të tyre (në numrin e tyre
të llogarisë). Në një farë mënyre, ata u shpëtuan "me kredi." Edhe ne jemi të
shpëtuar përmes veprës së Krishtit, por në rastin tonë vepra ka qenë kryer tashmë.

Ungjilli pranohet me anë të besimit (Efe. 2:8). Në DhV, njerëzit shpëtoheshin duke
besuar çfarëdo që Perëndia u kishte thënë atyre. Në këtë epokë, njerëzit
shpëtohen duke i besuar dëshmisë së Perëndisë në lidhje me Birin e Tij si e
vetmja udhë shpëtimi (1 Gjo. 5:11-12). Synimi përfundimtar i Ungjillit është qielli.
Ne e kemi shpresën e përjetësisë në qiell (2 Kor. 5:6-10), njëlloj sikurse
shenjtorët e DhV (Heb. 11:10, 14-16).

Ndërsa ka vetëm një Ungjill, në kohë të ndryshme ekzistojnë veçori të ndryshme të
Ungjillit. Për shembull, ekziston një theks i ndryshëm midis Ungjillit të mbretërisë
dhe Ungjillit të hirit të Perëndisë. Ungjilli i mbretërisë thotë: "Pendohuni dhe
pranoni Mesian; atëherë ju do të hyni në mbretërinë e Tij kur të vendoset mbi tokë."
Ungjilli i hirit thotë: "Pendohuni dhe pranoni Krishtin; atëherë ju do të ngriheni për
ta takuar Atë dhe për të qenë me Të përgjithmonë." Në themel, ata janë i njëjti
ungjill - shpëtim me anë të hirit përmes besimit - por ata tregojnë se ka
administrime të ndryshme të Ungjillit sipas qëllimeve administratore [ose
dispensacionale] të Perëndisë.

Kur Jezusi predikoi Ungjillin e mbretërisë, Ai ishte duke lajmëruar ardhjen e Tij si
Mbret i judenjve dhe ishte duke shpjeguar kushtet e pranimit në mbretërinë e Tij.
Mrekullitë e Tij treguan natyrën e shëndetshme të mbretërisë [3].
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Share